sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sonte se një nga shkaqet që shqiptarët ikin nga vendi është shkatërrimi i shërbimit shëndetësor.
Berisha tha se sëmundjet neoplazike vijnë në shkaqet e fataliteteve të tretat në Shqipëri, ndërsa shtoi se e gjithë Shqipëria ka gjithsej 55 mjekë, të cilët sipas tij në çdo lloj përpjekje, nuk përballojnë dot as një të katërtën e ngarkesës.
Më tej ai shtoi se 600 gra me sëmundje patologjike të tilla për gjirin, për tre vjet nuk u mjekuan me brakioterapi se aparatura nuk funksiononte.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Miqtë e mi, një nga shkaqet pse ikin shqiptarët nga vendi i tyre, një nga mekanizmat se si i përzë Edi Rama, është shkatërrimi i shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Është shndërrimi i këtij sistemi në sistemin më gjobëvënës në Europë dhe në botë. Nuk ka sistem publik shëndetësie që të detyrojë me ryshfete dhe rrugë të tjera qytetarët për të paguar 60 deri në 80 përqind të shpenzimeve për shëndetin e tyre, për mjekimin e tyre.
Miq, ajo që mediat sollën para jush në Spitalin Onkologjik, ju garantoj se ajo ndodh sot në çdo spital, në çdo shërbim.
Dhe kurrë mos harroni se aksionerët më kryesorë të asaj që sot një publicist i njohur e quante Bursa e Vdekjes, aksionerë kryesorë të kësaj burse janë Edi Rama me Beqajn e tij dhe Ogertën, Korbën e Kovidit të shqiptarëve. Miq, sëmundjet neoplazike vijnë në shkaqet e fataliteteve të tretat në Shqipëri. Po sa mjekë thoni ju ka në Shqipëri për këtë patologji ndër më të rëndat? E gjithë Shqipëria ka gjithsej 55 mjekë, të cilët në çdo lloj përpjekje, nuk përballojnë dot as një të katërtën e ngarkesës.
Nuk plotësojnë dot as një të katërtën e kërkesës së mijëra e mijëra e mijëra të sëmurëve me këto patologji.
Segmente të këtij shteti, që akoma kanë mbetur pa u shndërruar në narkoinstitucione, kanë treguar dhe kanë konstatuar në kontrollet e tyre se 600 gra me sëmundje patologjike të tilla për gjirin, për tre vjet nuk u mjekuan me brakioterapi se aparatura nuk funksiononte. A mund të imagjinoni ju nj shtet të tillë kund në botë përveçse në narkoshtetin e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, e Ilir Beqës, këtyre kriminelëve të pamëshirë, këtyre banditëve që nuk ka epitet që nuk mund t’u vihet.
sali berisha
Artikuj te sugjeruar
n.f
POLITIKE
29 Qershor13:40
Zbardhet padia e plotë e Metës në gjykatë për divorcin me Kryemadhin: Grindjet e herëpashershme kanë tronditur thellë marrëdhënien tonë bashkëshortore
Foto ilustruese
TIRANË-Në datën 20 qershor, Ilir Meta regjistroi padinë lidhur me divorcin nga Monika Kryemadhi. Meta dhe Kryemadhi i j...
I.A
POLITIKE
28 Qershor22:36
BIRN: Kryetari i komanduar i Bashkisë Himarë, Arqile Bollano në hetim nga SPAK
TIRANË- Përfitimi i rreth 14 mijë m2 tokë në Himarë në vitin 2015 nga familja e kryetarit aktual të Bashkisë s&eu...
e. d
POLITIKE
28 Qershor22:02
Mitsotakis flet për Fredi Belerin: Duhet të bëjë betimin si eurodeputet
GREQI-Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur për çështjen e Fredi Belerit, i cili edhe pse është në burg n&...
I.A
POLITIKE
28 Qershor21:48
Berisha: Vitin e parë të PD në pushtet do ribëhet censusi! Edi Rama do të dënohet për manipulimin e shifrave të këtij gjenocidi
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi se në vitin e parë që demokratët do vijnë n&e...
I.A
POLITIKE
28 Qershor21:44
Berisha: Sot u faktua ajo që kishim paralajmëruar, se Edi Rama po manipulonte në mënyrë të tmerrshme shifrat e regjistrimit të popullsisë
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se ditën e sotme me publikimin e të dhënave të ...
I.A
POLITIKE
28 Qershor20:07
EMRAT/ Nga Ardi Veliu te Vlora Hyseni, kush do të dëshmojë në Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS më 2 korrik
Ervin Salianji
TIRANË- Komisioni hetimor “Për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të zhvillojë mbledhje m&e...
I.A
POLITIKE
28 Qershor19:45
Berisha: Fakti se narkoshteti u konfirmua është fitore e objektivit tonë të parë, fitorja e të vërtetës
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se fakti që narkoshteti u konfirmua është fitore e objekti...
I.A
POLITIKE
28 Qershor18:53
Aksioni i opozitës/ Berisha: Mbledhja e sotme rëndësi të veçantë, përmbushëm 2 nga 3 objektivat tonë madhorë
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se misioni i demokratëve shpëton Shqipërinë. Gj...