POLITIKE

Blerja e votave, PS: Të kapur në krim elektoral, drejtuesit lokalë të PD Fier po përpiqen të heqin përgjegjësinë nga vetja! Të hetohet çdo rast

n.f Përditësimi i fundit 14 Prill 2025, 18:29

Blerja e votave, PS: Të kapur në krim elektoral, drejtuesit

LUSHNJE- Kandidatja për deputetet e Partisë Socialiste në Lushnje, Kiduina Zaka përmes një deklarate për mediat ka reaguar në lidhje me një denoncim të Partisë Demokratike. Zaka gjatë fjalës së saj shprehet se PS nuk komenton asnjëherë çështje të cilat janë nën hetim nga organet e drejtësisë.

Sipas saj ky reagim ka ardhur pas një deklarate të rreme të Partisë Demokratike lidhur me arrestimin e një personi që po blinte vota. Zaka thekson se personi në fjalë po kërkonte vota për PD-në dhe ata kanë akuzuar policinë për skenarë.

Ajo shtoi se të kapur në krim elektoral, drejtuesit lokalë të PD Fier po përpiqen të heqin përgjegjësinë nga vetja, duke hedhur baltë mbi të tjerët. Më tej ajo theksoi se PS kërkon nga organet ligjzbatuese që të hetojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, apo Kodit Zgjedhor.

"Partia Socialiste nuk komenton asnjëherë çështje të cilat janë nën hetim nga organet e drejtësisë, por sot jemi detyruar të reagojmë për shkak të një deklarate të rreme dhe ulët të Partisë Demokratike, qarku Fier, po aq te ulët sa edhe veprimet e tyre. Partia Demokratike  përpiqet të mbulojë të vërtetën lidhur me arrestimin e një personi, i cili kërkonte të blinte vota për Partine Demokratike, duke akuzuar Policinë e Shtetit për skenarë të organizuar.

Kemi marrë dije sot nga mediat se Policia Shtetit ka njoftuar zyrtarisht se pas një kallëzimi të bërë nga një shtetas banor i bashkisë së Lushnjes, ka arrestuar Marim Lekajn, 38 vjeç, banues në Njësinë Administrative Hysgjokaj të bashkisë Lushnje, i cili i ka premtuar dhënien e një shumë parash shtetasit kallëzues, duke i kërkuar të votojë për Partinë Demokratike dhe i ka marrë atij Kartën e Identitetit.

Të kapur në krim elektoral, drejtuesit lokalë të PD Fier, përpiqen të heqin përgjegjësinë nga vetja, duke hedhur baltë mbi të tjerët, por shqiptarët e dijnë mirë se kush janë ata, që për të arritur qëllimet e tyre të mbrapshta, janë gati të vrasin edhe njerëz, siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara.

Ne ju bëjmë thirrje drejtuesve lokalë dhe qendrore të Partisë Demokratike, të heqin dorë nga këto tentativa kriminale për të prishur procesin zgjedhor, pasi nuk kanë asnjë shans ta deformojnë vullnetin e popullit shqiptar. Ne e kuptojmë qartë se të gjitha deklaratat e Bufit apo sejmenëve të tij , si dhe të gjithë veprimet e paprecedenta që po ndërmarrin,  janë thjeshtë dhe vetëm për të justifikuar humbjen historike te 11 Majit, për partine e kënetës dhe partickat kioska që kanë hapur, për të çorientuar votuesit.

Vota e Shqiptarëve do të jetë për të ardhmen e tyre europiane, për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, për pasaportën europiane dhe jo për kënetën ku duan ta mbajnë bufat dhe bretkosat e vjetër e të rinj të politikës shqiptare

Në të njëjtën kohë Partia Socialiste ju bën thirrje qytetarëve të Lushnjes dhe gjithë qarkut Fier, që të denoncojnë pa frikë çdo tentativë për blerje votash, apo krime te tjera elektorale. Fushata elektorale është një moment për shpalosje programesh politike, takime me zgjedhësit, konkurrencë transparente dhe të ndershme dhe jo një arenë shpifjesh e intrigash për tu pasur zili dhe nga regjisorë telenovelash të pasditeve.

Kërkojmë nga organet ligjzbatuese që të hetojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, apo Kodit Zgjedhor në të gjithë parametrat e tij dhe garantojmë që Partia Socialiste është e totalisht e angazhuar për të performuar sipas kornizës ligjore dhe elektorale, pa dëmtuar imazhin e vendit tonë, që ndodhet tashme në procesin e shumëpritur të anëtarësimit europian," tha ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë