POLITIKE

Dhuna ndaj eksponentëve të PD/ Këlliçi: Në Dibër po implementohet manuali 184/2, Edi Rama kërkon të përgjakë...

I.A Përditësimi i fundit 26 Prill 2025, 17:00

Dhuna ndaj eksponentëve të PD/ Këlliçi: Në Dibër

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi lidhur me situatën e tensionuar në Qarkun Dibër, duke akuzuar Partinë Socialiste për dhunë, presion elektoral dhe tentativë për manipulim të zgjedhjeve përmes zbatimit të asaj që ai e quan ‘manuali 184/2’. Në një deklaratë publike, Këlliçi i bëri thirrje SPAK dhe Policisë së Shtetit të veprojnë menjëherë dhe të mos qëndrojnë peng i politikës.

Në Dibër po tentohet të implementohet me dhunë Manuali 184/2. Është momenti që SPAK të dëshmojë se nuk është peng dhe as Çyryk! Vetëm pak ditë pasi Drejtuesi Politik i Qarkut Dibër, Blendi Klosi, kërcënonte diasporën  se  patronazhistët e tij do e merrnin vesh me çdo mjet se për kë do votonin, Partia Socialiste në Dibër, duke ndjerë humbjen  e thellë më 11 Maj, nuk po i  ndal tentativat e dhunës dhe përpjekjen e saj për të ushtruar terror ndaj demokratëve dhe qytetarëve të qarkut Dibër.

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe dhunën fizike të paprecedentë që, Jeton Dani, babai i kandidatit të Partisë Socialiste Murat Dani, së bashku me disa mbështetës të tij, sëbashku me disa vrasës si dhe mercenarë në Policinë e Bulqizës, kanë ushtruar ndaj kreut të degës së Partisë Demokratike Bulqizë, Shaqir Manjani dhe kryetarit të Forumit Rinor në Bulqizë, Klajdi Patria, të dy politikanë model në zonë, shembull të qytetarisë dhe integritetit.

Pamjet e bëra publike tregojnë qartë se kush janë agresorët dhe ata që po tentojnë të përgjakin fushatën elektorale në Qarkun Dibër, teksa konflikti ka agravuar në përplasje të dhunshme mes palëve dhe Policia e Bulqizës në vend që të dërgojë në SPAK Jeton Danin, me urdhër politik kallëzon Drejtuesin Politik të PD Xhelal Mziun.

Drejtuesi Politik në Qarkun Dibër, Deputeti Xhelal Mziu, ka njoftuar strukturat e rendit se po provokohen në takime elektorale nga zyrtarë të administratës, por urdhri i drejtuesve të Policisë Dibër mesa duket ka qenë i qartë të zbatohet platforma Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”

Eksponentët e Partisë Socialiste të cilët kanë marrë leje për miniera në Bulqizën e Mjerimit, të mbështetur nga segmente të Policisë së Dibrës që është peng i SKY EÇ dhe kanabisit, me këto akte agresioni duan të na trembin, por i kanë bërë llogaritë gabim dhe u bëj apel të mos të tentojnë të përgjakin Dibrën për llogari të kreut të narkoshtetit, Edi Ramës.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe strukturës së SPAK që drejtohet nga dibrani Altin Dumani, të mos qëndrojë indiferentë përballë platformës 184/2 që po tentohet të implementohet në Dibër. Nëse Altin Dumani nuk e di se cili ka qenë fati i dosjes 184, e sigurojmë se pa asnjë diskutim do ta mësojë se cili do të jetë fati i dosjes 184/2 që po tentohet të implementohet në Dibër dhe mbarë veriun e vendit.

Struktura e patronazhistëve në Dibër, nuk po i ndal presionet dhe kërcënimet ndaj administratës duke u kërkuar të sigurojnë vota si dhe po u bëhet presion për familjarët e tyre në Diasporë. Task Forca e SPAK duhet të japë shpjegime urgjentisht se ku janë me hetimin e krimit zgjedhor në Qarkun Dibër, një zonë me risk të lartë për krim elektoral.

I bëj thirrje SPAK të hetojë aferat me prona publike që Festa Mjeshtri, Kryetarja në dorën e këtyre kriminelëve, i ka dhënë si shpërblim për mbështetjen kriminale zgjedhore në zgjedhjen e saj si kryetare. I bëjmë thirrje demokratëve të Dibrës të mos tremben dhe të mos intimidohen nga këta kriminelë me uniformë shteti se përgjigjen do ta marrin në bazë të ligjit, në raport të drejtë me aktet e rënda që po kryejnë.

Këta kriminelë elektoralë po tentojnë të përgjakin Dibrën, por ne do ti mbrojmë qytetarët e Dibrës nga këto banda. U bëj thirrje socialistëve të ndershëm të Dibrës, të mos bëhen kurbanë elektoralë të Blendi Klosit dhe Edi Ramës, njeriun që përçmon Dibrën dhe mbarë Shqipërinë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë