Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka denoncuar një rast ku sipas tij deputeti i PD Klevis Balliu është penguar që të vizitojë kreun e PL Ilir Meta, ndërkohë që është penguar edhe të njihet me kushtet në të cilat mbahen të paraburgosurit.
Në rrjetet sociale, Blushi shkruan se një gjë e tillë bie në kundërshtim me ligjin, pasi institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen nga deputetët pa asnjë lloj autorizimi.
Postimi i plotë:
Në një akt të rëndë paligjshmërie, arbitrariteti dhe dhune shtetërore, në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit shqiptar, Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe rekomandimeve të qarta të Avokatit të Popullit, administrata patronazhiste e IEPV “Jordan Misja” ka penguar sot deputetin e Partisë Demokratike, Z. Klevis Balliu, të ushtrojë funksionin e tij kushtetues për t’u njohur me kushtet në të cilat mbahen të paraburgosurit dhe të burgosurit, si dhe për t’u takuar me Presidentin e Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, i cili u rrëmbye në mënyrë mafioze nga Narkoshteti dhe mbahet i burgosur politik prej më shumë se 15 muaj. Ligji është i qartë, i prerë dhe i pakontestueshëm: institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen nga deputetët pa asnjë lloj autorizimi.
Çdo përpjekje për ta ndaluar këtë të drejtë përbën shkelje të rëndë ligjore dhe abuzim të hapur me pushtetin. Në raportin e Avokatit të Popullit mbi trajtimin çnjerëzor dhe degradues të z. Meta në ambientet e IEPV “Jordan Misja”, theksohet qartë se ndalimi i vizitave të deputetëve është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe standardet ndërkombëtare. Megjithatë, drejtuesit e këtij institucioni, të vetëshpallur mbi ligjin, vazhdojnë të sillen si një strukturë jashtë kontrollit kushtetues, duke shkelur rëndë të drejtat e njeriut dhe duke ekspozuar hapur karakterin kriminal të kësaj administrate. IEPV “Jordan Misja” sot provoi publikisht se nuk funksionon si institucion shtetëror, por si vegël e verbër politike, në shërbim të një misioni të vetëm: izolimin ekstrem, çnjerëzor dhe politik të Presidentit të Partisë së Lirisë, me urdhër dhe bekim të Edi Ramës.
I bëj thirrje SPAK-ut që të nisë pa asnjë vonesë hetimet penale ndaj drejtorit patronazhist të IEPV “Jordan Misja”, Gentian Lila, si dhe ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose, të cilët me vetëdije dhe në mënyrë të përsëritur po shkelin ligjin, duke u bërë bashkëpunëtorë aktivë në këtë krim shtetëror.
Në emër të Partisë së Lirisë, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, organizatave të pavarura dhe mekanizmave që mbrojnë të drejtat e njeriut, të reagojnë me forcë dhe pa ekuivoke, për të dënuar këtë akt skandaloz, i cili dëshmon qartë se rrëmbimi, ndjekja penale dhe izolimi i Z. Ilir Meta është një operacion i pastër kriminal shtetëror, i urdhëruar dhe dirigjuar drejtpërdrejt nga Kreu i Organizatës, Edi Rama.
Skandali në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka kapërcyer kufijtë, duke tërhequr v&eu...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka paralajmëruar intensifikimin e protestave kundër qeverisë, duke theksu...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta p&e...
Berisha deklaroi se koalicioni opozitar mbështet plotësisht nismën e një grupi intelektualësh për bashkimin e të gjith...
Pasi Apeli i GJKKO i ka rrëzuar kërkesën ku kishte ankimuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ka reaguar nga qelia ...
Për të rrëzuar një dikaturë mënyrë e vetme është revolta dhe vetëm revolta, tha kryetari i Partisë...
Kreu i PD, Sali Berisha komentoi gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, deklaratën e reporterit për Shqipërinë në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një dalje për mediat, reagoi pas shfaqjes së kryeministrit Edi Rama sot gjatë një takimi me fe...
Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka mbyllur derën opsioneve për bashkëpunim me PS për t’u ulur për reformën territoriale ...
Kreu i PD-së, sali Berisha gjatë konferencës së sotme me gazetarët njoftoi datën e protestës kombtare. Ai ftoi qytetar&eum...