POLITIKE

"E drejta e tyre do të triumfojë"/Berisha-Ramës: Ka ikur koha, kurrë nuk do të mund ta përdorësh rrugën si ndëshkim ndaj veriut

I.A Përditësimi i fundit 16 Gusht 2024, 21:28
"E drejta e tyre do të triumfojë"/Berisha-Ramës: Ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, iu drejtua mbështetësve të tij duke denoncuar atë që ai e konsideron si diskriminim dhe padrejtësi të hapur ndaj banorëve të veriut të Shqipërisë nga qeveria aktuale. Dukefolur nga ballkoni i banesws sw tij, Berisha kritikoi ashpër tarifat e vendosura në disa segmente rrugore, duke argumentuar se qytetarët e veriut paguajnë më shumë për të përdorur rrugët kombëtare, në krahasim me ata të jugut dhe të qendrës së vendit. Berisha e quajti këtë politikë si një akt diskriminimi "racist" dhe "antishqiptar," duke theksuar se banorët e veriut, pavarësisht se paguajnë të njëjtat taksa si pjesa tjetër e popullsisë, janë trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe të pabarabartë.

"Nga mëngjesi gjer në darkë, tellallët e narkoqeverisë qeverisin si papagaj, që është A2. Tani të ju them unë ju, A2 është e gjithë Rruga e Kombit, A2 është rruga Thumanë-Milot, A2 është rruga Levan-Vlorë, A2 është rruga Tiranë-Elbasan. Por tani për ndonjërin që thotë se unë po mbjell përçarje, i them je i verbër. Nuk po mbjell përçarje, por po ngrej fuqishëm zërin tim kundër diskriminimit, kundër ndëshkimit të pamerituar të 500 mijë banorëve që jetojnë nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Valbonë. Më thoni ju lutem, sa paguajnë qytetarët e Tiranës, Elbasanit, Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Bilishtit që kalojnë 27 kilometrat e autostradës Tiranë-Elbasan dhe tunelin rreth 5 kilometër. Nuk paguajnë asnjë qindarkë dhe nuk do të paguajnë asnjë qindarkë. Sa paguajnë qytetarët e qytetit më të pasur të Shqipërisë që është Tirana për të shkuar në Durrës, me një autostradë, sa paguajnë qytetarët e Tiranë-Durrësit për të shkuar në Fier, në autostradë.

Asnjë qindarkë. Kurse malësorët e Malësisë së Madhe, pukjanët, tropojasit, hasjanët, kuksianët, duhet të paguajnë një ditë pune për të ardhur dhe për të dalë nga Tirana. A mund të pranohet ky diskriminim i ulët, racist, antishqiptar i atyre që marrin më pak në Shqipëri. Unë u them banorëve të veriut se ju, çfarë do pune që bëni, apo të papunë, si qytetarë paguani të njëjtat taksa si individë me qytetarin e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës. Paguani të njëtën TVSH, të njëjtat sigurime. Paguani më shumë se këta taksën Edvin dhe lubiBalluku, se ju urrejnë ju. Sepse ju ata u duan vetëm të ju sundojnë me kriminelë, mafiozë, me Arben Ndokër, me Durim Bamër me Rraja, me Bajrë dhe klane të tjera. Rrugën Edi Rama nuk do të mund ta përdorësh kurrë për ndëshkim ndaj veriut. Ka ikur kohë kur ti mund të ndëshkojë veriun me urrejtjen e etërve të tu mizorë. Ndaj rikthe projektin dhe hiç barrierat. Asnjë qindarkë nuk duhet të paguhet.

Asnjë qindarkë, sepse asnjë qindarkë nuk paguan vlonjati për të ardhur në Tiranë. Asnjë qindarkë nuk paguan gjirokastriti, beratasi për të ardhur në Tiranë. Asnjë qindarkë nuk paguan, korçari, elbasanlliu për të ardhur në Tiranë. E pse duhet të paguajnë pukjanët, e pse duhet të paguajnë malësorët e Malësisë së Madhe, Tropojës, Hasit, Kukësit, Shkodrës. Pse ata, çfarë janë ata, të kujt janë ata, të një vendi armik, të një shteti armik. Edi Rama, thirri mendjes. Ajo betejë nuk lëshohet kurrë dhe mësoje këtu, mësoje sonte se demokratet dhe demokratët nuk do të lënë kurrë një betejë në mes. Ata vetëm do të fitojnë, do të fitojnë, do të fitojnë. Ndaj dhe ti përshëndesim dhe njëherë guximtarët e Thumanës për qëndrimin e tyre të pamposhtur të pathyer, për kauzën që po mbrojnë për 80 mijë banorë të Krujës, Kurbinit, Lezhës. Për 500 mijë banorët e të gjitha rretheve të veriut. E drejta e tyre do të triumfojë," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë