POLITIKE

Sherr çakenjsh për tenderin 1.4 mln euro/ KPP dhe Ujësjellësi i Gjirokastrës zihen se kush do të shpallë fituesin

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Mars 2026, 17:11

Sherr çakenjsh për tenderin 1.4 mln euro/ KPP dhe

Komisioni i Prokurimit të Publik dhe Ujësjellësi i Gjirokastrës janë përfshirë në sherr për një tender me vlerë 1.4 milionë euro. Arsyeja e përplasjes është se secila palë kërkon të shpallë vetë fituesin e tenderit.

Procedura e prokurimit për furnizimin me ujë të fshatrave Picar dhe Kolonjë në Bashkinë Gjirokastër u zhvillua në nëntor të vitit të kaluar. Në tender garuan 14 konkurrentë, por Ujësjellësi i Gjirokastrës skualifikoi 12 ofertat më të ulëta dhe shpalli fitues kompaninë Ed Konstruksion, e cila kishte ofertën e dytë më të lartë nga 14 pjesëmarrësit me 1.2 milionë euro.

Sherr çakenjsh për tenderin 1.4 mln euro/ KPP dhe

Ofertat ne tenderin 1.4 mln euro

Shpallja e fituesit u ankimua në Komisionin e Prokurimeve Publike nga kompania Liqeni VII, e cila renditej në vendin e 10 për nga çmimi duke ofruar vlerën 1.13 milionë euro. Ujësjellësi i Gjirokastrës e kishte skualifikuar kompaninë Liqeni me arsyetimin se në ofertën e paraqitur kishte bërë përllogaritje gabim, duke i llogaritur pajisjet e preventivit me TVSH.

KPP vlerësoi se kjo nuk ishte e paligjshme, përkundrazi përllogaritja pa TVSH do të kishte qenë e tillë. Si rezultat, KPP vendosi të urdhërojë Ujësjellësin e Gjirokastrës që të kualifikojë kompaninë Liqeni VII duke e shpallur kështu automatikisht fituese atë. Por pas vendimit të KPP-së, Ujësjellësi i Gjirokastrës ka bërë rivlerësim për të gjitha ofertat që ishin skualifikuar për të njëjtën arsye, atë se kishin përllogaritur pajisjet e preventivit me TVSH.

Në tender ishin paraqitur 9 oferta me çmim më të ulët se sa ai i Liqenit VII, një pjesë e të cilave ishin skualifikuar me të njëjtën arsye si Liqeni VII, pra atë të TVSH.Rrjedhimisht nga rivlerësimi u kualifikuan edhe kompanitë Hastoçi dhe Zdrava. Kjo e fundit, duke qenë se kishte ofertë 100 mijë euro më të ulët se Liqeni VII shpallej automatikisht fituese. Por pas rivlerësimit të Ujësjellësit ka ndërhyrë sërish KPP duke pezulluar tenderin si dhe duke urdhëruar Ujësjellësin, që të skualifikonte Hastoçin dhe Zdravan dhe të shpallë fitues atë që kishte vendosur KPP, pra kompaninë Liqeni VII.

Sherr çakenjsh për tenderin 1.4 mln euro/ KPP dhe

KPP pranon vetem kompanine Liqeni VII

Ndonëse sipas ligjit, KPP është organi më i lartë vendimarrës për kontratat publike, përplasja për tenderin 1.4 milionë euro të furnizimit me ujë të fshatrave Picar dhe Kolonjë, duket një sherr çakenjsh se kush do të shpallë fituesin e kontratës së majme.

Ujësjellësi i Gjirokastrës preferonte të shpallte fitues Ed Konstruksion, një kompani manare dhe e preferuar fort për pazare në AKUK, edhe pse kjo kishte ofertën e dytë më të lartë në 14 garuesit.

Por KPP me sa duket preferon që pazarin ta bëjë vetë dhe jo AKUK. Nëse vendimi i KPP-së, që cilëson se përllogaritja e pajisjeve të preventivit me TVSH është ligjore, do të zbatohej për të gjithë ofertuesit, atëherë kontrata normalisht duhet t'i shkonte Hastoçit.

Por KPP thotë që vendimi të zbatohet vetëm për kompaninë Liqeni VII. Punë cakenjsh që vendosin se ku duhet të shkojnë paratë./Kapitali

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?