VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një reagim lidhur me tubimin e mbajtur nga mbështetësit e kryebashkiakut Erion Veliaj para GJKKO-së gjatë kohës kur zhvillohej seanca. Meta thotë se sulmi ndaj GJKKO, një "grusht shteti" kundër grushtit të shtetit. Ai shton se dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin dhe dhunën e orkestruar ndaj GJKKO-së, të urdhëruar, sipas tij drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama.
Kreu i PL-së thotë se vetë “Ramaforma” ishte një grusht shteti sepse me vendime mbi ligjet dhe Kushtetutën, si edhe me vetting-un e kontrolluar prej tij, Rama e kapi të gjithë sistemin e drejtësisë. Meta thotë se paarësisht reagimit të vonuar të GJKKO-së, pas 48 orësh, kjo ngjarje provon mentalitetin mafioz të Ramës dhe raportin e tij intimidues, shantazhues dhe kërcënues ndaj institucioneve të shtetit edhe vetë drejtësisë së re që ai krijoi.
Ai thekson se Partia e Lirisë jo vetëm që nuk ka organizuar një protestë ndaj GJKKO-së, por ai personalisht u ka bërë thirrje publike anëtarëve dhe simpatizantëve, të mos tuboheshin për asnjë arsye para këtij institucioni, as në shenjë solidariteti me të.
POSTIMI:
Sulmi ndaj GJKKO, një "grusht shteti" kundër grushtit të shtetit
Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin dhe dhunën e orkestruar të Narkoshtetit ndaj GJKKO, të urdhëruar drejtpërdrejt nga Kreu i Organizatës, Edi Rama. Rrethimi i GJKKO me policë e nëpunës bashkiakë dhe refuzimi zyrtar i Narkopolicisë për garantimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte një “grusht shteti” kundër grushtit të shtetit. Vetë “Ramaforma” ishte një grusht shteti sepse me vendime mbi ligjet dhe Kushtetutën, si edhe me vettingun e kontrolluar prej tij, Kreu i Organizatës e kapi të gjithë sistemin e drejtësisë.
Por meqë denoncimet konkrete persistente, kallëzimet penale persistente, protestat dhe presioni persistent i opozitës e arritën një rezultat, atëhere u urdhërua edhe ky “grusht shteti” kundër grushtit të shtetit që Edi Rama e realizoi po vetë.
Pavarësisht reagimit të vonuar të GJKKO, pas 48 orësh, kjo ngjarje provon mentalitetin mafioz të Kreut të Organizatës dhe raportin e tij intimidues, shantazhues dhe kërcënues ndaj institucioneve të shtetit edhe vetë “Drejtësisë së Re” që ai krijoi.
Distancohem nga të gjithë palo-analistët e financuar me paratë e inceneratorëve që këtë ngjarje kriminale përpiqen ta krahasojnë me protestën e Partisë së Lirisë para SPAK, ku asnjë anëtar apo simpatizant i saj, në asnjë moment, nuk ka ushtruar dhunë ndaj institucioneve dhe as ka vënë në rrezik jetën e prokurorëve.
U kujtoj se protesta para SPAK është shoqëruar me kallëzimin penal për rrëmbimin tim banditesk nga horra me maska, me armatim të rëndë, pa dokument identifikimi, që nuk më treguan asnjë urdhër ndalimi dhe që më shoqëruan me automjete private, të urdhëruar nga vetë Edi Rama, Altin Dumani dhe McGonigali, që e provoi edhe mosveprimi i SPAK-ut pas këtij kallëzimi ndaj drejtuesve të Narkopolicisë.
Nënvizoj se Partia e Lirisë jo vetëm që nuk ka organizuar një protestë ndaj GJKKO, por ju kujtoj se unë personalisht u kam bërë thirrje publike anëtarëve dhe simpatizantëve, të mos tuboheshin për asnjë arsye para këtij institucioni, as në shenjë solidariteti me mua. Qëndrimet tona ndaj Dumanit nuk kanë të bëjnë me çdo prokuror të SPAK-ut por me shërbimet e tij të neveritshme ndaj Edi Ramës dhe McGonigalit, me proceset politike ndaj drejtuesve të opozitës, me amnistimin publik që i bëri inceneratorit fantazmë të Tiranës, që e cilësoi “krim intelektual”, si dhe për mos vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kësaj mega-afere.
Nënvizoj se çdo arritje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është vetëm rezultat i kallëzimeve penale persistente, i denoncimeve persistente, i protestave publike persistente dhe i këmbënguljes së Partisë së Lirisë dhe opozitës në tërësi. Prandaj duhet vazhduar me denoncimet, kallëzimet penale dhe protestat persistente për të arritur qëllim final, rrëzimin e Narkoshtetit dhe ndëshkimin e merituar të Kreut të Organizatës. Pas 11 Majit, SPAK-u do të vazhdojë të funksionojë dhe do t’i rikthehet misionit të tij, ndërsa Edi Rama nuk do të jetë nevoja të bëjë asnjë ditë paraburgim dhe as të fshehë celularin sepse provat dhe firmat e tij janë publike.
Belinda Balluku TIRANË - Në kantierin për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, loti 1, janë realizuar afro 25% e punimeve...
Erion Veliaj TIRANË - Drejtoria e Burgjeve ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për g...
Protesta TIRANË - Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme deklaruan përmes dy njoftimeve të premten se Policia e Shtetit ...
GJERMANIA- Nënpresidenti amerikan JD Vance tha sot se kërcënimi më i madh që i kanoset sot Evropës është tërheqja...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me emetimin e Eurobondit 650 milionë euro me afat 10-vjeçar për Shq...
Apeli TIRANË - Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Belind...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka bërë një sqarim për mediat ku thekson se, në kërkesën për caktimin e mas&e...
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë takuar të premten, ndaras, të dërguarin e ri të B...
veliaj, bushka TIRANË- Dy ditët e fundit përpara se të paraqitej për të dëshmuar në Prokurorinë e Posa&cc...
erion veliaj DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga paraburgimi i Durrësit sërish lidhur me procesin gjyqës...