POLITIKE

Drejtorët e dosjes 5D në burg, Veliaj u del në mbrojtje: Ky qytet sot ka kontributin e të gjithëve, edhe të tyre! Duhet të lëmë drejtësinë të flasë

n.f Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 21:29
Drejtorët e dosjes 5D në burg, Veliaj u del në mbrojtje: Ky qytet
Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur  për projektet e tij për kryeqytetin. Veliaji ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News tha se ekipi i bashkisë është i rinovuar dhe se kantieret e ardhshme janë prova e vërtetë.

Ndër të tjera kryebashkiaku u shpreh se janë në komunikim se si do të marrin për secilën prej ndërmarrjeve të bashkisë certifikatën ISO, për t’u siguruar që të gjitha procedurat, sipas asaj që certifikata ISO vlerëson si në BE dhe shumë vende të tjera modern të jetë gjithashtu një standard shtesë. Ai shtoi se beson se të gjithë mësojnë nga situata të tilla dhe se ka nxjerrë mësimet e tij.

Gjatë fjalë së tij Veliaj u doli në mbrojte drejtorëve të arrestuar në lidhje me dosjen 5D të cilët akuzohen për vjedhjen e miliona eurove të taksapaguesve shqiptare në Tiranë. Kryebashkiaku u shpreh se duhet të flasë drejtësia dhe se ky ekzekutimi me paradhënie i njerëzve, karaktereve të tyre, familjes së tyre, reputacionit të tyre, është diçka me të cilët duhet të piqemi dhe të maturohemi si shoqëri. Veliaj shtoi se vetëm kur drejtësia ka dhënë fjalën e vet do mund të flasim për njerëzit si të fajshëm dhe të pafajshëm.

[21:13, 06/05/2024] izi: Edhe ose akuzohen per vjedhjen e miliona eurove te taksapaguesve shqiptare ne Tirane


Flasim pak për të ardhmen e bashkisë, ti e the vetë që në të shumtat e projekteve që po merresh nuk kanë lidhje thjesht me një mandat. Transformimi i Tiranës, është i dukshëm, dikujt nuk i pëlqen, dikujt i pëlqen të lëvizë më shpejt, mua më pëlqen të lëvizë më shpejt, por le të themi janë rezultate të dukshme. Ajo që ndodhi me hetimin tjetër, atë të ish drejtorëve, besoj e ka stepur pak punën e bashkisë, apo jo.

Veliaj: Sigurisht që ka nevojë, çdo skuadër që kur ka një zëvendësim të marrë ritmin e vet. Janë bërë gjithë zëvendësimet në skuadrën tonë. Jemi një skuadër prej 11 700 vetësh edhe e përhapur në mbi 70 drejtori të ndryshme. Ka sektorë pa fund ku po punohet dhe kantierët e ardhshme do jenë le të themi prova jonë e vërtetë dhe testi i vërtetë i qëndrueshmërisë së asaj që kemi ndërtuar. Sigurisht ka qenë fillimi i vitit, kishim muajin e Ramazanit, kjo do të thotë që projekti ynë me Katarin prej muajit të Ramazanit vetëm tani rifilloi që është për fundin e Bulevardit, bëmë detajimin, kemi bërë një prezantim publik, do bëjmë disa prezantime publike, po ai do të jetë sheshi fundor i Tiranës, që bashkë me sheshin Nënë Tereza, dhe sheshin Skënderbej është aksi i balancuar i shtyllës kurrizore të qytetit dhe asaj që do quhet Tirana e Re.

Shoh vinçat në sfond, Tirana e re prej 70 vitesh quajmë Tiranë të Re një zonë që tashmë është bërë 70 vjeç, dhe Tirana e Re e 100 viteve të ardhshme sigurisht do të jetë pjesa e bulevardit. Jemi besoj në seancën e fundit gjyqësore për Kopshtin botanik, mezi pres ta fillojmë atë projekt, jam i sigurt që edhe aty do të ketë beteja të ngjashme.

Sapo e fituam betejën për kthesën e Kamzës, pra pothuajse të gjitha proceset dhe punët e Bashkisë janë me procese ligjore. Disa prej yçklave që kanë historitë e pronave, disa prej yçklave që kanë historitë e partive ku futen e disa të tjerë se janë çështje procedurale dhe administrative. Ndaj edhe besoj që testi i vërtetë do të jetë ritmi i këtyre punëve. Sa u hap shkolla ‘Xhezmi Delli’, me financim të BE, do të hapim shumë shpejt shkollën “Emin Duraku”, një super lajm për gjithë zonën e Bllokut dhe fëmijët që detyrohen të shkojnë në shkolla të tjera si ‘Vasil Shanto’ dhe “11 Janari’ dhe në finale punët do të jenë ato që do t’i rezistojnë çdo debati. Unë vetë, as jam në akuzë, as jam në hetim.

Ndërkohë shikojmë personazhe si Donald Trump që janë me 33 procese gjyqësore. Këtu pyetja është do flasë drejtësia apo do flasin analistët, apo ata njerëz që nuk kanë bërë asnjë gjë në jetë dhe japin komente. Unë besoj që duhet të flasë drejtësia dhe ky ekzekutimi me paradhënie i njerëzve, karaktereve të tyre, familjes së tyre, reputacionit të tyre, është diçka me të cilët duhet të piqemi dhe të maturohemi si shoqëri. Dhe vetëm kur drejtësia ka dhënë fjalën e vet do mund të flasim për njerëzit si të fajshëm dhe të pafajshëm.

Në këtë fazë ku jemi ekipi është totalisht i rinovuar, ndërkohë që do të kemi edhe disa procese të tjera. Jemi në komunikim se si do të marrim për secilën prej ndërmarrjeve të bashkisë certifikatën ISO, për t’u siguruar që të gjitha procedurat, sipas asaj që certifikata ISO vlerëson si në BE dhe shumë vende të tjera modern të jetë gjithashtu një standard shtesë dhe unë besoj se të gjithë mësojnë nga situata të tilla. Unë i kam nxjerrë mësimet e mia.

Pra është ajo që kemi folur herën e fundit, ngritja e një sistemi të ri të procedurave të tenderimit, rinovimit të fondeve publike…

Veliaj: Patëm rinovimin e skuadrës, patëm ose kemi filluar kantieret e reja duke qenë se ka qenë le të themi pjesa e parë e vitit aty ku fillojnë shumica e punëve të reja. Dhe sigurisht tani jemi në fazën ku do ngremë edhe disa sisteme të reja dhe siguresa të reja për sistemin. Por di të them që Tirana nuk do ndalet edhe do ta lëmë këtë qytet shumë herë më të mirë seç e gjetëm jo perfekt, qyteti perfekt nuk ekziston.

Dhe di të them që siç janë bërë, një pafundësi punësh të mira, nëse ka dy tre punë që ka nevojë të sqarohen, edhe pse punët janë bërë, po nëse ka nevojë të sqarohen si janë bërë dhe kush i bërë, fakti që drejtësia sot e ka këtë mbështetje si kurrë më parë, duke nisur nga kryeministri dhe kryetari im i partisë deri te socialisti që dje u bashkua me ne i ka dhënë mbështetje publike, mbështetje me votë dhe me financë këtij projekti, unë besoj se kemi bërë gjënë e duhur. Dhe nëse do rikthehesha do bëja ekzaktësisht, të njëjtat beteja, si beteja e parë te këndi i lodrave deri te beteja e ditës së fundit në 2027.

veliaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë