POLITIKE

Bylykbashi: Rama e ka kthyer shtetin në një buldozer, po shkelet çdo ligj për ruajtjen e pushtetit

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2025, 09:33

Bylykbashi: Rama e ka kthyer shtetin në një buldozer, po shkelet

Debati mbi imunitetin e zyrtarëve të lartë dhe hetimet për korrupsion ka sjellë akuza të forta ndaj qeverisë.

Oerd Bylykbashi, deputet i PD nga studioja e 'Kafe Shqeto' tha se makineria shtetërore po përdoret si një "buldozer" për të shkelur çdo ligj në funksion të ruajtjes së pushtetit total.

Bylykbashi theksoi se imuniteti parlamentar nuk duhet të shërbejë kurrë si një "korracë" apo pengesë për hetimin e zyrtarëve që dyshohen për korrupsion apo krime të tjera.

Parimi bazë mbetet që prokuroria duhet të hetojë çdo qytetar në mënyrë të barabartë, pa dallim.

“Çdo lloj ligji për Edi Ramën është zero”, u shpreh deputeti, duke argumentuar se ashtu siç u anashkalua kodi zgjedhor, po anashkalohet edhe kodi i procedurës penale dhe ligjet për prokurimin.

Ky qëndrim e përshkruan situatën aktuale si shndërrimin e makinerisë shtetërore në një forcë shkatërruese që shkel çdo normë për të siguruar konsolidimin e pushtetit absolut, duke e krahasuar atë me një "buldozer" që nuk ndalet para asgjëje.

Deklarata e plotë

Është absolutisht, jam 100% dakord. Domethënë, e gjithë, pra gjithë ngrehina që ne vëmë për këto, pra kod penal, kod procedure penale, rregullore e kuvendit, çdo lloj rregulli tjetër që ka, ka sensin normal.

Pse një person që hetohet, po po doni ju dhe duke e prezumuar se na qenka e pafajshme? Bukur.

Minimalisht duhet që prokuroria të hetojë me të njëjtën mënyrë si heton çdo qytetar tjetër. Imuniteti, të shpjegoj diçka.

Në vitin 2012, neve e reduktuam shumë imunitetin. Ishte Sali Berisha që e çoi përpara atë reformë kushtetuese. Imuniteti nuk mund të jetë as korracë, as mbrojtje, as pengesë, ëh, për hetimin e zyrtarëve të korruptuar, që dyshohen për korrupsion apo krime të tjera.

Imuniteti i shërben vetëm parlamentit për t'u mbrojtur, në qoftë se, ëh, perceptohet një hetimi ka notat e një persekutimi politik. Pra, parlamenti percepton që po sulmohet nga ekzekutivi apo nga gjyqësori.

Mjafton të shohësh dosjen prej 63 faqe, atë, jo dosjen, relacionin. Dhe një dokument tjetër shtesë të prokurorisë, pra pa hyrë fare tek provat, bën duart e kokë.

Pra, nuk, ti kupton një gjë, çdo lloj ligji për Edi Ramën është zero. Pra, nëse e pamë këtë gjë në zgjedhje, kur një kod i tërë zgjedhor nuk e pengonte Ramën, nuk e pengon as kodi i, ëh, as çdo ligj për prokurimin dhe tani nuk po e pengon as kodi i procedurës penale.

Pra, e ka ngritur makinerinë shtetërore, e ka bërë një bulldozer që shkel çdo lloj gjë në kuadër të pushtetit të tij total./Syri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?