POLITIKE

Deputeti i PD: Po tentoni të rrëmbeni institucionin e Avokatit të Popullit me urdhër politik të Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2025, 12:47

Deputeti i PD: Po tentoni të rrëmbeni institucionin e Avokatit të

Seanca parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit është shoqëruar me debate të ashpra dhe akuza të rënda nga opozita ndaj mazhorancës. Deputeti Igli Cara, nga foltorja e Kuvendit, ka deklaruar se i gjithë procesi është një farsë dhe se ndjek një "urdhër politik të zotit Rama".

Sipas tij, mazhoranca po vepron në kundërshtim me një marrëveshje të mëparshme, ku e drejta për propozimin e kandidatit i ishte lënë opozitës. “Kjo është të rrëmbesh atë që e ke thënë. Se e keni thënë vetë që është e drejtë e opozitës”, theksoi ai, duke e krahasuar situatën me një marrëveshje politike të prishur në mënyrë të pandershme, ku njëra palë shfrytëzon një moment për të rrëmbyer atë që i takon tjetrës.

Cara akuzoi kryeministrin Rama se është mësuar të marrë të gjitha pushtetet në këtë mënyrë. “Më thoni një pushtet që nuk e keni rrëmbyer. Përveç vjedhjeve në votime, keni marrë pushtetet lokale, të drejtat e pushtetit lokal, të drejtësisë, po edhe të avokatit të popullit”, u shpreh ai, duke e cilësuar këtë veprim si pjesë të një strategjie për kapjen e çdo institucioni.

Në fjalën e tij, ai argumentoi se justifikimet e mazhorancës për procedurat ishin të pavlefshme dhe se vullneti politik i shprehur nga grupi opozitar ishte i qartë. “Me firmat tona, që në këtë moment janë nul sepse ligji thotë qartë, ju po vazhdoni procesin. Për çfarë po e bëni? Kjo është arrogancë e tepruar”, shtoi ai.

Në mbyllje, deputeti i opozitës e përmblodhi situatën si një urdhër direkt nga kreu i qeverisë, duke sfiduar edhe deputetët e mazhorancës. “Thuajeni qartë, ky është urdhri i Ramës. Sepse asnjëri nga ju, jam i bindur, pavarësisht se nuk e thoni, nuk mendon që kjo është e drejtë”, përfundoi ai.

Kjo është një debat ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Në fakt, të gjithë folësit e mazhorancës sot janë në siklet, unë e kuptoj, sepse nuk është një procedurë normale. Ky është një urdhër politik i zotit Rama dhe ne bëjmë gabim fakt që e bëjmë debatin me ju, apo dhe me kryetarin e grupit, apo dhe me deputetët.

Sepse kjo është e qartë që është urdhër politik i zotit Rama. Po mirë më, përderisa thoni që ja keni dhënë të drejtën opozitës. Argumentat që ju nxorrët ishin të gjithë argumenta që procedurat që kemi bërë ne si forcë politike paska pasur gabime. Po mirë, kjo është njësoj si të ulesh në një tavolinë ku po bën një marrëveshje politike dhe marrëveshja politike kërkon burra dhe gra që e mbajnë fjalën, dinjitoz.

Një moment, në qoftë se njëri kthen kokën dhe kemi diçka në mes, ju duhet ta rrëmbeni? Se kjo është të rrëmbesh atë që e ke thënë. Se e keni thënë vetë që është e drejtë e opozitës. Po ju, në këto 12 vite, ose më mirë të them, Rama është mësuar të marri pikërisht në këtë mënyrë, se ka marrë të gjithë pushtetet. Nuk është thjesht vetëm avokati i popullit.

Më thoni një pushtet që nuk e keni rrëmbyer. Përveç vjedhjeve në votime, keni marrë pushtetet lokale, të drejtat e pushtetit lokal, të drejtësisë, po edhe të avokatit të popullit. Kjo është e vërteta. Të gjithë të tjerat, justifikimet, jo po e firmosët, jo po s'e firmosët.

Po mirë , neni 72 thotë qartë. Ne kemi një vullnet politik të shprehur nga ky grup. E pranoni apo jo? Kaq e thjeshtë është. Po tani, me firmat tona,që janë në këtë moment janë nul, sepse ligji thotë qartë, ju të thoni që të vazhdojë procesin. Për çfarë po e bëni? Po kjo është arrogancë e tepruar. Thuajeni qartë, ky është urdhri i Ramës. Se është më se e qartë. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë