Akuza të rënda janë hedhur nga avokatja Adriana Kalaja në studion e ‘Task-Forcë’ në SYRI TV, duke hedhur dritë mbi një skemë të dyshuar masive të pastrimit të parave, e cila jo vetëm financon aferat më të mëdha korruptive në vend, por dyshohet se ka shtrirë tentakulat deri në institucionet më të larta të shtetit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.
Në qendër të këtij rrjeti, sipas Kalasë, qëndron ‘paraja e pistë’, e cila përshkruhet si hallka lidhëse mes aferës së inceneratorëve, kullave të ndërtimit, drogës dhe vetë qeverisë. Ky kapital i paligjshëm theksoi Kalaja, është forca lëvizëse që ka korruptuar sistemin, duke blerë heshtjen e mediave dhe vendimet e zyrtarëve.
Adriana Kalaja: Atëherë unë së pari... realisht duhet të përgëzoj Belind Këlliçin se në këtë nivel që ka arritur shoqëria shqiptare, është problem i madh edhe denoncimi në fjalë. Po kështu edhe Julin, siç edhe u përmend, ka shumë pak portale, se media nuk bëhet fjalë përveç Syrit, që i jep zë këtij lloj denoncimi, ndërkohë që ne shikojmë anën tjetër të medaljes. Kush është kjo? Ne shikojmë televizionet e inceneratorëve, ata që ne deri dje e mbani mend besoj, që na bënin reklama se si do ishte inceneratori, madje kanë kurajo e thonë dhe sot e kësaj dite, se sa mirë ishte inceneratori, që nuk ekziston akoma dhe sot e kësaj dite. Ndërkohë janë të njëjtat media që na bënin reklamat e Portit të Durrësit.
Dhe e gjithë lidhja që unë dua të bëj qoftë me këtë bankë, po qoftë edhe me situatën e transaksioneve financiare në Shqipëri, është paraja e pistë. Kjo është A-ja dhe Zh-ja që lidh kullat, lidh drogën, lidh qeverinë shqiptare, lidh Kuvendin e Shqipërisë po të duash, lidh Gjykatën Kushtetuese po të duash. Se ka gjyqtarë që paguhen me kriptomonedha.
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, mbaj përgjegjësi penale, se ato s'kanë kurajo pse janë të përzier me lloj-lloj pisllëqesh, nuk patën kurajo kur i përgjoi Altin Dumani në mënyrë antikushtetuese, të ngrinin zërin apo të bënin një denoncim për përgjimin antikushtetues. Ndërkohë, ajo që është më thelbësore, përveç që të gjitha siç e thashë, i lidh paraja e pistë, është roli i Bankës së Shqipërisë. Pse Banka e Shqipërisë në momentet më decizive nuk bën rolin që ka kontrollues, auditues.
Tani ne jemi përpara, po e marrim fakt të kryer 50.000, 50.000 anëtarëve që sipas mediave online na kanë thënë që janë bërë anëtarë të kësaj banke. Kemi 50.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj mbase, të cilët kanë dorëzuar gjeneralitetet, të dhënat e jetës së tyre. Dhe këto të gjithë, të gjithë, për sa kohë është një bankë me kapital të dyshimtë, me ortakë të dyshimtë, me lidhje të dyshimta, me historik zero... dhe me historik mbresëlënës në kuptim të veprave penale. Pra, kemi përfshirë ne të gjithë në mënyrë harmonike, të përsosur, se si s'duhet të jetë një bankë. Pra, ne kemi Bankën e Shqipërisë që aprovon krijimin e një banke dixhitale me të gjithë treguesit që në fakt duhet të jenë kritere përjashtuese. Tani, unë kam natyrë që domethënë vlerësoj punën e gjithsecilit dhe ne jemi përpara atij fakti që me gjithë problematikat dhe vështirësitë që ka Partia Demokratike, për shkak dhe të këtyre, se është e gjithë paraja e pistë që qarkullon në vend.
Unë nuk bëj pjesë në ata që ne denoncojmë lidhjet korruptive të Pallatit të djegur dhe ne akuzohemi ku është opozita. Domethënë, tjetri e djeg dhe e vjedh edhe e nxjerr lejen dhe thuhet ku është opozita. Siç edhe banorët e Baks-Rrjollit apo kudo tjetër, votojnë qeverinë shqiptare, i shesin, pastaj thonë jo po e ka fajin Sali Berisha. Kështu që unë nuk bëj pjesë në këtë grup. Opozita dhe çdo qytetar shqiptar në këndvështrimin tim duhet të bëjë detyrën e saj. Dhe tani hajde t'i kthehemi pak rolit të Bankës së Shqipërisë. Po ku ishte kjo Banka e Shqipërisë kur një kompani oligarkike bleu një bankë. Nuk lejohet. Nuk lejohet. Që një oligark që ka zotërime të mëdha në treg, sidomos pasuritë e paluajtshme, të blejë një bankë. U kalua në heshtje.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
20 Prill18:31
Samiti i Sorosit dhe mikut të Ramës/ Mediat e Brukselit: Duan të anashkalojnë Bashkimin Europian
Nga Antonio O’Mullony, BRUSSELS SIGNAL
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka përdorur një samit dyditor në Barcelonë p...
POLITIKE
20 Prill18:23
““Dyfisho sipërmarrjen tënde” është programi i ri që nis së shpejti”, Rama: Kredi për zgjerimin e ndërmarrjeve
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë. Gjatë...
POLITIKE
20 Prill17:55
“Episodi tjetër pse jam në paraburgim”/ Meta: Po bëhen gërmime arkeologjike për të gjetur prova kundër meje
Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me hetimin që SPAK po bën ndaj tij, duke e cilësuar këtë reagim si&nbs...
POLITIKE
20 Prill17:50
Qeveria shtyn afatet për projektin 1.4 mld euro në Sazan, kostoja e pastrimit piroteknik te shteti
Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazani...
POLITIKE
20 Prill17:46
Zjarret në landfille/ "Rrezik për kancer për qytetarët", Malltezi: Specialistët zëvendësohen me patronazhistë dhe paraja publike vidhet
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, në një intervistë në edicionin e lajmeve të pasdites n&e...
POLITIKE
20 Prill17:12
'Mashtrime ordinere', Blushi: SPAK mashtroi SHBA me letra zyrtare, 'prova' të sajuara kundër Ilir Metës
Deputeti i opozitës Tedi Blushi u shpreh se SPAK ka kryer, një mashtrim të qëllimshëm dhe zyrtar ndaj Departamentit të Drejtë...
POLITIKE
20 Prill16:55
Nëse nuk ndërmerren të gjitha reformat, Shqipëria rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro fonde të BE-së
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se rrezikojnë që...
POLITIKE
20 Prill16:50
Sekretari i Energjisë tha se çmimet e naftës nuk do ulen deri në 2027, Trump: Gabon plotësisht, do të bien sapo të mbarojë lufta me Iranin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kundërshtoi Sekretarin e tij të Energjisë, Chris Wright, i cili kishte paralajmëruar se mund të...
POLITIKE
20 Prill14:31
Nga pronat e Himarës, te akuzat për bursë greke për Harvardin, Rama për “Kathimerini”: Tendencat nacionaliste mund të shfaqen shpejt, shpesh duke...
“Tendencat nacionaliste ndonjëherë mund të shfaqen shpejt, shpesh duke reflektuar mungesë pjekurie”, kështu deklaron Edi ...
POLITIKE
20 Prill13:36
Tabaku nis vizitën në Itali: Integrimi kërkon përgjegjësi dhe jo propagandë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD dhe anëtarët e komisionit te Drejtav...