POLITIKE

Berisha: Rama po grabit portin e Durrësit, pasurinë numër një në vend, për të ndërtuar një port 6 herë më të vogël

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Mars 2026, 20:40
Berisha: Rama po grabit portin e Durrësit, pasurinë numër

Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Rama për grabitje të pasurive publike, duke u ndalur veçanërisht tek projekti i Portit të Durrësit, që sipas tij është ‘pasuria numër një’ në Shqipëri.  Ai u shpreh se mbi 45% të popullsisë në vetëm një dekadë, duke e cilësuar si një fenomen të paprecedentë në historinë e vendit.

Duke u ndalur tek Porti i Durrësit, Berisha e cilësoi atë si një pasuri strategjike me vlerë shumë të madhe kombëtare, madje duke e krahasuar me Kaskada e Drinit. Ai akuzoi qeverinë se po e zhduk këtë port për t’i hapur rrugë një projekti ndërtimi me apartamente, hotele dhe struktura turistike, që sipas tij përfshin mijëra njësi banimi dhe facilitete luksoze.

Berisha: Sot në propocion ne jemi kombi që braktisim më shumë vendin sa asnjë komb tjetër. Ne qëndrojmë në krye të boshatisjes së vendit. Vetëm në vitet 2014-2023, sipas EUROSTAT, janë larguar nga Shqipria 1 milionë e 99 mijë vetë, këta vetëm në zonën e Shengenit, pa llogaritur qindra mijëra të tjerë që janë larguar drejt Kanadasë, SHBA dhe zonave të tjera të planetit.

Në fakt pra i bie mbi 45 përqind e shqiptarëve në 10 vite.Kurrë nuk gjendet një pushtues që të ketë larguar kaq shumë shqiptarë nga Shqipëria.Shqiptarët e larguar nga Shqipëria gjatë këtij regjimi janë dy herë më shumë se ata që u larguan nga Kosova në zbatim të platformës së Vaso Çubrilloviçit. Dhe cilido që lexon elaboratet famëkeqe, gjen se janë përdorur në Shqipëri pothuajse të njëjtat metoda që sugjeronte Vaso Çubrilloviç të përdoreshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Por në themel të të gjithë faktorëve që kanë krijuar këtë goditje të tmerrshme kombëtare, që u hoqën shqiptarëve, të jemi realistë, faktorin më kryesor të përballjes në sukses në ekzistencë me kombet e tjera, faktorin demografik, qëndron varfëria. Varfëria në një tokë, në një vend, i cili për sipërfaqen që ka, mund të jetë toka dhe vendi i pasurive më të mëdha në Evropë ose kudo më gjerë. Nuk ka një vend të dytë, u them me bindje absolute, por edhe me të dhëna të padiskutueshme, që të ketë pasuritë përrallore të Shqipërisë në një sipërfaqe 28 mijë metra katrorë. Nuk gjendet një vend tjetër.

Por ajo që ka ndodhur këto 12 vite, ka ndodhur ajo që në histori ka ndodhur me kombet e kolonializuara.

Në vendet e kolonializuara, pasuritë kombëtare shndërroheshin në mallkim kombëtar sepse ato nuk ndryshonin jetën e qytetarëve, por grabiteshin, plaçkiteshin nga kolonizatorët, kurse qytetarët shfrytëzoheshin.Në Shqipëri, e thatë shumë drejt, në këto 13 vite është vendosur sistemi i oligarkisë, është vendosur një sistem plaçkitje universale ku oligarkë dhe qeveritarë në një konglomerat gjigant plaçkisin çdo ditë qytetarët. Është vendosur një sistem i cili të mirat publike, pasuritë publike i shndërron në pasuri të grupeve të vogla dhe ua plaçkit qytetarëve.

Do ndalem vetëm në një shembull, dhe kurrë nuk duhet të harrojë asnjë shqiptar, porti i Durrësit si vepër publike, është sot pasuria numër një në vlerë po ta vlerësosh edhe më e madhe se kaskada e Drinit. Në vlerë po ta vlerësosh në tërësi. Ajo zhduket para syve tanë në mënyrën më të paimagjinueshme. Del një arap nga deti dhe thotë do ndërtoj Dubain e 1001 netëve me Edi Ramën. Vetëm sipërfaqja, trualli është 1 milion e 200 mijë metër katrorë. Pa llogaritur të gjithë investimin mijëravjeçar të shqiptarëve në hyrjen e portit, në kalata, etj me radhë.

Ky tani zhduket.

Do ndërtojmë një port tjetër.Zhduket se aty do ndërtohen 12 mijë apartamente të Dubait të Edi Ramës, gjashtë hotele, pesë pishina, etj me radhë.Dhe, do ndërtojmë portin tjetër, normal, shtetet ndërtojnë porte. Por të lësh një port mijëravjeçar, të grabisësh një port mijëravjeçar me këto vlera, dhe të shkosh ta zëvendësosh me një port 6 herë më të vogël si kapacitet dhe tua shesësh shqiptarëve si porti më i madh i rajonit, në një kohë që është 40-50 herë më i vogël Porto Romano se Pireu dhe dhjetëra herëmë i vogël se Selaniku e me radhë, do të thotë të tallesh dhe të injorosh si pushtues qytetarët e këtij vendi.

Dhe këtë port të ri do ta ndërtojnë po taksapaguesit shqiptarë, do e paguajnë këta që numërojnë kafshatën.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?