Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar për situatën e rëndë që është krijuar në vend me çmimin e naftës por edhe me çmimet e produketë të tjera ushqimore.
Sipas tij, shqiptarët dikur iknin e nuk ktheheshin më, e sot po ikin përditë në vendet fqinje që të blejnë me lirë.
Ai shprehet se është një skenar filmi në kufijtë e të pabesueshmes kjo ekonomi që i detyron qytetarët e saj të kalojnë kufirin për të blerë gjërat bazike të jetës.
Reagimi i plotë
Deri dje ikja nga Shqipëria ishte një akt përfundimtar, por sot, në 2026-ën është bërë sjellje e përditshme.
Rreth 40 mijë qytetarë në vit e mbyllin jetën këtu dhe e nisin diku tjetër, larg.
Por përtej këtij eksodi të heshtur, ka nisur një tjetër, shumë më afër, me radha në kufi për të blerë naftë dhe ushqime më të lira. Për të mbijetuar.
Nga ikja përjetë, tek ikja përditë është niveli i ri i krizës për Shqipërinë. Ekskluzivisht për të dhe asnjë vend tjetër ballkanik, nga ku asnjë qytetar nuk kalon ne drejtim të kundërt për të gjetur ndonje produkt më të lirë.
Skenar filmi në kufijtë e të pabesueshmes kjo ekonomi që i detyron qytetarët e saj të kalojnë kufirin për të blerë gjërat bazike të jetës.
Tek fqinjët, nafta shitet 40–50% më lirë. Ushqimet ndjeshëm më të ulta në çmime.
Në Shqipëri, çmimet e mallrave dhe produkteve bazike janë sa mesatarja e BE-së. Ndërsa tek fqinjët deri në 40 përqind më lirë se sa mesatarja e BE.
Çfarë emri mund t’i vihet fenomenit që detyron një shoqëri të kalojë çdo ditë kufirin për të mbijetuar? As nga lufta, as nga ndonjë vullkan a apokalips.
Se nuk mund ta quash as emigracion këtë largim ditor kolektiv që nuk ka lidhje as me krizën globale e as me ndonjë trend rajonal. Aq më pak me ndonjë mallkim biblik a “kulturë shoqërore” siç mund ta pagëzonte lehtësisht zonja Kos.
Këtë syrgjynosje të përditshme e kemi “dhuratë” nga modeli ynë qeverisës, që rrit çmimet pa rritur të ardhurat, që “liçenson” deformimin e tregut me monopole dhe oligopole, që mendon se propaganda është “ushqim” më i dobishëm, që shtyn perceptimin, por shkatërron standardin e jetës.
Këtu na ka katandisur ky narkoshtet i kalbur ne korrupsion e krim, që nuk siguron dot jetesën minimale brenda territorit të vet, duke dorëzuar ende pa e shpallur sovranitetin ekonomik.
Sado kriminal, ky nuk është fatalitet pa zgjidhje dhe e kemi në dorë ta ndalim këtë përçudnim që nuk u lejon më shqiptarëve të jetojnë brenda vendit pa dalë çdo ditë jashtë për të mbijetuar. Si qytetarë e opozitarë mund t’ja dalim, duke bërë tonën.
Qysh dje kam nisur dy kërkesa për informacion në Ministrinë e Energjetikës dhe Drejtorinë e Doganave për të marrë të dhënat jo vetëm për sasitë e zhdoganuara dhe çmimin, por edhe për importet.
Për të kuptuar se si lidhet ky abuzim me tregjet monopol dhe oligopol. Shqiptarët duhet ta dinë se si po u merret jeta peng.
Vërtetë deri më sot kanë gjetur mënyrën për të mbijetuar. Por nëse ikja është bërë zakon, ndryshimi duhet të bëhet vendim. Shqipëria është e bekuar nga natyra, meritojmë ta jetojmë në begatinë e saj.
Kreu i PD-së, Sali Berisha bëri sot një denoncim, se Adriana Kalaja ka marrë kërcënime me jetë nga kryeministri Rama dhe gr...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot nga konferenca për shtyp se prokurori i dosjes së zv/kryeministres Belinda Balluku, e shkarku...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, paralajmëron se Shqipëria përballet me çmimet më...
4.6 milionë euro. Kjo ishte vetëm fatura që shqiptarët kanë paguar për studiot ligjore, të përzgjedhura nga qeveria, me ...
PLUG tregoi sot sesi një akuzë e kryeministrit për “pastrim parash” ndaj një pronari mediaje që I bënte kritika qeveri...
Prej kohësh, në portin e Durrësit nuk kapet asnjë substancë narkotike, edhe pse raportet ndërkombëtare e cilësojnë ...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar pushimin e çështjes penale ndaj gjyqtares I...
Gjermania nuk duket e bindur të blejë “rrugën e shkurtër” që dy ballkanasit Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç...
Gazetari Romir Saraçi ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK lidhur me trajtimin e çështjes së gjyqtares Irena Gjoka. Sipas tij, dokum...
Ilir Meta është “thjesht dhe vetëm një i burgosur politik, i marrë peng dhe i rrëmbyer në mënyrë mafioze nga ...