POLITIKE

Presidenti i Urdhrit të Maltës dhe ministrja kroate në fushatën e PD/ Berisha: Kroacia e ndërton kilometrin me 1.6 mln euro, Rama me 17 mln euro

M.B. Përditësimi i fundit 26 Prill 2025, 14:09

Presidenti i Urdhrit të Maltës dhe ministrja kroate në

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar turin e takimeve elektorale duke u ndalur mesditën e sotme në Tiranë. Berisha iu referua miqve nga jashtë të pranishëm në takimet e tij, kur tha se Kroacia e ndërton kilometrin me 1.6 mln euro, Rama me 17 mln euro. Nga Lapraka ai shtoi se programi i Partisë Demokratike fillon aty ku dhimbja njerëzore është më e madhe, aty ku vuajtja e qytetarëve është më e madhe.

"12 vite, ju dhe në tërësi shqiptarët, ishit subjekti i një varfërimi të pamerituar. I një varfërimi të frikshëm sa asnjë komb tjetër në rajon dhe më gjerë. Dhe vetëkuptohet, ky varfërim, i cili kishte një shkak themelor, abuzimin, vjedhjen, përvetësimin e fondeve të buxhetit të shtetit, e pasurive publike nga ky grup qeveritarësh, i drejtuar nga Edi Rama. Nga qeveritarët e tij vendorë si Erion Veliaj, nga 5D dhe 5B-të e tyre, nga rrethet e tyre të ngushta me të cilat këta ndanin buxhetin, ndanin pasuritë. Kurse rrogat dhe pensionet tuaja në vend që të rriteshin, bëheshin çdo muaj dhe çdo vit më të pavlerë sepse çmimet rriteshin në mënyrë stratosferike", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Një mirënjohje të pakufishme miqve tanë të nderuar që i kemi të pranishëm në këtë takim shumë të rëndësishëm për zonën tuaj. Zonja dhe zotërinj, unë vij sot te ju për të paraqitur projektin e PD për kaur vitet që vijnë, pasi ky projekt bëhet çdo orë, çdo ditë më i pranuar, më i vlerësuar nga qytetarët shqiptarë në mbarë vendin. PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, aleanca më e madhe që ka garuar ndonjëherë para shqiptarëve, me projektin e saj synon para së gjithash të adresojë me shpejtësi problemet e mëdha dhe të dhimbshme me të cilat përballen sot qytetarët e Laprakës, të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Programi ynë fillon aty ku dhimbja njerëzore është më e madhe. Aty ku vuajtja e qytetarëve tanë është më e madhe. Fillon pra me një betejë të vendosur kundër varfërisë.

12 vite, ju dhe në tërësi shqiptarët, ishit subjekti i një varfërimi të pamerituar. I një varfërimi të frikshëm sa asnjë komb tjetër në rajon dhe më gjerë. Dhe vetëkuptohet, ky varfërim, i cili kishte një shkak themelor, abuzimin, vjedhjen, përvetësimin e fondeve të buxhetit të shtetit, e pasurive publike nga ky grup qeveritarësh, i drejtuar nga Edi Rama. Nga qeveritarët e tij vendorë si Erion Veliaj, nga 5D dhe 5B-të e tyre, nga rrethet e tyre të ngushta me të cilat këta ndanin buxhetin, ndanin pasuritë. Kurse rrogat dhe pensionet tuaja në vend që të rriteshin, bëheshin çdo muaj dhe çdo vit më të pavlerë sepse çmimet rriteshin në mënyrë stratosferike. Në qoftë se një pension u rrit nga 143 mijë lekë në 172 mijë lekë në Shqipëri, çmimet u rritën me mbi 250 përqind mesatarja e tyre.

Dhe sot ky pension, për të pasur të njëjtën fuqi blerëse që kishte pensioni i vitit 2013, duhej të ishte 390 mijë lekë.
Pensionisti i Malit të Zi që në vitin 2013 merrte një pension prej 138 mijë lekë, sot merr 450 mijë lekë sepse qeveria e Malit të Zi, apo e Maqedonisë, Serbisë apo Kosovës, kur ndan buxhetin, në ligj dhe moral të shtetit demokratik, një pjesë të parave u kthehen qytetarëve me rroga dhe pensione. Kurse këta qeveritarë me paratë tuaja ndërtuan luksin më të shfrenuar. Ju e dëgjoni rëndom Edi Ramën të thotë, më jepni prova. Po a ka provë më të madhe se vila me 57 metra të gjatë themelet, dy herë më të gjata se vila e Enver Hoxhës? Se sa kopshti 8300 metra, katër herë më i madh se kopshti i ish-diktatorit Hoxha. Po ka dëshmi më të madhe se sa 224 mijë metër katrorë tokë tek kanioni i Gjipesë. Po ka dëshmi më të madhe se fluturimet me avion taksi 21 milionë në dy vite. Po ka dëshmi më të madhe se kryeministri i vetëm në botë që hap shishen e verës 33 mijë euro. Po ka dëshmi më të madhe kur i jep vëllait tënd 38 mijë metër katrorë tek Rrapi i Treshit duke ua marrë pronarëve tiranas.

A ka dëshmi më të madhe se në kundërshtim me çdo ligj, baxhanaku yt fiton qindra tendera vetëm për lidhjet familjare që ka me ty. A ka dëshmi më të madhe se sa djegësi i Tiranës, 130 milionë euro të zhdukura pa nam dhe nishan dhe nuk ekziston asnjë tullë në themelet e tij. Dhe tani e morët vesh, dy drejtorët që shkuan në gjykatë, shkuan se kanë firmosur letrat, kurse Lubia, e keni parasysh, e cila kishte detyrë ligjore të kontrollonte punimet, të bënte raportin dhe të informonte çdo muaj për ecurinë e punimeve, nuk bëri në 5 vite asnjë raport sepse e dinte se paratë i merrte bosi i saj, Edi Rama me Erion Veliajn.
Po ka dëshmi më të madhe se sa rruga Manastir-Bjeliosek në Kroaci, 17 kilometra, 27 metra të gjera, ndërtohet me 27 milionë euro. Me 1.6 milion euro kilometri. Kurse këtu ndërtohet më 17 kilometër kilometri. Çfarë dëshmish kërkon ky që përpiqet të fshehë çdo gjë para jush. Që flet nga mëngjesi gjer në darkë sikur të jetë në jerm, jo këneta, jo zhapinj, jo hardhuca dhe me një fjalor mizerabël, çyryk, autik, budalla, i divorcuar. Këto janë togfjalëshi i tij, këto janë premtimet e tij, kjo është llogaridhënia e tij para jush. Por miq, e ka ndjerë fundin!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë