POLITIKE

Nga ChatGPT, te raporti i KE dhe sulmet ndaj drejtësisë: si po përpiqet Rama të shpëtojë veten dhe Ballukun

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2025, 15:38

Nga ChatGPT, te raporti i KE dhe sulmet ndaj drejtësisë: si po

Teksa SPAK ka kërkuar arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar publikisht se mazhoranca nuk ka ndërmend të shqyrtojë kërkesën, duke e ngadalësuar procesin. Në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shfaq i habitur nga ajo që e cilësoi si “nxitim” të prokurorëve dhe vuri në dyshim kohën dhe mënyrën e veprimit të SPAK-ut, duke pretenduar se kërkesa për arrestim është “ekstreme” dhe e parakohshme.

Raporti i KE, i lexuar selektivisht

Për të mbështetur qëndrimin e tij dhe për të delegjitimuar veprimet e SPAK-ut, Rama lexoi pjesë nga një raport i Komisioni Europian mbi ushtrimin e drejtësisë në Shqipëri, duke u ndalur vetëm te kritikat për përdorimin e lartë të paraburgimit, të cilin e cilësoi si “rekord negativ absolut” në rajon.

Kryeministri Edi Rama, duke folur në podcast-in e tij, “Flasim”
Por raporti i KE-së evidenton edhe një sërë problematikash të tjera serioze që kryeministri nuk i përmendi, përfshirë:

– zgjedhjet e 11 majit,

– emigrimin masiv,

– polarizimin politik,

– informalitetin në tregun e punës,

– dhe sfidat sociale të pazgjidhura,

të cilat, sipas Komisionit Europian, kërkojnë reforma të thella dhe gjithëpërfshirëse.

“Venecia” që nuk ekziston

Nuk është hera e parë që Rama përdor raporte dhe opinione ndërkombëtare për të mbrojtur Ballukun. Më herët, ai iu referua një qëndrimi të ashtuquajtur të Komisioni i Venecias, sipas të cilit gjykatat nuk duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, pasi kjo cenon balancën e pushteteve. Megjithatë, verifikimet e Boldnews.al treguan se nuk ekziston asnjë opinion zyrtar i Komisionit të Venecias me përmbajtjen e cituar nga kryeministri. Sipas këtij verifikimi, qëndrimi i përdorur nga Rama rezulton të jetë një sintezë e gjeneruar nga aplikacioni ChatGPT, dhe jo dokument zyrtar i Venecias.

Vetë ChatGPT, në përmbledhjen e tij, thekson se nuk ka një opinion publik dhe zyrtar të Komisionit të Venecias që të lejojë apo justifikojë pezullimin e ministrave nga drejtësia.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe rikthimi i Ballukut në detyrë

E njëjta taktikë është përdorur nga Kryeministri edhe përpara se Gjykata Kushtetuese të mblidhej për të shqyrtuar kërkesën e tij për shfuqizimin e vendimit të GJKKO, që kishte pezulluar nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Pas një fushate të hapur presioni politik dhe publik nga Kryeministri Edi Rama, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë efektet e vendimit të GJKKO, duke i hapur rrugë rikthimit në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Vendimi u mor me 5 vota pro dhe 3 kundër, pas shqyrtimit paraprak të kërkesës së paraqitur nga vetë Rama, i cili refuzoi ta shkarkojë Ballukun dhe e paraqiti përplasjen me drejtësinë si një konflikt kompetencash mes ekzekutivit dhe gjyqësorit. Kryeministri argumentoi se GJKKO nuk kishte të drejtë të pezullonte një ministre, duke pretenduar se ajo gëzon imunitetin e deputetit.

Nga ChatGPT, te raporti i KE dhe sulmet ndaj drejtësisë: si po

Belinda Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe manipulim të procedurave me vlerë mbi 210 milionë euro, ndërsa SPAK ka shtuar më pas edhe akuza të tjera që lidhen me tenderët e Unazës së Madhe të Tiranës.

Ajo është aktualisht zyrtarja më e lartë e qeverisë që përballet me akuza penale nga SPAK, në një seri hetimesh që kanë prekur edhe ish-bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit, përfshirë Arben Ahmetajn, Erion Veliajn, Ilir Beqajn dhe më herët Saimir Tahirin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?