Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli denoncoi një tjetër tenderi rrugësh në Bashkinë e Tropojës.
Bëhet fjalë për tenderin e rrugës Auto Kika-Gj. Dragobisë-Qafë Paje’, me fond limit 82.9 milionë lekë.
Sipas Partisë Demokratike, në këtë garë morën pjesë 11 ofertues, por në mungesë konkurrence, fitues u shpall oferta e vetme e mbetur pas skualifikimeve.
Vangjeli tha se autoriteti Kontraktor, skualifikoi 6 oferta me çmim më të ulët se fituesi, duke favorizuar kompaninë ‘Vllaznimi’ shpk, e denoncuar më herët për lidhje familjare me kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Partia Demokratike denoncon një tjetër skandal në Bashkinë e Tropojës, ku shkeljet ligjore dhe abuzimet me tendera vijojnë të përsëriten, të inkurajuara nga pandërshkueshmëria që u jep titullarëve guxim të veprojnë hapur kundër ligjit dhe në kundërshtim me vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), të cilat kanë efekt detyrues për Autoritetin Kontraktor.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt: ‘Ndërtim i rrugës Auto Kika-Gj. Dragobisë-Qafë Paje’, me fond limit 82.9 milionë lekë.
Në këtë garë morën pjesë 11 ofertues, por në mungesë konkurrence, fitues u shpall oferta e vetme e mbetur pas skualifikimeve.
Autoriteti Kontraktor, skualifikoi 6 oferta me çmim më të ulët se fituesi, duke favorizuar kompaninë ‘Vllaznimi’ shpk, e denoncuar më herët për lidhje familjare me kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi.
Edhe këtë herë, Bashkia ka shpallur fituese një kompani në pronësi të kushëririt të kryetarit Byberi, duke përsëritur skenarin e klientelizmit familjar.
Por skandali nuk ndalet këtu.
Operatori i skualifikuar që paraqiti ofertën më të ulët, e cila do t’i kursente Bashkisë 17 milionë lekë, dorëzoi ankesë pranë KPP-së.
Me vendimin e datës 3 shtator (2025), KPP konstatoi se arsyet e skualifikimit nuk qëndrojnë dhe urdhëroi rivlerësimin e procedurës.
Pavarësisht këtij vendimi detyrues, Bashkia Tropojë ka lënë përsëri të skualifikuar për here të dytë ofertuesin në fjalë, duke shtuar arsye skualifikimi në tejkalim të kompetencave që parashikon ligji e injoruar hapur autoritetin e KPP-së.
Ky mosrespektim i vendimit të KPP-së, sipas nenit 119, pika d e Ligjit për Prokurimet Publike, e bën kontratën të pavlefshme.
Partia Demokratike kërkon menjëherë disiplinimin e Autoritetit Kontraktor në zbatimin e ligjit dhe apelon organet e drejtësisë që të hetojnë dhe të penalizojnë shkelësit e ligjit.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
17 Shtator13:02
“Rama plan kundër gazetarëve në oborrin e Parlamentit”, deputetja Zhupa: Po gatuhet në zyrat e Kuvendit
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncoi planin sipas të cilit kryeministri Edi Rama ka urdhëruar që të mos lejohen gazetar&...
POLITIKE
17 Shtator11:26
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, zbardhet kërkesa e Bardhit për seancën plenare: Deputetët 10 minuta fjalim
Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, opozita ka kërkuar debat të pa kufizuar kohor në Parlament për progra...
POLITIKE
17 Shtator10:38
Socialistët pritet t’i “presin biletën pa kthim” Erion Veliajt, Teliti: Ka përçarje të brendshme. Arsyet pse po vonohet shkarkimi
Këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste në Tiranë pritet të mblidhen pasditen e sotme për të diskutuar mb...
POLITIKE
17 Shtator10:06
“Algoritmet pasqyrojnë, paragjykimet e pushtetit që i krijon”, Ekspertët ndërkombëtarë: Korrupsioni në Shqipëri do të transferohet te Diella
Nga Maria Josefina Lanzi, LA NACION
Para disa ditësh, një vend i vogël në Evropën Juglindore bëri lajm për një ngj...
POLITIKE
17 Shtator10:05
Kostum me atlete në selinë e NATO-s, Rama ‘thyen’ protokollin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Mark Rutte ka pritur në takim ditën e sotme kryeministrin shqiptar Edi Rama. Gjatë një dal...
POLITIKE
17 Shtator10:00
“Jeni 1”, kryeministri Rama takon kreun e NATO-s, Mark Rutte: Diskutuam për ndërtimin e portit të ri ushtarak në Porto Romano
Gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kreun e NATO-s, Mark Rutte, ku ka diskutuar midis të tjerash ...
POLITIKE
16 Shtator22:32
“Shëndetësia publike në Shqipëri po shkatërrohet”, denoncimi i fortë i gazetarit: Pacientët me kancer lihen në mëshirë të fatit
I ftuar në emisionin “A SHOW”, gazetari Osman Stafa shpreh shqetësimet e tij të thella lidhur me situatën alarmante të sh&e...
POLITIKE
16 Shtator22:12
"Rama neo-otoman!"/ Shpërthen keq Gjekmarkaj: Po tenton të zhdukë opozitën dhe Kushtetutën
Një sesion sfidash dhe betejash, po aq sa paradoksal e ka cilësuar deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj këtë sesion të ri parlamentar. ...
POLITIKE
16 Shtator21:12
FOTOLAJM/ Nga tuneli i Llogarasë te “Tigrat”/ Berisha nxjerr “CV-në” e Ballukut
Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një “CV” të zv.kryeministres Belinda Balluku ku nuk bëhet fjalë për...