POLITIKE

"Do shpalosim skenarin e tyre"/ Shpërthimi në Zubin-Potok, Sveçla: Serbia mbështet dy organizatat terroriste!

E.D Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2024, 21:56

"Do shpalosim skenarin e tyre"/ Shpërthimi në Zubin-Potok,

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për stabilizimin e situatës pas sulmit të fundit terrorist në Zubin Potok, duke përfshirë parandalimin e sulmeve të tjera, riparimin e dëmeve emergjente dhe hetimet për përgjegjësit. Sveçla i ftuar në emisionin '5 Pyetjet' theksoi se furnizimi me ujë është rikthyer, ndërsa energjia elektrike nuk ka pasur ndërprerje falë reagimit të strukturave shtetërore.

Më tej ai tha se po punojnë për identifikimin e atyre që janë të angazhuar dhe rekrutuar për këtë akt terrorist.  Gjithashtu Sveçla akuzoi qeverinë serbe dhe presidentin Aleksandar Vuçiç për mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj grupeve terroriste që veprojnë në veri të Kosovës, përfshirë "Mbrojtjen Civile" dhe "Brigadën e Veriut". Po ashtu ai identifikoi Milan Radoiçiçin si lider në terren të sulmit në Banjskë, duke kërkuar arrestimin e tij.

"Realisht në një masë të madhe e shpjeguat ju. Jemi në tri faza. E para është stabilizimi i situatës në sigurisë në parandalimin e sulmi tjetër. E dyta sanimi i dëmeve emergjente të shkaktuara nga sulmi. E treta është hetimet mbi atë çka ndodhur, kush e ka realizuar, shtysi apo përgjegjësi. Furnizimi me ujë është stabilizuar. Ka pasur ndërprerje pasi natën e kaluar kemi bërë sanim shtesë të kanalit dhe tani çdo anë e Kosovës ka furnizim me ujë. Sa i takon energjisë elektrike nuk ka pasur ndërprerje për shkak të reagimit të strukturave shtetërore. Kjo realisht është arrit situata stabilizimit pas një angazhimi jashtëzakonisht serioz dhe profesional të shtetit dhe shoqërisë. Iu dha një përgjigje Serbisë që qëndron pas këtij sulmi. 

Ne kemi të ndaluar mbi 10 persona, të arrestuar 3 të cilët janë prapa grilave. Po punojmë për identifikimin e atyre që janë të angazhuar dhe rekrutuar për këtë akt terrorist. Pres shumë shpejt të kemi rezultate duke qenë se kontigjenti që përballemi në numra më i limituar se më herët. Kemi adresat e duhura që duhet ti targetojmë. Janë dy organizata të cilat institucionet e Kosovës i kanë shpallur terroriste, mbrojtja civile dhe Brigada e veriut. Për shkak të veprimit të tyre terrorist janë shpallur nga qeveria e Kosovës. Të dyja mbështeten nga qeveria e Beogradit. E dimë se kjo është adresa. Ata të cilët që janë të inkuadruar domosdoshmërisht do hetohen nga institucionet e Kosovës. Ky sulm terrorist, duke parë edhe mos gatishmërinë e Beogradit që të ndryshojë që Serbia të demokratizohet, të marr kahjen e duhur për shtet demokratik. 

Radoiçiçi është pjesë e grupeve, lideri në terren i sulmit në Banjskë. Ai është i paevitueshëm dhe në këtë rast. Serbia në njërën anë flet për bashkëpunim dhe në anën tjetër nuk arreston Radoiçiçin. Por edhe fakti që endet i lirë në Serbi. Kjo është dorë e Beogradit. Nuk janë veprime që bëhen nga individë të frustruar apo grupe aventurierësh. Pas dështimit me protesta të dhunshme, apo bllokimit me barrikada apo sulmit në Banjskë. Policia ka qenë e sulmuar 107 herë. Pastaj kaluan në një fazë tjetër shumë të rrezikshme. Sulm terrorist ndaj infrastrukturës kritike. Minimizuam impaktin e sulmit. Jemi të mobilizuar që gjëra të tilla të mos përsëriten. Të minimizojmë shanset që këto terroristë të përsëritin këto ngjarje," tha Sveçla. 

Më tej ministri kërkon dorëzimin e Radoiçiç për të bashkëpunuar me Serbinë. Gjithashtu Sveçla thotë se së shpejti do zbulohet i gjithë skenari, por edhe i sulmeve të tjera. Ministri paralajmëroi për rreziqet e tensioneve rajonale dhe ndërkombëtare, duke lidhur situatën me konfliktin Rusi-Ukrainë dhe tensionet në Gaza dhe Kinë-Tajvan. Më  tej ai tha se kjo sjellje e qeverisë kriminale të Beogradit ka të bëjë edhe me gjendjen apo situatën gjeopolitike në gjithë globin.

"Ne në vazhdimësi marrin informata të detajuara, deklaratat e Vuçiç janë jo vetëm irrituese, por edhe gënjeshtra ordinere. Shfaqte uniforma solemne që i sekuestruar në një lokacion. Kishte dhe armë të gjatë, bomba dore, raketa, kishte këto insigna ruse që vendosen në uniforma. Sa i takon, atyre nuk iu përshtatet kjo. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë duke dorëzuar Radojiçiçin. Bëhet mes vendeve fqinje dhe demokratike. Jo që njëra të financojë dhe të armatos grupet terroriste që të dëmtojnë vendin fqinj. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar. Për hetime të thella që asnjë të mos i ikë drejtësisë. Ndajmë informata dhe pranojmë informata. Nuk ka munguar bashkëpunimi me aleatët tanë në këto raste. Kemi informata, do të dëmtonte procesin shpalosja. Jemi në rrugë të mirë, që të zbulojmë skenarin e këtij sulmi por edhe të sulmeve tjera.

Nuk do befasohesha që Serbia dëshiron të shfrytëzojë këtë vakum qeverisës në SHBA. Aleati ynë kryesor janë SHBA dhe ky do ishte shans për Vuçiçin. Kemi një polici, kemi një agjenci të inteligjencës, që janë profesionale dhe të zonja që të merren me çdo lloj provokimi, sulmi të Serbisë për këtë periudhën deri në 20 janar kur do bëhet dorëzimi i detyrës. Kjo sjellje e qeverisë kriminale të Beogradit ka të bëjë edhe me gjendjen apo situatën gjeopolitike në gjithë globin. Lufta Rusi-Ukrainë. Ukrainë viktimë e sulmeve ndaj infrastrukturës kritike, ashtu si Kosova. Por edhe lufta në Gaza, edhe realisht tensionimet e mundshme Kinë-Tajvan, i japin shpresa Vuçiç për një rend të ri botëror," tha ai. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë