‘Rama kërcënon jetimët me heqjen e bursave’, pedagogu: Policia mbron pushtetin, jo qytetarët
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...

TIRANA- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka nisur zyrtarisht Projektin e Mbështetjes së Integrimit në BE (EUIS), një nismë prej 7.2 milionë euro e krijuar për të ndihmuar qeverinë shqiptare në avancimin e negociatave të anëtarësimit në BE. Kjo mbështetje përputhet me objektivin ambicioz të Shqipërisë, të përshkruar në Planin e saj Kombëtar për Integrimin Evropian, për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027.
Bëhet me dije se projekti do të ofrojë asistencë të synuar për strukturat negociuese dhe të gjitha institucionet publike të përfshira në procesin e anëtarësimit në BE. Nëpërmjet ekspertizës së ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, BE do të mbështesë Shqipërinë në koordinimin e procesit të negociatave dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së në të 35 kapitujt e negociatave.
Ky program gjithëpërfshirës do të ndihmojë gjithashtu Shqipërinë në përshpejtimin e integrimit në BE, që nënkupton mbështetjen e vendit për të kapur të gjitha mundësitë e disponueshme të para-anëtarësimit, si pjesëmarrja në programet dhe strukturat e BE-së.
Programet strategjike të trajnimit do të zhvillohen për të forcuar aftësitë e administratës publike, jo vetëm për të çuar përpara procesin e anëtarësimit me sukses, por edhe për të siguruar që institucionet shqiptare të jenë plotësisht të përgatitura për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit në BE.
Për më tepër, qeveria do të përfitojë nga ekspertiza e përkushtuar për të zbatuar Planin e Rritjes dhe Axhendën e Reformës përkatëse që ajo ka miratuar. Me këtë rast, ambasadori i BE-së Silvio Gonzato rikonfirmoi angazhimin e fortë të BE-së për integrimin e Shqipërisë.
“Perspektiva e BE-së për Shqipërinë nuk ka qenë kurrë më reale. Pas hapjes së dy grupeve të negociatave me BE-në vitin e kaluar, dhe duke qenë se vendi synon të hapë të gjitha grupet deri në fund të këtij viti, puna për reformat duhet të përshpejtohet ndjeshëm. BE-ja është e gatshme të mbështesë planet ambicioze të Shqipërisë, duke përfshirë edhe këtë projekt të dedikuar. Së bashku me shtetet tona anëtare të BE-së, ne do të bëjmë çmos për të ndihmuar Shqipërinë jo vetëm në finalizimin e procesit të anëtarësimit, por edhe në përgatitjen për përgjegjësitë dhe përfitimet e anëtarësimit në BE”, ka thënë ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.
Mbështetja e ndërgjegjësimit publik dhe komunikimit rreth BE-së
Sondazhet e fundit të opinionit të porositura nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri tregojnë se 97 për qind e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin e vendit në BE. Megjithatë, këto sondazhe nxjerrin në pah gjithashtu ndërgjegjësimin e kufizuar të publikut për procesin e anëtarësimit dhe projektet specifike të financuara nga BE që tashmë janë duke u zhvilluar në Shqipëri.
Për të adresuar këtë, BE-ja në Shqipëri dhe qeveria shqiptare, nëpërmjet projektit EUIS, do të forcojnë komunikimin dhe transparencën midis qeverisë dhe aktorëve joshtetërorë, përfshirë shoqërinë civile, akademinë, bizneset, të rinjtë dhe qytetarët. Përpjekjet e përbashkëta do të synojnë të shpjegojnë procesin e negociatave, si dhe ndikimin e anëtarësimit në BE.
Një fokus kyç do të jetë gjithashtu në rritjen e ndërgjegjësimit për Planin e Rritjes, i cili mund t'i sjellë Shqipërisë gati 1 miliard euro në grante dhe investime në infrastrukturë. Ky plan është krijuar për të reduktuar hendekun social-ekonomik midis Shqipërisë dhe Shteteve Anëtare të BE-së, duke nxitur modernizimin dhe dixhitalizimin, duke forcuar ekonominë dhe shtetin ligjor të Shqipërisë dhe duke rritur konkurrencën e saj. Këto përpjekje synojnë të përgatisin Shqipërinë për t'u integruar plotësisht në tregjet e përbashkëta rajonale dhe evropiane, duke krijuar më shumë vende pune dhe duke ofruar mundësi më të mira arsimimi dhe trajnimi për qytetarët.
Kjo nismë bazohet në suksesin e programeve të mëparshme të mbështetjes së BE-së, të cilat luajtën një rol kritik në përfundimin e procesit të shqyrtimit të Shqipërisë dhe hapjen e negociatave.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të niset sot drejt Mynihut për të marrë pjesë në Konferenc&eum...
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një reagim lidhur me tubimin e mbajtur nga mbështetësit ...
Belinda Balluku TIRANË - Në kantierin për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, loti 1, janë realizuar afro 25% e punimeve...
Erion Veliaj TIRANË - Drejtoria e Burgjeve ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për g...
Protesta TIRANË - Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme deklaruan përmes dy njoftimeve të premten se Policia e Shtetit ...
GJERMANIA- Nënpresidenti amerikan JD Vance tha sot se kërcënimi më i madh që i kanoset sot Evropës është tërheqja...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me emetimin e Eurobondit 650 milionë euro me afat 10-vjeçar për Shq...
Apeli TIRANË - Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Belind...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka bërë një sqarim për mediat ku thekson se, në kërkesën për caktimin e mas&e...
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë takuar të premten, ndaras, të dërguarin e ri të B...