POLITIKE

Berisha: Vetëm 300 metra larg nga vendi ku jemi ulur tani, Rama ka zhdukur 130 milionë euro

r.ll Përditësimi i fundit 19 Prill 2025, 22:08
Berisha: Vetëm 300 metra larg nga vendi ku jemi ulur tani, Rama ka zhdukur
takimi

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se disa metra nga Kombinat ndodhet djegësi i Sharrës, të cilin ai e ka konsideruar si një nga "veprat më të mëdha të krimit" të kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se nga kjo u zhdukën 130 milionë euro, ndërsa shtoi se u vodhën dhe rrogat dhe pensionet e shqiptarëve. Kreu i PD-së tha se Rama nuk mund të flasë për asgjë që ka bërë këto 12 vite sepse ka vjedhur shumë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Këtu, 300 metra nga ku jemi ulur ne, është një nga veprat më të mëdha të krimit të Edi Ramës, djegësi i Sharrës. Miqtë e mi, a u kujtohet kur dilte e u thoshte se po bëhet një transformim, po bëhet një revolucion. Po mafia më e poshtër e botës është mafia e plehrave, më e egra. Ku janë? Ku është djegësi? 130 milionë euro tuajat, djegësi nuk ekziston. Shteti, qeveria kishte një mbikëqyrje. Paguante 3 rroga për mbikëqyrjen e punimeve, por Lubi Balluku duke e ditur se paratë shkonin në kontot e Ramës, nuk bënte asnjë raport.

Dhe pas 6 vitesh, aty nuk ka as nam, as nishan, janë zhdukur 130 milionë euro. Mos është vetëm kjo? Jo, thashë edhe njëherë, rrogat tuaja, pensionet tuaja i kanë vjedhur. I kanë vjedhur sepse marrim tjetrën, blen kopshtin e Edenit 5 milionë euro, nuk e bën kryeministër në botë. Për të zbavitur sytë se lodhet shumë ky hajdut. As Shtëpia e Bardhë, as pallati perandorak i Japonisë, as kancelaria e Gjermanisë nuk kanë kurrë një gjë të tillë në oborr. Se kam qenë unë, i kam parë këto. Ai e bën këtë se i dukeni miza, i duken qenie për të mos qenë, për të ikur, për t’u larguar. Se po ta dish se ai mbrapa Dajtit përdor parmendën se nuk ka me çfarë të punojë atë copë tokë, ti nuk mund të udhëtosh me avion në dispozicion.

Pra, çfarë ndodh, në vend që ët vijë t’u japë ju llogari, çfarë ka bërë, mor të mburret edhe me sukseset, nuk thotë dot asgjë se në çdo bërje ka më shumë vjedhje se bërje. Se në çdo vepër ka më shumë vjedhje se vepër. Se po të përmendësh tunelin e Llogarasë ka vjedhur 60 milionë me dokumente. Sepse po të përmendësh Sheshin Skënderbej dhe sheshet e qyteteve, ka vjedhur 2 miliardë euro. Nuk i përmend dot veprat sepse ka vjedhur.

Rruga e Arbrit, ndërtoi 27 kilometra që kishin mbetur. Kilometri 10 metra i gjerë ka shkuar më shtrenjtë se kilometri i Rrugës së Kombit 27 metra e gjerë me 4 kosi. Pra, në këto kushte nuk mund të vijë para jush, nuk mund të flasë për asgjë që ka bërë këto 12 vite sepse ka vjedhur më shumë se çdo gjë tjetër. Ndaj dhe thotë këneta, zhabat, hardhucat, zhapinjtë. Dhe tani, meqenëse u bë bajat, tani ka filluar temën se po të mos jenë gratë, burrat bëhen me bisht, gjëra të turpit. Po jo o miq, shiheni vetë. Muhabete të tilla se si e si të mos bëhet debat për hallet tuaja. Të mos paraqitet projekt para jush. Janë katër vite që do vijnë. Si e si të shpëtojë për dështimet e tij. Si e si të mbulojë mashtrimet e tij. Pra një narrativë të turpshme, nuk po e prish gojën për t’ia thënë fjalët që meriton.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë