POLITIKE

Berisha: Të gjitha gjobat do amnistohen në dy muajt e parë të qeverisjes së PD! 50 mijë rroga në shtet vidhen nga rrogëtarë që janë jashtë

n.f Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 20:39

Berisha: Të gjitha gjobat do amnistohen në dy muajt e parë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në një takim me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit u shpreh se të gjitha gjobat do amnistohen në dy muajt e parë të qeverisjes së PD. Berisha theksoi se qeveia u jep 230 mijë rroga në muaj patronazhistëve që punojnë në institucione dhe të paktën 50 mijë rroga vidhen sepse rrogëtarët janë jashtë në emigracion. 

Ai theksoi se vendi është varfëruar nga korrupsioni, sepse qeveritarët vjedhin nga mëngjesi gjer në darkë. Sipas tij qeveritarët zhdukin qindra milionë. 

"Të dashur qytetarë, kjo qeveri, unë nuk di ndonjë të dytë, iu merr në çdo litër naftë 1.1 euro.
Merr në çdo litër naftë taksë. Prandaj nafta këtu shitet 40-50 përqind më shtrenjtë se në Kosovë dhe Maqedoni. Po shumë mund të thonë, nuk kemi vetura. Jo, çmimi i naftës pasqyrohet edhe tek çmimi i domateve, orizit, sheqerit, në çmimin e çdo gjëje që transportohet. Ne do përgjysmojmë barrën fiskale, do e barazojmë me të vendeve përreth në mënyrë që nafta të mos mund të shitet asnjëherë më shtrenjtë se plus/minus 10 përqind krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë.

Dhe së fundmi, po në këtë paketë, të gjitha gjobat e pensionistëve, e biznesit të vogël, të gjitha gjobat me kamata të energjisë elektrike do amnistohen dy muajt e parë të qeverisjes së PD.
Unë e di se nesër do u bien borive, ky po fal gjobat, po shkel ligjet. Jo, ka një moral këtu shumë të madh, ata gjobisin një fshatar pse ka meremetuar çatinë pa leje, kurse këtij që ndërton pallat 13 kate pa leje, ia legalizojnë në kundërshtim me ligjin dhe gjithçka. Këtij ia falin, kurse atë pas Dajtit jo vetëm e gjobisin, por e fusin në burg.

Marrin fund këto. Do jemi të barabartë para ligjit. Absolutisht çdo gjobë për ujë, drita, IKMT, etj, çdo kamatë... Unë po vij nga lagjia 2, më doli një qytetar, mua tha, me kamata nga viti 2006 a 2008, tani më ka arritur në 20 milionë lekë gjoba. A mund ta imagjinoni? Këta janë një mafie. Sepse këta marrin dhe punësojnë... sepse në qoftë se KESH duhet të ketë ta zëmë 1200 punonjës, aty fusin 230 punonjës patronazhistë. A e dini ju që ky shtet u jep 230 mijë rroga në muaj dhe të paktën 50 mijë rroga vidhen sepse rrogëtarët janë jashtë në emigracion. Po, e provuar 100 përqind. I kam me shifra. Bashkitë me radhë, fut në bordero, ndajnë paratë dhe të tjerët janë... dhe po të shihni ju borderotë e tyre, 10 mijë ka bashkia e Tiranës. A mund ta imagjinoni ju? Pra, në këtë mënyrë ne qetësojmë situatën.

Por Shqipëria ka nevojë për më shumë. Kjo është të heqim dhimbjet. Por Shqipëria duhet të begatojë qytetarët e saj, duhet të mëkëmbë qytetarët e saj, duhet t’i punësojë qytetarët e saj. Ju keni shëtitur sigurisht shumë prej jush. Unë personalisht nuk kam parë një vend që të ketë pasuritë Shqipërisë. Nuk kam parë një vend kund që të ketë pasuritë përrallore si të Shqipërisë.
Dhe, qytearët e saj më të varfrit. Po pse janë më të varfrit? Korrupsioni, sepse qeveritarët vjedhin nga mëngjesi gjer në darkë. Sepse qeveritarët zhdukin qindra milionë. Ku është djegësi i Tiranës?
Po pse njësia e mbikëqyrjes së ndërtimit të djegësit që varet nga Lubi Balluku nuk njoftonte që djegësi nuk po ndërtohej? Sepse dardhat i hante Edi Rama.

Ndryshe nuk mund të ndodhte kjo në një vend që në 6 vite nuk vihet një tullë dhe paguhen paratë.
Është një shembull ky. Po ai hap shishen e verës që u garantoj se përveç sheikëve nuk e hap njeri.
Shkon e udhëton me avion. Po pse udhëton me avion kur i sheh qytetarët e tu të punojnë tokën me parmendë, të tjerët hipin në gomone dhe emigrojnë. Po lëre atë avion, udhëto me linjat e tregtisë. 21 milionë euro. 5 milionë euro Kopshti i Edenit se zotëria e tij do të eglendiset. Edhe aty i ka ndarë paratë dhe ka vjedhje të padiskutueshme," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë