POLITIKE

Berisha: SPAKU i partisë mashtron publikun...Privatizimi i klbit Partizani filloi me Anastas Angjeli, Blendi Klosi...

E.D Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 21:51
Berisha: SPAKU i partisë mashtron publikun...Privatizimi i klbit Partizani
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se anëtarët e organizatës kriminale SPAKU i partisë, bën gjithçka që të mashtrojnë publikun, të paraqes privatizimin si vepër të Sali Berishës dhe qeverisë dhe se Sali Berisha ndërmori procesin e privatizimit për të pasuruar dhëndrin e tij. 

Berisha gjatë një interviste në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, theksoi se e vërteta është tjetër, pasi procesin e privatizimit të klubit Partizani e nisi qeveria socialiste e Fatos Nanos në vitin 2005 dhe këto janë dy dokumentat se ky proces u iniciua nga Anastas Angjeli, Blendi Klosi etj.

Peka: Ndryshimi ligjor i miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi solli automatikisht marrjen e pronës nga trashëgimtarët e ligjshëm. Këtu është përgjigjia se jo se duhet të ndryshonte destinacionin KRRT e Ramës. A solli ky ndryshim ligjor i qeverisë tuaj marrjen automatikisht të pronës të pronarëve të ligjshëm ku njëri prej tyre edhe dhëndri juaj, 410 m2?

Berisha:  Jo! Është tjetër ndryshimi i destinacionit por duhet ta pranojmë se ndryshimi i destinacionit ishte një proces i cili mund të përfundonte në privatizimin e objekteve ose në koncesion.

Vijmë te privatizimi. Përsëri në piramidën e mashtrimit, anëtarët e organizatës kriminale skapi i partisë, bëjnë gjithçka që të mashtrojnë publikun, të paraqesin privatizimin si vepër të Sali Berishës dhe qeverisë dhe se Sali Berisha ndërmori procesin e privatizimit për të pasuruar dhëndrin e tij. Por e vërteta është tjetër, pasi procesin e privatizimit të klubit Partizani e nisi qeveria socialiste e Fatos Nanos në vitin 2005 dhe këto janë dy dokumentat se ky proces u iniciua nga Anastas Angjeli, Blendi Klosi etj.

Mirëpo dalim te ligji. Ligji i Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Nr. 9235 i korrikut 2004 pra i qeverisë paraardhëse, në nenin 7 të saj që e titullon ‘Pronat që nuk kthehen’ liston të gjitha pronat shetetërore dhe publike që nuk kthehen, pra në pikën 1 dhe në pikën 2 ky nen sanksionon se në rast se ‘pronat që nuk kthehen të listuara në pikën 1, propozohen për tjetërsim pronësie, ato iu kthehen të shpronësuarve. E vërteta është se Angjeli Klosi e nisën procesin për një subjekt tjetër që nuk ishte pronar por ky subjekt hoqi dorë pasi ligji 9235 Neni 7 Pika 2 ua kthente automatikisht tokën të shpronësuarve. Pesë familjet pronare të klubit Partizani dhe të gjithë pronarët e Shqipërisë, në momentin që shteti të propozonte tjetërsimin e pronave të tyre qoftë pronë publike qoftë shtetërore e fitonin atë në mënyrë automatike pa pasur nevojë për asnjë ligj tjetër.

Mashtrues të paskrupullt pretendojnë se Berisha ndryshoi një seri ligjesh dhe bëri një vendimesh për të favorizuar dhëndrin e tij në këtë proces. Është shumë e vërtetë, Berisha kishte në programin e qeverisë së tij dhe partisë, pronarët dhe rikthimin e pronës si drejtimin kryesor të këtij programi dhe në këtë kuadër ai ndryshoi ligje dhe bëri vendime por nuk bëri kurrë asnjë vendim nominativ asnjë ligj nominativ për asnjë person për asnjë grup tjetër përveç se pronarëve shqiptarë në tërësi.

Nga këto ligje përfituan 510 mijë pronarë, nga 54000 vendime të Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, morën 1 577 400 000 m2 tokë me kthim ose kompensim dhe këta prokurorë me një urrejtje klasore citojnë në piramidën e tyre në dy faqe fjalën time në mbrojtje të proanarëve që më jep nder dhe të drejtave të tyre në qeveri.

Bëhej fjalë se ministri Pango shkeli ligjin dhe firmosi në kundërshtim me ligjin për privatizimin, mashtrim! Ligji i Sporteve vërtetë kishte ndryshuar por nuk i kishte dhënë ligjvënësi në asnjë fjali dhe gërmë fuqi prapavepruese. Procesi i privatizimit kishte filluar në vitin 2005.

Së fundi unë dua të sqaroj qytetarët dhe për një mashtrim që është bërë dhe lakuar shumë herë, vendimi i qeverisë për përdorimin e letrave me vlerë të futura me një dekret të presidentit në vitin 2005.

Ky vendim nuk ka asnjë lidhje me një pronar të caktuar por ka lidhje me të gjithë pronarët që të parablinin me letra me vlerë objektet e ndërtuara në pronat e tyre dhe të shfrytëzuara prej 50 vitesh nga regjimi komunist. Ky vendim i firmosur 1 muaj pasi familja Begeja e Abi Malltezit kishte paguar 90% të të gjitha detyrimeve të tyre me lekë dhe i kishte ngelur vetëm 10% e detyrimit pa paguar nga të cilat Abi Malltezi kishte detyrim 62-63 euro nuk kishte asnjë llojë lidhje me vendimin.

Mashtrojnë në mënyrën të paturpë, nënpunës të neveritshëm. E anuloi vendimin pas 9 muajsh. Pasi pagoi Jamarbër Malltezi 62 euro anuloi vendimin. Mashtrues ordiner. Anulova vetëm nenin e vendimit i cili i jepte të drejtë përdorimi të letrave me vlerë në ankand por jo pronarëve. Nenin që lejonte pronarët që të blinin me letra me vlerë është lënë në fuqi. Nga do shkojnë këta mjeranë me këto mashtrime?

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë