Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
Prej dy ditësh, kryeministri Edi Rama po sulmon gjyqtarët dhe prokurorët, duke pretenduar se, sipas tij, ata po kërkojnë në mënyrë të padrejtë rritje pagash, duke iu referuar një çështjeje në Gjykatën Kushtetuese, ku Shoqata e Gjyqtarëve ka ankimuar interpretimin ligjor për llogaritjen e pagave të magjistratëve.
Në përgjigje ndaj sulmeve publike të kryeministrit, të mërkurën reagoi edhe Shoqata e Prokurorëve, duke kërkuar që “gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik”.
Kryeministri u përfshi në polemikë me shoqatën, duke pretenduar fillimisht se ajo nuk ishte e regjistruar ligjërisht.
“Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re – ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, por brenda afatit për regjistrim…”, shkroi fillimisht Rama në platformën X.
Por, pasi gazetari Isa Myzyraj publikoi dokumentin e regjistrimit në gjykatë, Rama në një status të dytë shkroi se “…dihet botërisht se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, por duhet bërë edhe te tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur”.
Shoqata e krijuar rishtazi disa muaj më parë rezulton e regjistruar në të gjitha hallkat ligjore, siç tregojnë dokumentet publike të Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe siç i pohoi BIRN-it kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Gëzim Spahiu.
“Regjistrimi formal sipas ligjit është bërë plotësisht, jemi pajisur me NIPT dhe rezultojmë si subjekt tatimpagues që nga fundi i dhjetorit 2025”, tha Spahiu.
Një zëdhënëse e Drejtorisë së Tatimeve nuk pranoi të kthente përgjigje të shpejtë nëse ky subjekt rezultonte si tatimpagues, ndërsa zyra e shtypit pranë Kryeministrit nuk bëri koment, e pyetur nëse Rama tërhiqej nga deklaratat pas publikimit të dokumenteve që rrëzonin pretendimin e tij.
Por rasti ngre një shqetësim të hershëm për shpërndarjen e lajmeve të pabazuara në fakte dhe keqinformuese nga qeveria.
“Ne e kemi thënë me kohë, qeveria dhe agjencitë publike janë, në fakt, shpërndarësit ndër më të mëdhenjtë të dezinformatave dhe lajmeve të rreme”, i tha BIRN-it Myzyraj, i cili është kryetar i Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë.
Sipas tij, jo rrallëherë edhe vetë kryeministri është shpërndarës i dezinformatave; rasti i fundit është përpjekja për të thelluar sulmin ndaj Shoqatës së Prokurorëve dhe deklaratat e tij se kjo shoqatë nuk është e regjistruar.
Por ai shtoi se detyra e mediave është të verifikojnë faktet edhe për deklaratat e kryeministrit.
“Në fakt, kryeministri edhe mund të gënjejë; janë mediat dhe gazetarët që e kanë për detyrë të tregojnë të vërtetën dhe të bëjnë fact-check për gjithçka”, theksoi Myzyraj. /Birn
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama gënjeu në Kuvend për mbetje...
Deputeti socialist Erion Braçe nuk kurse ditën e sotme kritikat edhe për drejtimin e bashkisë së Tiranës. Gjatë një...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e pagës së magjistratëve. Përmes një mesazhi n&eu...
Nënkryetari demokrat i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Eno Bozdo, deklaroi se sipas tij, institucionet qeveritare refuzojnë të b...
Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se gjyqtarët dhe prokurorët kanë të drejtë të plotë në pretendimet e tyre...
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se protesta e 10 shkurtit do të jetë masive dhe do të kërkojnë rrëzimin e Edi Ramë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj gjykatës kushtetuese e cila sipas tij nuk zbatoi ligjin me çështjen e Beli...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimit të shoqatës së prokurorëve, në lidhje me debatin për rritjen e pagave t&eum...
Kryeministri Edi Rama duket se nuk arrin të ndajë plotësisht rolin e tij institucional nga çështjet personale. Piranjat News kan&e...
Në një panoramë politike të cilësuar si “të kalcifikuar dhe të mykur”, një nismë e re po kërkon ...