Ahmetaj: Fëmija i kreut të organizatës ka marrë para nga Eco Parku, ka firmosur vetë Rama
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV, ka deklaruar se përshkallëzimi i dhunës ndaj protestave të opozitës lidhet drejtpërdrejt me krizën e legjitimitetit të qeverisë së Edi Rama.
Sipas tij, reagimet e ashpra të policisë nuk janë të rastësishme, por pjesë e një qasjeje më të gjerë represive për të frenuar kundërshtinë politike dhe zërat kritikë në vend. Bushati theksoi se kjo klimë presioni nuk kufizohet vetëm te opozita, por reflekton një tendencë më të gjerë kontrolli mbi shoqërinë, duke synuar dekurajimin e protestave dhe çdo forme reagimi publik kundër qeverisë.
Andi Bushati: Dhuna nëpër protesta në fakt vetëm është ashpërsuar sepse reagimet e policisë të dhunshme kanë qenë që në kohët e Lulzim Bashës, në qoftë se e mbani mend. Biles atëherë ishin ambasadat që ishin kundër shumë opozitës dhe prapë thoshin, reagimi i policisë është jo proporcional. Kështu që ose... komenti i parë është që kemi një inerci dhe një vazhdimësi. Në qoftë se do donim të komentojmë është pse është shtuar? Ndërkohë që dhe a përkon kjo shtesë me diskurin e Ramës, të mediave të Ramës, të Partisë Socialiste që thonë, kjo është një opozitë e vdekur, pasuria jonë më e madhe është që është atje Saliu, ne Saliun e mundim. Atëherë, një njeri që nuk të shkakton probleme, pse duhet ta dhunosh non-stop është, është pyetja.
Është e kotë që në këtë tryezë ne të diskutojmë mbi teknikat e dhunës. Po ka pasur dhunë, ka pasur dhunë. Pastaj, çfarë sa kreativë janë ata në teknikë dhune, është çështje policore, nuk është çështje politike. Po të thosha që, në qoftë se duam patjetër të gjejmë një shpjegim që pse kjo dhunë vjen në rritje. Unë them që kjo nuk duhet gjetur në raport vetëm me PD-në, por duhet gjetur në raport total me gjithë shoqërinë. Shikoni çfarë dhune ushtruan mbi një njeri që unë s'kam ndonjë lloj respekti, për tre statuse për Elisa Spiropalin.
Dhe Elisa Spiropali në këtë rast na shërben...që ju sulën me tatimor, me... Domethënë, na shërben Elisa si lakmues për të kuptuar pse po ushtrohet dhunë dhe ndaj PD-së. Për tre statuse në Facebook. Rama e ka kuptuar që nuk ka legjitimitet publik. Domethënë unë kam njerëz, familjarë të mi që kanë, po t'i çosh prapë për Ramën votojnë. Kanë votuar sistematikisht. Po kur ulesh në tavolinë ti, ata të thonë që, Edvin Rama e dimë që është hajdut. Nuk e shesim, po e dimë. Pra, legjitimiteti i ka rënë totalisht. Dhe si mundesh ti pa legjitimitet të vazhdosh të qeverisësh? Vetëm duke frikësuar çdo zë dhe çdo qelizë, apo çdo shkëndi proteste, fjale të lirë, grupimesh brenda partisë. Pra, në qoftë se do duhej të na gjente një shpjegim, unë kështu e shpjegoj dhe shtimin e dhunës ndaj protestave të opozitës, që në fakt duhet thënë nuk janë protestat më të mëdhaja që opozita ka zhvilluar. Pra, kur është protesta më e vogël, ti je më i kujdesshëm se nuk të shkakton problem. Jo, këta shtojnë dhunën. Shtojnë dhunën sepse duan, mesazhi që duan të çojnë, s'duam më protesta këtu. Nuk duam më kundërshti brenda Partisë Socialiste. Pra, represioni është një represion që shtohet mbi gjithë shoqërinë dhe pasqyrohet dhe ndaj opozitës.
Aulon Kalaja ka reaguar pas protestës së zhvilluar disa ditë më parë pranë Kryeministrisë, ku ai përfundoi në spi...
Përfaqësues të shumicës italiane thanë, pas një vizite në Gjadër, se qendra po funksionon me efektivitet si CPR, duke ...
Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët në foltoren e radhës përpara Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij Beri...
Duke i përmendur emër për emër, kryetari i PD-së Sali Berisha, duke folur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë u shp...
Akuza të rënda janë hedhur nga avokatja Adriana Kalaja në studion e ‘Task-Forcë’ në SYRI TV, duke hedhur dritë mb...
Nga Antonio O’Mullony, BRUSSELS SIGNAL Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka përdorur një samit dyditor në Barcelonë p...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë. Gjatë...
Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me hetimin që SPAK po bën ndaj tij, duke e cilësuar këtë reagim si&nbs...
Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazani...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, në një intervistë në edicionin e lajmeve të pasdites n&e...