POLITIKE

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat! Shpjegojua pensionistëve pse ke lënë për ta 16 mln euro

n.f Përditësimi i fundit 12 Janar 2025, 14:51
Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe
Berisha

LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me degën e PD-së në Lezhë. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se fitorja është tërësisht në duart e qytetarëve, në mundin dhe djersën e tyre.  Ai theksoi se fitorja kërkon para së gjithash që të bashkohen me njëri-tjetrin.

Berisha tha se largimi i shqiptarëve vetëm në BE nga 2014-2023 e 1 milion e 99 mijë shqiptarëve, është padiskutim goditja më e rëndë kombëtare që kanë marrë shqiptarët se në çdo pushtim e luftë dhe kjo erdhi nga diktatura e drogës e Edi Ramës.

Berisha më tej sfidoi kryeministrin Edi Rama për një debat në televizion. Ai theksoi që të dy të ulen bashkë dhe Rama tu shpjegojë pensionistëve se pse pensioni në Mal të Zi që në vitin 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri, sot është 450 euro. 

Të dashur miq! ADN-ja jonë është një ADN e veçantë. Ajo ka vlerat, ajo ADN është dashuria për vendin, për familjen, respekti për dinjitetin njerëzor, respekti për lirinë e tjerit, toleranca.
Ne jemi demokratë sepse jemi tolerantë. Kurrë mos e harroni këtë. Nëqoftëse ne, nga dita e themelimit deri sot, erdhëm dhe shkojmë të sigurtë drejt fitores, sepse ne nuk ramë kurrë në kurthet e të tjerëve, por qëndruam tolerant ndaj mendimit ndryshe, ndaj qëndrimit ndryshe.
Dhe njëherë ua them unë këtu, kurrë mos qëndroni në një parti që nuk ju lejon të thoni mendimet tuaja, nuk është më parti e njerëzve të lirë ajo. Por ne jemi dhe do të jemi të tillë. Të dashur miq!


Pak muaj na ndajnë nga dita e zgjedhjeve. Ju garantoj se sot, fitorja është tërësisht në duart tuaja, në mundin dhe djersën tuaj. Por kjo fitore kërkon para së gjithash, se siç u bashkuat me njëri-tjetrin, të bashkohemi tani në një front të gjerë me shqiptarët. Të bashkohemi me të gjithë shqiptarët që besojnë se zbrazja e Shqipërisë në këto 10 vite, është drama më e madhe në historinë e kombit shqiptar. Largimi i shqiptarëve vetëm në BE nga 2014-2023 e 1 milion e 99 mijë shqiptarëve, është padiskutim goditja më e rëndë kombëtare që kanë marrë shqiptarët se në çdo pushtim e luftë dhe kjo erdhi nga diktatura e drogës e Edi Ramës. Miqtë e mi!


Sot Shqipëria dallon shumë nga 1992, por Shqipëria në zbrazjen e saj është me keq se në çdo kohë të ekzistencës së saj. Sot gjithashtu varfëria nuk është një varfëri me dyqane bosh si në ’92, por varfëria është një varfëri me mollën e ndaluar të dyqaneve plote dhe është lemeritëse, dyqanet janë plot, por njerëzit nuk blejnë dot. Nëqoftëse buka në vitin 2013 kushtonte 60 lek, sot kushton 1250 lek. Se qumështi kushton dyfishin. Se vezët kushtojnë mbi dyfishin. Se të gjitha ushqimet kushtojnë në këtë vend nga 10 në 250 përqind më shtrenjtë se në Itali, Greqi se mesatarja e tyre në BE, në një kohë kur shqiptarët kanë rrogat më të ulëta në Europë e ndër më të ulëtat në botë.


Si ndodhi kjo. Kjo ndodhi sepse këta qeveritarë që vjedhin, nuk ua ndjen kurrë për qytetarët, nuk duan të ja dinë kurrë se ekzistojnë. Dua të ju jap një shembull. Këtë vit buxheti ishte 8 miliardë e 200 milionë euro. Para të tëra të grumbulluara nga taksat që ju paguani në çdo gotë ujë që pini, në çdo litër qumësht që bleni. Këto para në çdo vend të lirë u rishpërndahen qytetarëve, me rroga pensione, shkolla, spitale, rrugë, vepra të tjera. A mund të imagjinoni ju, se 780 mijë pensionistëve Edi Rama ju la për vitin 2025, 1 të 512 e këtij buxheti. U la 16 milionë euro. U la fondin mujor që gjermani le për qentë e shtëpisë. Njerëz që kanë shkrirë jetën, që kanë sjellë Shqipërinë gjer këtu, dhe tani i trajton në këtë mënyrë.


Dhe unë i them këtu para jush. Sa rri e flet me veten në makinë, fol sa të duash, por hajde të dalim shesh të burrave dhe ti themi njëri-tjetrit gjërat. Hajde urdhëro në televizion, se rregulli këtë ka. Hajde të ulemi me ta dhe shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Mal të Zi që në vitin 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri, sot është 450 euro. Si shkoi. Çfarë ka Mali i Zi, as të 1/20 nuk e ka. Hajde shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Maqedoni është 280 përqind më i lartë se në Shqipëri. Pse pensioni në Kosovë është 30-40 përqind më i lartë se në Shqipëri. Po pse kryeministri i Kosovës, arrin të marrë 100 mln euro nga buxheti dhe ti vendosë në fondin e pensioneve, për të rritur 20% çdo pension. Dhe ti lë 16 mln euro. Çfarë janë këta, si mund të veprosh në këtë mënyrë. Nuk del dot? Të vijë. Sigurisht që vjedh. Merr fund kjo. Prandaj ju do të uleni me çdo pensionist dhe duhet ti tregoni kontratën tonë me çdo njërin prej tyre.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë