POLITIKE

Berisha: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari dhe pushteti, hapësirat u zëvendësuan nga betoni

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2026, 18:08

Berisha: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari dhe pushteti,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ‘Foltore’ me banorët dhe simpatizantë në Kamzë. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se, këto 12 vite kanë qenë të vështira për këtë qytet, pasi gjithçka ka ngecur.

Berisha akuzoi kryetarin e bashkisë së Kamzës se ka rrënuar infrastrukturën e këtij qyteti, ndërsa hapësirat e gjelbrat të zonës, po zëvendësohen nga betoni i pallateve.

Berisha:Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta ju, demokratëve dhe demokratëve të Kamzës të pranishëm në këtë sallë, banorëve të këtij qyteti, kudo që janë sonte, në Kamëz, Shqipëri, jashtë vendi. I dashur zoti kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kamzës, i dashur zoti Ali Mehmeti, zonja Garo, të nderuar miq.

Kam shumë kënaqësi që vij sot tek ju. Së pari, për të shprehur mirënjohjen më të pakufishme për secilin prej jush, për çdo demokrat e demokrate dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe të opozitës në këtë qytet, të cilët me besim të palëkundur tek Partia Demokratike, ja duart në tërësi, Kamzën që ndërtuat, që e ngritët nga hiçi, e shndërruat në një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë, ta mbani qytet në përputhje me idealet tuaja, të qëndroni të palëkundur, të pamposhtur në të vërtetat dhe vlerat që ju besoni.

Vij këtu me ndjenjën e mirënjohjes së thellë, sepse ju në zgjedhjet e fundit përmbysët rezultatet e mëparshme dhe shkojmë të sigurt drejt garave të reja me besim të madh për fitore. Por, vij gjithashtu të përulem para jush edhe për faktin se 12 vite kanë qenë vitet e padrejtësive më të mëdha që kanë rënë mbi ju. Ka qenë vitet e diskriminimit më të pamerituar tuaj. Kanë qenë vitet në të cilat shumica e familjeve tuaja janë detyruar të përcjellin fëmijët në rrugët e botës, sepse nuk ka patur për ta asnjë mundësi që të qëndrojnë në vatrat e tyre familjare dhe të ndërtojnë ëndrrën e tyre. Kanë qenë vite në të cilin koha pothuajse ka ndaluar në Kamëz me këtë kryetarin, pseudo-kryetarin që keni. Kamza ka mbetur me një infrastrukturë në rrënim e sipër.

Ato terrene, ato mjedise të cilat ishin të domosdoshme për një qytet që është i gjashti në Shqipëri për kap banorët, një nga një i hëngri dhe po i han betoni i Edi Ramës dhe kryetarit.Por këto kanë qenë vite dëshpërimi. Kanë qenë vite në të cilat pensionet jo që nuk u rritën, por krahasuar me çmimet u bënë gjithnjë më të vogla. Po kështu dhe rrogat e ulëta dhe rrogat e mesme. Pra, vite të një regjimi që në Kamëz dhe në mbarë Shqipëri është sjellë si një pushtues i vërtetë. Është sjellë si një pushtues i vërtetë sepse, së pari, duke dhunuar votën tuaj, vullnetin tuaj të lirë, një lloj si në raste pushtimesh dhe diktaturash, të gjithë pushteti u përqëndrua në duart e një njeriu.

Kanë qenë vite në të cilët ju keni derdhur lumenj djerse në fushata elektorale.  keni fituar zgjedhjet, por armiku më i egër i votës së lirë të shqiptarëve pas Enver Hoxhës, Edi Rama, ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë zgjedhore, në farsë elektorale.Ka krijuar në fushatë elektorale tregun më të zi të të gjitha tregjeve, që është tregu i votës, tregu i vullnetit, tregu i idealeve të njerëzve.

Ka përdorur të gjitha metodat antidemokratike, antikushtetuese për të plaçkitur votën e qytetarëve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?