POLITIKE

Berisha prezanton programin në Dibër: Çdo dokument legalizimi do konsiderohet tapi, do falim çdo gjobë dhe do ulim 10 herë taksat për ndërtimin

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2025, 20:39

Berisha prezanton programin në Dibër: Çdo dokument legalizimi

DIBËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit për Shqipërinë Madhështore, është shprehur se, do falet çdo gjobë, dhe do të ulen 10 herë taksat në ndërtim. Kreydemokrati gjithashtu theksoi se, çdo dokument legalizimi prone do të konsiderohet si një tapi.

"Për 100 ditë ne do përzëmë nga çdo skaj i këtij vendi varfërinë ekstreme. Ne do vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar. Ne do vendosim pensionin minimal jetik 200 euro për çdo pensionist. Ne do vendosim rrogën minimale 500 euro për çdo rrogëulët. Jo vetëm kaq, do vendosim kartën e konsumatorit ku çdo rrogëulët dhe çdo pensionist, çdo qytetar me minimum jetik do marrë të gjitha ushqimet bazë 20 përqind më lirë. Do vendosim në Shqipëri listën e barnave të republikës italiane për të rimbursuar çdo ilaç që Italia rimburson për qytetarët e saj. Në 100 ditë ju nuk do blini kurrë naftën më shtrenjtë se Maqedonia apo Kosova.

Në 100 ditë, energjia do ulet në 7 lekë. Tarifat e ujit do përgjysmohen. Në 100 ditë, çdo biznes i vogël do e paguajë energjinë jo 18, por 6 lekë. Çdo biznes i vogël do e paguajë hapësirën publike jo 1500, por 120 lekë. Çdo biznes i vogël do ketë për tavan për TVSH-në dhe tatim fitimin 180 mijë euro. Çdo biznes i madh, tatim fitimin 23 përqind do e ketë 10 përqind. Çdo qytetar me rrogë mbi minimalen, tatimin mbi të ardhurat do e ketë 10 përqind dhe jo 23 përqind. Çdo rrogë do rritet 13 përqind brenda 100 ditëve të para. Fermerë të Dibrës, me 11 Maj kërkojmë nga ju 100 ditë në mënyrë që ju të merrni ato subvencione që merr fermeri në Maqedoni e Kosovë.

Fermerit në Kosovë ia paguan qeveria 70 përqind të kostos së prodhimit, kurse këtu as 10 përqind nuk ua paguan. Do hiqet çdo lloj kriteri absurd që përjashton nga subvencioni të gjithë Shqipërinë Verilindore dhe Juglindore, sepse duhet të kenë një hektar, sepse duhet të kenë 10 kokë lopë. Për çdo kokë bagëti, për çdo fidan të mbjellë, për çdo njësi prodhimi do kenë subvencione. Miq, ftoj bizneset e Dibrës të japin 100 ditë, ta provojnë se si pas 100 ditësh, taksat për ndërtimin do ulen 10 herë. Nuk do ketë taksë për çmimin e shitjes, por do jetë nga 10 përqind e çmimit të shitjes, do zbresë në 2 përqind të preventivit. Taksa sociale do hiqet. Garantoj dibranet dhe dibranët, se çdo gjobë e vendosur nga KESH-i, çdo gjobë e vendosur nga policia, çdo gjobë e vendosur nga IKMT-ja, hidhet në kosh të plehrave.

Të gjitha falen. Garantoj fermerët e Dibrës se nuk do paguajnë kurrë siç paguajnë sot për ndërtimin e shtëpive të tyre. Kurrë. Se procedura do jetë më e thjeshta. Se nuk do u kërkohet leje mjedisi dhe asgjë tjetër përveç preventivit. Legalizimet janë fjala jonë. Çdo dokument legalizimi do konsiderohet tapi. Pronarëve do u kompensohen pronat, ky është zotimi solemn. Minatorëve u premtova në Bulqizë, brenda 100 ditëve statusi i minatorit. Një detyrim, një borxh i madh i këtij brezi, por edhe i brezave që shkuan, të shqiptarëve ndaj tyre.
Miq, të gjitha janë në dorën tonë. Në këtë stad, në këtë moshë, unë nuk kam ambicie pushteti. Gabojnë shumë ata që mund të mendojnë këtë. Jo. I kam bërë detyrat e mia unë.

Nuk kam ambicie kurrë për para, e kam ndarë mendjen 32 vite më parë, po të doja para, ndiqja rrugën e një mjeku privat dhe do isha krejt tjetër sot. Por përsëri vij me këtë thirrje sepse është një mision. Qe një moment kur në mënyrën më të pandershme u përpoqën që opozitën t’ia jepnin Edi Ramës, u përpoqën që Shqipërinë ta linin pa opozitë. Natyrisht ajo ishte rrënim i idealit tim dhe i idealit të shqiptarëve që e duan Shqipërinë.
Dështuan dhe është një nga kapitujt më të ndritur të përpjekjes së shqiptarëve për liri. Sepse ai ishte një akt makabër. Ai mision u përmbush. Por misioni tjetër ka dy qëllime.

Së pari t’ua kthejë paratë shqiptarëve. Paratë që ua plaçkisin qeveritarët, duhet t’ua kthej shqiptarëve në rroga, pensione, kujdes shëndetësor, shkolla, punësim. Dhe unë u garantoj se 100 ditët e para çdo shqiptar do e ndjejë këtë. E dyta. Nuk ka vend më të bekuar se Dibra. Një mundësi të re për çdo dibrane e dibran, për çdo shqiptar.
Kjo është pse unë sot ndërmarr këtë fushatë. Po në rast se unë gjej forcë e energji të pashterrshme në këtë mision, ka forcë dhe energji shumë herë më të madhe se unë. Ndaj me 11 Maj, kjo forcë dhe energji të shndërrohet në forcën dhe energjinë e shpëtimit të Dibrës dhe Shqipërisë," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë