POLITIKE

Brunilda Haxhiu: Fushata në Fier ishte masakër, qytetarët u kërcënuan me prishje shtëpish!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2025, 13:12

Brunilda Haxhiu: Fushata në Fier ishte masakër, qytetarët u

Deputetja e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu lëshoi akuza të rënda, lidhur me procesin zgjedhor në qarkun e Fierit, duke e cilësuar atë një "masakër zgjedhore në plot kuptimin e fjalës".

Duke folur në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, Haxhiu tha se kandidatët e opozitës u përballën me vështirësi të shumta gjatë fushatës, duke pretenduar se gara ishte tërësisht e padrejtë.

Në fjalën e saj, ajo akuzoi ministren Belinda Balluku, për mobilizim të të gjithë administratës shtetërore nga Tirana për të bërë fushatë në Fier. Për këtë arsye, sipas saj, gara elektorale nuk ishte politike, por një përballje direkte me "shtetin dhe institucionet e tij".

Për ligjvënësen e PL, këto shqetësime i ishin bërë të ditura më parë edhe OSBE-ODIHR-it dhe drejtuesve të opozitës, përfshirë strategji të dyfishtë, premtime për vende pune, privilegje dhe favore, si dhe ushtrohej presion përmes kërcënimeve për prishje shtëpish dhe largim nga puna.

"Kemi një kërkesë të vazhdueshme për përcaktimin e disa njësive administrative atje si bashki, duke u bazuar edhe në numrin e banorëve. Ata na tregojnë se kanë vështirësi për të pasur shërbimet që ata kanë nevojë. Marr për shembull njësinë administrative Cakran, banorët e së cilës e kanë shumë të vështirë të marrin shërbimet e duhura dhe është një kërkesë e posaçme e tyre për ta rikthyer atë si një bashki.

Përveç kësaj doja të theksoja që përgjatë fushatës, në qarkun e Fierit, të gjithë kandidatët e opozitës kanë hasur shumë vështirësi. Ne ja kemi parathënë edhe OSBE-ODIHR-it në takimet tona, ja kam thënë edhe liderit zotit Sali Berisha, në takimin që kemi patur në Fier, që Belinda Balluku ka zbritur gjithë administratën, nga Tirana e ka çuar në Fier dhe fushatën nuk e kanë bërë kandidatët politikë, por e ka bërë administrata shtetërore. Prandaj gara në rajon ka qenë komplet e padrejtë, sepse ne jemi ndeshur përballë shtetit, përballë institucioneve dhe nuk ka qenë një garë politike.

Ne shkonim te qytetarët, i premtonim atyre se do të punonim për ta, i flisnim për idealet, për parimet, për vizionin tonë. Ndërkohë, krahu tjetër u premtonte vende pune, privilegje, ndere të caktuara, por ama edhe i kërcënonte, qoftë edhe me prishjen e shtëpive, apo me largime nga puna dhe faktet kanë treguar që ata kishin një evidencë të qartë të të gjithë njerëzve që kishin punuar për ta.

Pra, i kishin patronazhuar në damar, në detaje njerëzit. Prandaj kjo nuk ishte një fushatë zgjedhore, kjo ishte një masakër zgjedhore në plot kuptimin e fjalës. Do të bëj maksimumin patjetër. Unë jam anëtare zëvendësuese në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, kështu që çdo rekomandim i juaj, çdo sugjerim, ne jemi të hapur, kontaktet tona i keni, kështu që mund të na kontaktoni në çdo moment", tha Brunilda Haxhiu.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 5 Dhjetor13:07

Alimadhi: Edi Rama i vjedh zgjedhjet

Gjatë diskutimeve në takimin e opozitës për reformën zgjedhore u theksua se reforma e ardhshme nuk duhet të kufizohet vetëm...

video

Albania; 23/10/2026

Albania; 23/10/2026

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave