POLITIKE

Edi Rama ua futi të gjithëve!

b.z Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2025, 20:52
Edi Rama ua futi të gjithëve!
Edi Rama

TIRANË - Tashmë prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama ka vendosur në “shënjestër” të sulmeve të tij Gjykatën dhe Prokurorinë e Posaçme, në një tentativë që mesa duket synon të bindë pasuesit e tij se ai nuk gjendet pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Por le të kthehemi 10 vite pas t’i hedhim një sy asaj që Edi Rama u ka bërë bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, kohë pas kohe e rast pas rasti.

Sigurisht, kemi të bëjmë me rrethana, kohë dhe karaktere të ndryshme, por një gjë nuk ndryshon: Edi Rama i ka përdorur të gjithë pa përjashtim si limona të shtrydhur, duke u marë dhe pikën e fundit, dhe më pas i ka flakur tej, drejt e në “koshin e plerave” (lexo: burg).

Në vitin e largët 2015, thashethemet flisnin për një garë të ethshme mes Ministrit të Brendshëm të kohës, Saimir Tahiri, dhe Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, se kush do ishte pasardhësi i kryerilindësit, kryeministrit dhe kryesocialisttit Edi Rama.

Sot 10 vjetë më pas, të dy janë totalisht të djegur politikisht dhe pa asnjë të ardhme në partinë e Edi Ramës.

I pari që e provoi keqpërdorimin e Edi Ramës ishte Saimir Tahiri. Në vitet 2015-2016, në kulmin e kanabizimit të Shqipërisë nga Veriu në Jug, Tahiri mbante postin e Ministrit të Brendshëm, ndërkohë që, si Rama, ashtu edhe Ambasadori Amerikan i kohës, Donald Lu, flisnin për “suksese të paimagjinueshme” në luftën kundër narkotikëve.

Edi Rama ua futi të gjithëve!
Saimir Tahiri

Në vitin 2017, kur historia e kanabizimit nuk mund të mbulohej as me shoshë e as me propagandë, në Itali dolën përgjimet e grupit kriminal të narkotrafikut “Habilaj”, kushërinj të Tahirit, Rama veproi shpejt dhe e largoi bashkpunëtorin e tij të ngushtë duke dhënë sinjale se tashmë kariera e tij politike kishte marë fund.

Prokuroria në atë kohë kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimit e ligjvënësit Saimir Tahiri. Rama e mbrojti me votë politike në Parlament, duke sulmuar prokurorët e çështjes, sidomos njërin prej tyre, që në atë kohë drejtonte Prokurorinë për Krime të Rënda. Por teatri i Ramës ishte sa për sy e faqe për t’u thënë socialistëve “shtrëngoni radhët”.

Tahiri me shumë mundësi, e ka kuptuar që pas problemeve të tij ligjore fshihej Edi Rama, dhe lëshoi disa kërcënime në dëshpërim e sipër, megjithatë shpresoi në “dorën e ngrohtë” të Liderit.

Shpresa ishte e kotë. Tahiri u dënua me burgim për “shpërdorim detyre”, sepse, siç tha gjykata, “ka lejuar kanabizimin e vendimit”.

Por, ish-zv.kryeministri dhe ministër në qeveritë e Ramës, Arben Ahmetaj, dha një version tjetër mbi kanabizimin. Në një intervistë në fillim të vitit 2025, Ahmetaj deklaroi se “Edi Rama e dinte situatën e kanabizimit dhe e lejoi atë me vetëdije”, çka lë të kuptohet se Tahiri u dënua për një projekt kriminal që shkonte përtej tij.

Në të vërtet, a ka njeri racional, me dy pare mend në kokë, që beson se një ministër mund ta kthej Shqipërinë në një fermë kanabisi pa dijeninë e Kryeministrit?!

10 vjetë më pas, Rama, me stilin e tij “hëm të mbroj, hëm s’të mbroj. Hëm ke faj, hëm s’ka çfarë të të bëj”, i jep fund edhe karrierës politke të Erion Veliajt. (Nuk ka fare rëndësi se si përfundon çështja ligjore e tij).

Edi Rama ua futi të gjithëve!
Erion Veliaj

I kallëzuar zyrtarisht dhe i akuzuar publikisht për përfshirjen në aferën qindra miliona euro të inceneratorit të Tiranës dhe skandalit miliona euro “5D”, Veliaj gjendet pas hekurave vetëm për një skemë të dyshuar kalimi të fondeve të Bashkisë në rendin e disa qindra mijëra eurove drejt organizatave jo-qeveritare të menaxhuara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxe.

Por, a u keqpërdor Erion Veliaj si një makineri elektorale në Tiranë dhe jo vetëm, për t’i dhënë pushtet dhe hymër Kryerilindasit?! A thua se iu shkrep një ditë në kokë të ndërtonte incinerator pas shpinës së Ramës?!

Në fakt, Veliaj firmosi vetëm një shkresë për inceneratorin, ndërkohë Mazniku ka firmosur me dhjetra shkresa dhe për momentin është në kabinet me Ramën dhe ende jo i dyshuar apo i pandehur.

Por Ramës nuk i intereson që Veliaj të hetohet për inceneratorin se, ku i dihet, mund t’i dali për keq kjo gjë. Kështu që, më mirë le të hetohet për pasurinë personale, një gjë që nuk e lidh asgjëkundi Ramën me problem ligjore.

Rama e përdori dhe tashmë po e flak tutje si një limon të shtrydhur. Le të kujtojmë kur e ndërseu Veliajn për çështjen e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe, pasi bëri marrëveshje me të singjashmin e vet, Armando Dukën, Rama e tërhoqi bedelin e vet, por jo pa kosto për këtë të fundit.

Edhe kur Veliaj doli në hetim nga SPAK-u, Rama e bëri të dilte me deklarata absurd, duke sharë e mallkuar Saliun, a thua se fati i tij varej nga opozita.

Kryerilindasi e keqpërdori kudo dhe pa fund njeriun, i cili mendohej si pasardhësi i tij, dhe në fund i dha goditjen finale.

Është e paprecedentë sesa është numri i kullave në Tiranë, për të cilat duhej të flitej, të hetohej, të kishte dhe njerëz në burg. Por, në fakt, histeria që ka plasur, janë veshjet e gruas së kryebashkiakut. E gjitha kjo ngjan me një strategji të mirëmenduar nga vetë AY, i madhi.

Duke marrë parasysh edhe gjendjen profesionale të medias sonë, ku të gjithë rendin kot më kot pas berihajit, reputacioni i Veliajt fundoset, pushteti i Liderit vazhdon qetë.

Mesditën e së Enjtes, pas disa pjesëve teatrale disa-ditore, kur Gjykata e Posaçme rikonfirmoi masën e arresit, Rama shfaqi rolin e tij të vërtetë në këtë histori: “Beteja ligjore e Erionit është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e imja dhe e Partisë Socialiste”.

Pra në harkun e 10 viteve, dy garuesit për pasardhës i kanë varur këpucët në gozhdë, ndërkohë lideri, arkitekti, i madhi, është aty.

Por, në periudhën kohore mes rënies së këtyre dy konkurrentëve, janë disa viktima të tjera, diku me pasoja e diku pa pasoja penale.

Vangjush Dako, ose “Gjush akullorja”, ish-kryebashkiaku i Durrësit, njëri nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Edi Rama, u arrestua për “shpërdorim detyre”.

Edi Rama ua futi të gjithëve!
Vangjush Dako

Një tjetër rast i një njeriu që kishte shërbyer si makineri elektorale për Rilindjen, i cili u shtrydh si limon dhe u hodh tej nga Rama.

Dako, në ndryshim nga Tahiri e Veliaj, nuk kishte kurrëfarë ambicie për Lider, por, për t’i bërë qejfin anturazhit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e lëshoi dhe këtë, por për vepra penale që Rama nuk hyn prapë, nuk është aty.

Pra Gjushi, që kishte krijuar makineri elektorale si të rrëmbente vota majtas-djathtas, si të shpërndante tendera për malavitën, si të fuste kandidatë banditë në listë fituese për Kuvendin e Shqipërisë, hetohet për ndërtim pa leje.

Çfarë ironie, po me firmën e kujt vajtën kandidatët e malavitës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve?! Të Ramës apo të Gjushit? Po edhe Gjushi, pasi është keqpërdorur, patjetër që do ketë fatin e gjithë limonave që AY, i madhi, i shtrydh dhe i hedh tutje.

Mbetemi në Durrës

Lefter Koka një biznesmen i hershëm dhe Ministër i Mjedisit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qeverinë “Rama 1”, Koka nuk kuptonte shumë, në mos fare, nga inceneratorët.

Edi Rama ua futi të gjithëve!
Lefter Koka

Megjithatë, nën orientimin e kryeministrit Rama, firma e Lefter Kokës gjendet në tre aferat koncesionare të inceneratorëve Elbasan, Fier dhe Tiranë.  Pasi iu dha udhë inceneratorëve, Rama e tërhoqi Lefterin nga LSI-ja e Ilir Metës, duke e kandiduar në vitin 2021 në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Durrës. Koka fitoi zgjedhjet, por AY e nxiti që të mos e merrte mandatin e fituar, me shpresën që do t’i zgjidheshin hallet me drejtësinë.

Në fund, Lefter Koka u arrestua, deri më tani është dënuar për aferën e dy inceneratorëve, atë të Elbasanit e Fierit, ndërkohë që është në gjyq për inceneratorin e Tiranës. Pra edhe Koka u përdor si limon i shtrydhur dhe u flak tej pasi nuk i duhej më Kryerilindësit.

Të njëjtin fat si Koka pati dhe Alqi Bllako që investoi gjithë anën e tij shpirtërore dhe materiale për Rilindjen në zgjedhjet e vitit 2021, por që u detyrua ta lërë shpejt mandatin dhe tashmë ndodhet pas hekurave, pasi edhe ky u përdor si limon i shtrydhur nga Rama dhe anturazhi i tij.

Edi Rama ua futi të gjithëve!
Alqi Bllako

Ilir Beqja ishte një nga “dy të gjatët e qeverisë, të cilët, për shkak të gjatësisë, nuk kishte shans të korruptoheshin”. Një mik i hershëm i kryeministrit Edi Rama, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka firmën e tij në katër kontratat e dyshimta koncesionare në Shëndetësi.

Edi Rama ua futi të gjithëve!
Ilir Beqja

Fillimisht, Lideri e shpëtoi nga arrestimi, kur u mor nën akuzë për aferën 100 milionë euro të koncesionit të Sterilizimit. Madje, Rama sfidoi këdo, kur e emëroi Beqjan në krye të menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që ishte nën hetim për Sterilizimin.

Sigurisht që Beqaj nuk i kishte bërë me kokën e tij këto kontrata, aq më tepër që aty është e përfshirë edhe Ogerta Manastirliu, sepse siç pamë edhe më lart, asgjë nuk bëhet pa bekimin, miratimin ose drejtimin e dirigjentit të Rilindjes, vetë të Madhit.

Por, Ilir Beqja gaboi rëndë kur kujtoi se, meqë kishte vjedhur me leje, mund të vidhte edhe pa leje. Ai përfundoi në pranga, pasi disa mijëra euro të donatorëve europianë i kanalizonte për fatura në lokalin e bashkëshortes së tij. Lideri pastaj e flaku si limon të shtrydhur, duke i thënë mikut të tij të vjetër se “s’kam ç’të të bëj, ke vjedhur në mënyrë të rëndomtë”.

Arben Ahmetaj, ish-ministër dhe ish-zv.kryeministër në qeveritë e Edi Ramës, tashmë në arrati, lideri e largoi fillimisht nga qeveria, kur ndaj Ahmetajt kishin nisur të hidheshin akuzat e para në publik për përfshirje në aferën e inceneratorëve.

Edi Rama ua futi të gjithëve!
Arben Ahmetaj

Më pas, Rama e riktheu fuqishëm, duke iu dorëzuar Ahmetajt postin e zv.kryeministrit dhe portofolin e ministrit të Rindërtimit dhe Pandemisë.

Por, rikthimi nuk zgjati shumë. Brenda një kohe të shkurtër, Arben Ahmetaj u shkarkua nga të gjitha pozicionet në qeveri dhe parti, duke mbajtur vetëm pozicionin e deputetit. Ahmetaj u detyrua të largohej nga Shqipëria, pasi tashmë e kishte kuptuar se Lideri kishte vendosur fatin e tij-burgosjen.

Sipas të gjitha gjasave, Ahmetaj e njeh më mirë se kushdo Ramën dhe mekanizmin e tij të përdorimit të limonit të shtrydhur, dhe iku me vrap jashtë në arrati.

Jorgo Goro, ish-kryebashkiaku i Himarës, u përdor dhe u keqpërdor nga kryeministri Edi Rama sa të mbaronte “disa punë” me pronat për oligarkët në bregdet dhe, më tej, u hodh në duart e drejtësisë.

Edi Rama ua futi të gjithëve!
Jorgo Goro

Goro u arrestua për falsifikim dhe shpërdorim detyre në dy procese të ndryshme. Njëri prej tyre lidhet me pronën që iu dha Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka, për të ndërtuar resort në bregun e Dhërmiut.

Olta Xhaçka është pjesë e asaj liste, të cilën lideri po e mbron me fanatizëm, sidomos gjatë kohës që ka qenë Ministre e Mbrojtjes, duke dhënë prona të ushtrisë oligarkëve të babëzitur të Shqipërisë së varfër.

Edi Rama ua futi të gjithëve!
Olta Xhaçka

Oltën po e mbron edhe përballë Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht dyshimeve për abuzime, dhe provave që mbart një mandat të paligjshëm si deputete. Por është çështje kohe, kur edhe Xhaçka të shkoj atje, te vendi që AY rezervon për limonët e shtrydhur.

Shpëtim Gjika, kryetari jetëgjatë i Bashkisë së Vlorës dhe një nga individët që siguronte hambar votash për Partinë Socialiste, u arrestua në vitin 2015 për leje abuzive ndërtimi. Rama, i cili i kishte besuar Gjikës fushatën elektorale parlamentare të vitit 2013, nga ku u zgjodh deputet, u shfaq “i pikëlluar” për fatin e keq të kryebashkiakut.

“I dashur Shpëtim, uroj me shpirt që të jesh i pafajshëm”, deklaroi Rama, ndërkohë që Shpëtim Gjika shkonte i vrerosur drejt hekurave të qelisë.

Deputeti Jurgis Çyrbja e pa veten “të flakur” politikisht dhe individualisht, pasi më herët kishte angazhuar grupet kriminale për të mbledhur vota për veten e tij dhe Rilindjen që ka në krye Edi Ramën.

Safet Gjici, “bajraktari” i Kukësit u përdor nga Rama për të thyer një bastion si qyteti verior, duke siguruar vota pa masë për Rilindjen. Pasi doli e u krekos për një bashki më shumë, Rama priti rastin. Dhe rasti nuk vonoi.

Gjici u arrestua për “korrupsion” erotik dhe, siç thonë burime të brendshme nga burgu i Durrësit, inatin e ka me Edi Ramën, që nuk përdori pushtetin e tij për të ndaluar rrjedhjen e videos skandaloze në portale të ndryshme.

Edi Rama hodhi si limon të shtrydhur mentorin e tij Koço Kokëdhimën por jo vetëm. AY i hodhi tej edhe kryebashkiakë të dorës së dytë, atë të Lushnjes, Fatos Tushe; atë të Bulqizës, Lefter Alla; atë të Tropojës, Rexhë Byberi dhe atë të Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, të cilët u arrestuan apo u detyruan të qëndronin në shtëpi, për abuzim me detyrën.

Tani basti është kush e ka radhën Taulant Balla, zv.kryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku; ish-ministrja e Shëndetësisë dhe aktualisht Ministre e Arsimit, Ogerta Manastirliu; apo ish-Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca e të tjerë të ngjashëm.

Në çdo rast, Rama do i hajë të gjithë, sigurisht, pasi t’i përdori si limona të shtrydhur. Të gjithë në burg, vetëm AY, Lideri, do të mbetet aty, gjatë, shumë gjatë ndoshta.

Me arrestimin e Veliajt, “i pezmatuari i shtirur” Edi Rama e ka një dorë më shumë të shtrirë në kollondrisjet e punëve në bashkinë më të madhe në vend. Jo se Veliaj nuk e pyste më parë, por çoç dilte ndonjëherë nga radha, duke tentuar të krijonte edhe ai oligarkinë e tij, të cilën e mori me vete në SPAK. Tashmë Rama i ka të gjitha, edhe atë që mëndonte se nuk e kishte tërësisht.

Çdo gjë i shkon sipas planit. Me zhdukjen e Veliajt, me apo pa SPAK, e ka bërë gati pasardhësin për në Bashkinë Tiranë. Blendi Gonxhe është aty, i cili si një “qingj i urtë” priste radhën pa bërë zhurmë, pa e bezdisur kryetarin, duke pranuar poste të vogla për shumë vite dhe pritur xhevapin e Ramës për ta ngjitur në krye të Bashkisë Tiranë. Edhe Gonxhja mund të tentojë të “hapë petalet”, por e ka të qartë se AY sa të ketë frymë si fillim do të presë kokat e atyre që duan ta zëvëndësojnë.

Në shkoftë tek shokët, me siguri do i gjejnë ndonjë kleçkë me makinat që i jepte me qera të kripura  institucioneve shtetërore dhe jo për faljen e pasurisë publike me të ashtëquajturën “paketa e maleve”, sepse aty ka dorë Kryeministri. Me radhë të gjithë! Radhën e cakton AY…/Boldnews.al

edi rama spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë