POLITIKE

"Drejtorit i arrestuan një bashkëpunëtor trafikant dhe bëri reprezalje për lirim!" Proda shpërbën trupën e një komisariati në Tiranë, ja çfarë deklaronte Berisha dje

M.B. Përditësimi i fundit 10 Prill 2025, 16:22

"Drejtorit i arrestuan një bashkëpunëtor trafikant dhe

TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetiti Ilir Proda ka shkrirë të gjithë zinxhirin komandues të komisariatit nr. 2 në Tiranë pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s më 3 prill, Altin Morina, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas informacioneve, "zemërimi" i Prodës vjen pasi Morina është mik i ngushtë i tij. Në shenjë hakmarrje, Proda ka shkarkuar shefin e komisariatit, shefin e krimeve, oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit si dhe agjentët civilë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli dje për këtë çështje duke deklaruar se drejtorit të Policisë i arrestuan një bashkëpunëtor trafikant dhe bëri reprezalje për lirimin e tij. Berisha po ashtu tha se rendi dhe siguria janë në duart e krimit duke shtuar se në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre.

"E vërteta është se sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre. Ky drejtor Matriksi, edhe dje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria në Shqipëri janë absolutisht në duart e krimit. 

Krimi urdhëron emërimin e drejtorëve, shkarkimin e tyre. Krimi emëron deputetët. Siç Çyrbja ka shumë e shumë Çyrbe të tjera. Krimi urdhëron emërimin e ministrave. Në të vërtetë, kurrë ndonjëherë në Europë nuk ka pasur një regjim sipërmarrje e përbashkët mes pushtetit dhe krimit siç është kjo në Shqipëri", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, dëshiroj t’u përshëndes ju përzemërsisht, të përshëndes të gjithë ish-anëtarët e forcave të Policisë së Shtetit, të cilët qëndruan në përputhje me detyrën, virtytin dhe ligjin kundër krimit të organizuar për sigurinë dhe rendin. Përshëndes po ashtu ata anëtarë të policisë që sot bëjnë çdo përpjekje për të zbatuar ligjin në kushtet më të jashtëzakonshme. Përshëndes të gjithë anëtarët e departamentit për të gjithë këtë program që kanë hartuar për rendin dhe sigurinë. Dhe ju siguroj se për PD-në, qeverinë e saj, rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute më madhore. 

Në një narkoshtet, siç është Shqipëria, i pari dhe i vetmi në Europë, Europa ka pasur lloje të ndryshme shtetesh demokratike, ka pasur diktatura naziste, staliniste, teokratike, junta ushtarake, por nuk ka pasur kurrë narkodiktaturë, nuk ka pasur kurrë narkoshtet. Ndaj dhe një nga shtyllat kryesore të programit tonë, ne kemi përcaktuar pastrimin e shtëpisë sonë si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri Madhështore. Si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri në të cilën jeta e individit, veprimtaria e tij të jenë të garantuara, të sigurta. Në të cilën investitorët e huaj të vijnë të sigurt në Shqipëri për të vendosur investimin e tyre, ëndrrën e jetës së tyre, çka sot jemi në një situatë krejt të kundërt.

Jemi në një situatë ku për fatin më të keq, rendi dhe siguria janë tërësisht në duart e krimit. Ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh. Ka ministra që janë marrë me benefite nga trafiku i drogës. Vetë kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë e bandave. Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpunëtorin e organizatave kriminale më të fuqishme shqiptare, të cilave po u krijon mundësinë e artë të investimit të miliarda eurove të tyre në Shqipëri, në këto kulla që mbijnë dhe tani që do fillojnë të përhapen në qytete të tjera. Në këto kulla, të cilat janë monumentet më të shëmtuara të drogës dhe krimit. 

E vërteta është se sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre. Ky drejtor Matriksi, edhe dje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria në Shqipëri janë absolutisht në duart e krimit. Krimi urdhëron emërimin e drejtorëve, shkarkimin e tyre. Krimi emëron deputetët. Siç Çyrbja ka shumë e shumë Çyrbe të tjera. Krimi urdhëron emërimin e ministrave. Në të vërtetë, kurrë ndonjëherë në Europë nuk ka pasur një regjim sipërmarrje e përbashkët mes pushtetit dhe krimit siç është kjo në Shqipëri.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë