POLITIKE

Berisha: Rama dhe zëdhënësja Koçiu gënjyen dje shqiptarët, se do të shpërblejnë me 150 euro 275 mijë familje, fondi i akorduar del vetëm për gjysmën

ZH.LL Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2024, 12:48
Berisha: Rama dhe zëdhënësja Koçiu gënjyen dje
Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha e ka konsideruar mashtrim të paskrupullt deklaratën e zëdhënëses Koçiu në lidhje me shpërblimin e fundvitit për familjet në nevojë.

Berisha thotë se me fondin e përcaktuar nga qeveria këto familje nuk mund të marrin asgjë tjetër, vetëm gjysmën e asaj që gënjen ministrja.

Ndër të tjera, Berisha ka garantuar dhe njëherë se 3 muaj e parë të qeverisjes së PD, pas 11 majit paketa e emergjencës do të jetë e tëra në funksion të zbatimit, çka do të thotë nuk do të ketë shqiptar që do të ketë 200 euro si minimum jetik.

"Çështja e dytë që unë dua të paraqes tek ju, është një mashtrim i paskrupullt, një mashtrim ti thuash i turpshëm pak është, që Edi Rama me zëdhënësen e tij Koçiu, bën për familjet në nevojë.
Këto ministret e tij, zëdhënëset e tij sikur janë njerëz pa shkollë.
Ministrja Koçiu krenarisht u thotë dje shqiptarëve se, ne do të ju japim shpërblim fundviti 150 euro për 275 mijë familje me fondin 21.5 milionë euro, apo 2.15 miliardë lekë.
Tani këto shifra mund të përputhen vetëm në matematikën e Nastradinit dhe mashtruesit Edi Rama. Secili që ka të paktën 4 klasë shkollë dhe bën veprime elementare matematike gjen se, për të shpërblyer 275 mijë familje me 150 euro, duhet një fond të paktën 42 milionë euro. Dhe se me fondin e përcaktuar nga qeveria këto familje nuk mund të marrin asgjë tjetër, vetëm gjysmën e asaj që gënjen ministrja, gënjen Edi Rama, gjysmën e 150 euro, dhe mund të marrin 75 apo 80 euro asgjë më shumë dhe po ti kthesh për frymë, katandiset kokoshi në thelë.
Është cinzëm të dalësh si përfaqësuese e qeverisë, të pretendosh se po shpërblen 275 mijë familje me 150 euro, në një kohë kur thua se do të shpërndaj gjithsej 21 milionë euro. E tërë kjo histori tregon predispozitën e keqe, shumë të keqe, cinike të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij për të mashtruar qytetarët.
Tani ose janë 137 mijë familje që marrin, 150 euro, ose janë 275 mijë familje që marrin 75 euro si shpërblim.
Sidoqoftë e ngrita këtu sepse nuk mund të mos denoncosh me forcën më të madhe, këto qëndrime cinike, këto mashtrime. Këta njerëz nuk mund ti thonë një fjalë të vërtetë qytetarëve shqiptarë. Do ti mashtrojnë në çdo deklaratë.
Garantoj dhe njëherë se 3 muaj e parë të qeverisjes së PD, pas 11 majit paketa e emergjencës do të jetë e tëra në funksion të zbatimit, çka do të thotë nuk do të ketë shqiptar që do të ketë 200 euro si minimum jetik.
Nuk do të ketë shqiptar që merr ndën 500 euro si rrogë minimale.
Nuk do të ketë shqiptar që merr ndën 1200 euro si rrogë mesatare.
Këto janë premtime tona, dhe këto ne qëndrojmë plotësisht", u shpreh Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë