POLITIKE

Berisha prezanton programin për pensionistët: Do keni Kartën e Konsumatorit, do zgjerohet lista e rimbursimit, do ulet çmimi i energjisë dhe ujit

E.D Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 11:22

Berisha prezanton programin për pensionistët: Do keni Kartën e

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur gjatë një takimi me pensionistët tha se do të merren masa të menjëhershme për të lehtësuar gjendjen e tyre ekonomike. Lideri i opozitës gjithashtu kritikoi kryeministrin Edi Rama për premimet e pambajtura, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit për heqjen e TVSH-së për ushqimet. Berisha tha se çmimet u dyfishuan dhe se tashmë do të krijoheshin mundësi për rimbursimin e TVSH-së për pensionistët dhe punonjësit e tjerë.

"A mjafton kjo? Jo. Por ne do përcaktojmë po 100 ditët e para disa lehtësira e tjera. Pensionistët nuk do e blejnë ushqimin njësoj si rrogëtarët. Pensionistët do e blejnë me atë çmim, por shteti do u kthejë atyre TVSH-në e çmimit, 20 përqindëshin. Edi Rama premtoi, në qoftë se u kujtohet, në vitin 2013, se nuk do merren ushqimet me këto çmime, do ua heqim TVSH-në çmimeve. Jo vetëm që nuk ua hoqi, por çmimet u dyfishuan pothuajse.
Kurse ne vendosim kartën e konsumatorit, të cilën do e ketë çdo pensionist dhe çdo rrogëulët dhe do marrë kthim të TVSH-së rreth 450 euro në vit. I bie afërsisht rreth 3 pensione aktuale.

Do të zgjerojmë listën e rimbursimit të ilaçeve. Dy gjërat me ilaçet. U garantoj se ilaçe të pasigurta nuk do hyjnë në Shqipëri në mënyrë kategorike sepse do rikthejmë ligjin që kishin, që ndalonte tregtimin e ilaçeve që nuk tregtoheshin së paku në dy vende të BE. Ilaçet që tregtohen në BE kontrollohen nga enti i BE për ilaçet dhe janë të sigurta se e kanë lëndën aktive që vepron dhe nuk ka lëndë të tjera të rrezikshme. Ne rikthejmë këtë ligj në 100 ditët e para. Ne do ulim çmimin e energjisë elektrike nga 9.5 që u bë tani, ne do ta ulim në 7.

Do përgjysmojmë tarifën e ujit për pensionistët dhe rrogëulëtit. Pra, të gjitha këto masa ne besojmë se shpresojmë të lehtësojmë gjendjen ekonomike dhe sociale të kësaj shtrese të nderuar që ndodhet në gjendje faktikisht jo të njerëzishme. E rëndësishme është që ju në ato takime që keni me miqtë tuaj, me njerëzit tuaj, të çdo bindje politike, ta diskutoni këtë paketë. Paketë dhembshurie i themi ne, kështu e meriton. Sepse në qoftë se ka dhimbje, duhet ta njohësh që ka dhimbje dhe të luftosh që ta zhdukësh këtë dhimbje. Dhe në fakt sot ka dhimbje. Ai që merr 130 euro, 120 euro, 150 euro, ai ka dhimbje. Ai po nuk i ndihmua nga dikush, mbetet pa ilaçe ose pa bukë.

11 maj është një rast që të bëjmë ndryshimin. Edi Rama kërkon një mandat të katërt. Kërkon një piramidë të re mashtrimesh. Kërkon një rrënim të mëtejshëm të Shqipërisë, largim tjetër të shqiptarëve dhe varfërim të mëtejshëm. Kërkon përqendrim të pasurisë dhe pushtetit në një grusht të vogël njerëzish që shkojnë dhe vetëm për larje makine shpenzojnë 10 mijë euro në muaj. Se ku e ka marrë, imagjinoni sa shpenzon kryeministri për larjen e makinave të tij. 11 maji është një ditë që bën ndryshimin e madh dhe unë ftoj çdo pensionist, pavarësisht nga bindjet e tij të bashkohet në këtë përpjekje të përbashkët. Të ndahemi nga kjo dhimbje që ndjehet në mbarë shoqërinë shqiptare. Të ecim, ta ndryshojmë dhe të ecim, ta bëjmë të jetueshme Shqipërinë. Shqipëria nuk është e jetueshme në këtë mënyrë me këtë skamje," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë