POLITIKE

Deklarata e fortë e Klodiana Lalës: Pas vendimit të GJK, SPAK mund të kërkojë pezullimin nga detyra të çdo zyrtari të lartë

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2026, 23:54

Deklarata e fortë e Klodiana Lalës: Pas vendimit të GJK, SPAK

Gazetarja Klodiana Lala, sqaroi në detaje vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi vendimin për pezullimin nga funksionet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Sipas saj, që në momentin që GJK e shpalli vendimin e saj, Balluku nuk mund të ushtrojë funksionet publike derisa të shprehet Apeli i GJKKO.

Lala tha se nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrance.

“Nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrancë”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Më tej, Lala u ndal te ajo çfarë prodhoi vendimi i Kushtetueses, ku sipas saj, duke qenë se GJK nuk e ka konsideruar antikushtetues vendimin e GJKKO i jep mundësi SPAK në çdo rast t’i drejtohet gjykatës dhe të kërkojë pezullimin e një zyrtari të lartë nga ushtrimi i funksioneve.

“Pra, nëse nesër, presidenti e kryeministri do t’i drejtohet GJK, unë do preferoja që kjo gjykatë duhet t’i kishte dhënë përgjigje përfundimtare, këtë nuk e kemi të prerë. Por duke qenë se nuk është antikushtetues, SPAK e shfrytëzon këtë moment, që në rast hetimi ndaj një zyrtari mund t’i drejtohet gjykatës për pezullimin nga funksioni”, tha Lala.

Sipas Lalës, trupa gjyqësore për vendimin ndaj Ballukut u nda 4 me 4, ku kryetarja e GJK-së Fjona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Sonila Bejtja janë të qëndrimit që zonja Balluku nuk mund të pezullohej pasi gëzon imunitetin e deputetit, ndaj SPAK duhet të shkonte në Kuvend të merrte autorizim.

“4 gjyqtarët e tjerë që janë Ilir Toska, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Marsida Xhaferllari. Gent Ibrahimi, në vendimin e ndërmjetëm të datës 12 dhjetor, ai ka votuar për heqjen e përkohshme të pezullimit të Ballukut, pra ka qenë në favor të Ramës”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Klodiana Lala: Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim, ku 4 anëtarët e trupës gjykuese kanë marrë vendimin pro dhe 4 të tjerë kundër. Që në momentin që GJK e shpalli vendimin e saj, Balluku nuk mund të ushtrojë funksionet publike derisa të shprehet Apeli i GJKKO-së.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Fjona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Sonila Bejtja janë të qëndrimit që zonja Balluku nuk mund të pezullohej pasi gëzon imunitetin e deputetit ndaj SPAK duhet të shkonte në Kuvend të merrte autorizim.

4 gjyqtarët e tjerë që janë Ilir Toska, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Marsida Xhaferllari. Gent Ibrahimi, në vendimin e ndërmjetëm të datës 12 dhjetor, ai ka votuar për heqjen e përkohshme të pezullimit të Ballukut, pra ka qenë në favor të Ramës.

Secili prej gjyqtarëve jep votën e tij pro e kundër.

Cfarë thotë në thelb vendimi:

Duke qenë se GJK nuk e ka konsideruar antikushtetues vendimin e GJKKO i jep mundësi SPAK në çdo rast t’i drejtohet gjykatës dhe të kërkojë pezullimin e një zyrtari të lartë nga ushtrimi i funksioneve. Pra nëse nesër, presidenti e kryeministri do t’i drejtohet GJK, unë do preferoja që kjo gjykatë duhet t’i kishte dhënë përgjigje përfundimtare, këtë nuk e kemi të prerë. Por duke qenë se nuk është antikushtetues, SPAK e shfrytëzon këtë moment, që në rast hetimi ndaj një zyrtari mund t’i drejtohet gjykatës për pezullimin nga funksioni.

Nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrancë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?