POLITIKE

Dosja e SPAK/ Si biznesmeni Fatmir Bektashi financoi udhëtimin ‘luksoz’ të Veliajt për të siguruar lejen e ndërtimit

b.z Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 16:29
Dosja e SPAK/ Si biznesmeni Fatmir Bektashi financoi udhëtimin
Bektashi, Veliaj

TIRANË - Kompleksi i pallateve “Mangalem” në lagjen “Ali Demi” të Tiranës është një ndër projektet më të mëdha të ndërtimit në kryeqytet me gati 1200 apartamente në total. Me emrin e huazuar nga lagja historike e Beratit, kompleksi dallon nga kontrasti i fortë i ngjyrave, që sipas studios holandeze të arkitekurës, OMA, është frymëzuar nga nisma e viteve 2000 të Edi Ramës për ngjyrosjen e pallateve të vjetra të kohës së komunizmit në Tiranë.

Kompleksi “Mangalem” u ndërtua nga kompania “Kontakt” e Fatmir Bektashit, pasi mori një leje ndërtimi në vitin 2018 nga Bashkia e Tiranës.

Por të dhënat e siguruara nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, sugjerojnë se ky projekt ishte paracaktuar të paktën dy vjet përpara miratimit të lejes së ndërtimit, falë lidhjeve të dyshuara korruptive mes kryetarit të Bashkisë dhe biznesmenit të ndërtimit.

Në funksion të miratimit të projektit, biznesmeni Fatmir Bektashi ka deklaruar në Prokurori se financoi bileta udhëtimi dhe hoteli për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës për në Roterdam të Holandës në dhjetor të vitit 2016.

“Deklaruesi [Fatmir Bektashi] ka shpjeguar se udhëtimi është bërë përpara se të bëhej projekti Mangalem 21 dhe të dilte leja e ndërtimit të tij,” argumenton SPAK.

“Arsyeja e udhëtimit lidhet me një takim me kompaninë arkitekturore, OMA në Roterdam dhe kompania Kontakt i kishte kërkuar Erion Veliajt që të ishte në takim me qëllim që të njihej me projektin dhe ta miratonte atë,” shtohet aty.

Kryebashkiaku jetëgjatë i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me vendim të Gjykatës së Posaçme me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Veliaj dyshohet se ka krijuar një skemë të mirëmenduar korruptive për të përfituar ryshfete nga fondet e Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga bashkëshortja e tij.

Veliaj i ka mohuar akuzat dhe përmes disa statuseve nga qelia në Facebook, ka akuzuar prokurorin e çështjes si “pervers” dhe ka pretenduar se ai gjendet në “konflikt interesi”.

Të mërkurën në mbrëmje, Gjykata Speciale konfirmoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Veliajt, ndërsa la në ‘detyrim paraqitje’ Ajola Xoxën, duke qenë se është nëna e një fëmije të mitur. Pesë biznesmenë të tjerë u lanë gjithashtu nën masën e “detyrim paraqitjes” për akuzat e korrupsionit aktiv, mes të cilëve edhe pronari i kompanisë “Kontakt”, Bektashi.

Fatmir Bektashi është një ndërtues i madh në Tiranë, i marrë i pandehur më herët nga SPAK për akuza korrupsioni edhe në çështjen e ish-sportklub “Partizanit”, së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Vetëm gjatë periudhës 2018-2022, kompania e tij “Kontakt” përfitoi gjashtë leje ndërtimi nga kryebashkiaku Veliaj.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masë sigurie, Bektashi pagoi bileta avioni në “bizness class” për çiftin Veliaj- Xoxa me vlerë 2688 Euro dhe një dhomë Suite – Executive në hotel “Marriot” në Roterdam me vlerë 677 euro. Megjithatë, Xoxa nuk mori pjesë në këtë udhëtim.

I pyetur nga hetuesit për këto pagesa, Bektashi fillimisht u përgjigj: ”Çuditem si paskam lënë gjurmë në lidhje me pagesat e biletave të avionit dhe të hoteleve që kam bërë për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën”.

Përveç këtyre pagesave, kompania “Kontakt” e Bektashit ka sponsorizuar me 6.5 milionë lekë [65 mijë euro] organizatën Balkans Youth Link Albania – BYL-A, që sipas SPAK kontrollohej gjithashtu nga Xoxa, për organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor. Në dëshminë e tij për hetuesit, Bektashi ka thënë se: “nuk i mban mend ato”.

Praktika të tilla korruptive, ku biznesmenë ndërtimi paguajnë bileta avioni dhe hoteli për të ndikuar vendimarrjen e zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Tiranës nuk identifikohen për herë të parë.

Në qershor të vitit 2018, ndërtuesi i sheshit “Skëndebej”, Shkëlqim Fusha, gjithashtu i akuzuar në këtë dosje, udhëtoi me kryebashkiakun Erion Veliaj, ish- nënkryetarin e Bashkisë, Arbjan Mazniku dhe ish-drejtorin e Planifikimit Urban, Ditjon Baboçi në Barcelonë  për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Europen Prize for Public Urban Space” dhe pagoi akomodimin në një hotel me 5 yje për Maznikun dhe Baboçin.

Një hetim i nisur më pas për veprat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës nga Prokuroria e Tiranës, u pushua në vitin 2019 për mungesë provash./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë