POLITIKE

"Epidemia e salmonelës u mor vesh vetëm kur u sëmur Rama", Berisha: Në vend futen substanca kancerogjene nga mafia

r.ll Përditësimi i fundit 22 Prill 2025, 13:13
"Epidemia e salmonelës u mor vesh vetëm kur u sëmur
sali berisha

TIRANË- Partia Demokratike ka organizuar sot takimin me temë "Siguria Ushqimore", ku i pranishëm ishte dhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij ai tha se kontrolli i sigurisë së ushqimeve është në duart e asaj qe e quajti "mafia shtetërore".

Berisha tha se në vend janë futur  substanca që përdoren në bujqësi, në fusha të ndryshme, të cilat me ligj klasifikohen si kancoregjene dhe të rrezikshme.

Ai foli edhe për skandalin e pranisë së salmonelës në mishin, ku tha se kjo u zbulua vetëm kur u sëmur kryeministri Edi Rama. Sipas tij ky ishte dhe shkaku që drejtori i AKU-së dha dorëheqjen. Berisha u shpreh më tej se teksa jemi në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, nuk plotësojmë asnjë standard të tyre. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Mirëdita, ju përshëndes përzemërsisht ju. Përshëndes drejtuesit e departamentit për punën e shkëlqyer që kanë bërë për programin që kanë përgatitur, për një çështje e cila është çështje themelore e sigurisë, e shëndetit të çdo populli, të çdo vendi. Për një çështje e cila, të jemi realë, si kontroll është në duart e mafies. Është mafia shtetërore dhe ajo tjetra e lidhur me shtetëroren që kanë në dorë tërësisht këtë siguri që është siguria më e rëndësishme. Shqipëria sigurisht ka sigurinë kombëtare, por ama e ka të garantuar me NATO-n dhe askush nuk mund ta sulmojë Shqipërinë pa u përballur me NATO-n. Shqipëria ka sigurinë juridike, e kanë zhdukur për sa kohë që qytetari pret 15 vite për një proces gjyqësor, nuk ka më siguri juridike dhe nuk funksionon dot si shtet ligjor.

Shqipëria, të lidhur direkt me shëndetin e njerëzve, ka sigurinë ushqimore, ka sigurinë e medikamenteve dhe këto që kur kontrolli është në kthetrat e mafies, urdhëro, laboratorit shtetëror, ministri ia merr kompetencat dhe ia jep një laboratori privat në shembullin e atyre PPP-ve të shëndetësisë për të ndarë paratë me të. Shqipëria ka specialistë shumë të mirë, por ata janë të skajuar dhe e vërteta është që gjithçka përcaktohet nga mafia. Ne themi se po ecim drejt BE. Asnjë standard të BE nuk plotësojmë ne. Në qoftë se ulet specialisti dhe i merr një më një standardet e fushës së tij në Shqipëri dhe krahasuar me BE, u garantoj se nuk ekziston më asnjë krahasim, në një kohë kur ato duhet të jenë kushtet më pozitive për qytetarët shqiptarë në mënyrë që të afrohen me qytetarët europianë.

Dje INSAT ka dhënë një të dhënë shumë interesante. 99.6 përqind e të gjitha prokurimeve janë më shqiptarë, të ndaluar me të huaj, në një kohë kur marrëveshja e firmosur me BE, e detyron Shqipërinë të jetë e hapur për investitorët shqiptarë dhe europianë dhe kjo në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë sepse punërat u kushtojnë më lirë dhe bëhen me më cilësi. Por këta i fshinë nga faqja e dheut. Kanë vënë rregullin sipas të cilit duhet të dorëzosh dokumentet për 34 ditë, duhet t’i dorëzosh me e-Albania, e cila kërkon 38 ditë dhe çdo i huaj që i dorëzon me e-Albania paraqitet pasi është firmosur prokurimi. Unë u dhashë këtë shembull për të dhënë se absolutisht në çdo fushë ky është raporti ynë me standardin evropian. Po ka një fushë ku e paguajmë më shumë se çdo fushë tjetër dhe kjo është siguria ushqimore se ajo lidhet direkt me shëndetin. Dihet se ushqimet nga burim shëndeti mund të bëhen shkaqe sëmundjesh ndër më të rrezikshmet. Asnjë serioz serioz nuk është më.

Këtu futen inpute, futen substanca që përdoren në bujqësi, në fusha të ndryshme me ligj si kancoregjene dhe të rrezikshme. Mjaftojnë të paguajnë këtu dhe aty dhe ryshfeti tani nuk ndalet më tek drejtori. Ryshfeti ka marrë tani një karakter vertikal të pamëshirë. Kështu që shkon gjer te ministri, garantohet dhe vazhdon pa asnjë shqetësim. E marrim vesh vetëm kur produktet tona kthehen dhe bëjmë lajme shumë të këqija që kërcënojmë kombet e tjera, shoqëritë e tjera me prodhimet tona që i eksportojnë. Dhe ata na i kthejnë sepse i gjejnë me helme që nuk mund të tregtohen ose kur krijojnë epidemi salmonelash dhe atëherë merret vesh vetëm kur sëmurët kryeministri me salmonelë. Se gjer atëherë ajo nuk u mor vesh. Dhe gjer atëherë nuk mbajti përgjegjësi askush dhe pas kësaj doli ai i AKU dhe dha do jap dorëheqjen. Kush i kishte këto? Këto i solli një njeri i qeverisë dhe afër qeverisë, ndaj dhe asnjë hetim, asnjë përgjegjësi. Dhe ky dha dorëheqjen se u sëmur Edi Rama, që tha e kam nga breshkat. Por absolutisht nga pulat. E sigurt. Por çështjet e tij shëndetësore i zgjidh vetë, qytetarët duhet të zgjidhin çështjet e tyre shëndetësore.

sali berisha siguria ushqimore

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë