POLITIKE

"Çështje ujërash të zeza politike e mediatike", BIRN: Rama sulmon median rumune, i del në mbrojtje Florian Coldea-s

r.ll Përditësimi i fundit 14 Qershor 2024, 18:51
"Çështje ujërash të zeza politike e mediatike",
edi rama

TIRANË-Një prej këshilltarëve të jashtëm të kryeministrit Edi Rama, ish-zëvendësdrejtori i parë i shërbimit sekret të Rumanisë, Florian Coldea, po hetohet nga Drejtoria Kombëtare e Antikorrupsionit në Rumani për korrupsion.

Coldea  është marrë nën hetim në 24 maj dhe bazuar në njoftimin prokurorisë rumune akuzohet se bashkë me 2 persona të tjerë “i kanë kërkuar një biznesmeni (kallëzuesit) shumën prej 700,000 euro plus TVSH-në, në këmbim të së cilës i kanë lënë të besojë se ai do të kishte ndikim tek disa magjistratë në disa gjykata dhe se do t'i bënte ata të jepnin vendime të favorshme për kallëzuesin në një çështje penale në të cilën ai po gjykohej” (Njoftimi për shtyp).

Prokuroria në Rumani nuk e identifikon Coldean, por mediat atje e kanë identifikuar atë si një nga të akuzuarit. Ndaj Coldeas u morë masë për ndalimin e largimit nga Rumania, ndërsa sipas prokurorisë nga 700 mijë dollarët e kërkuar, vetëm 100 mijë ishin transferuar.

Por e pyetur nga BIRN Agjencia për Media dhe Informim pranë qeverisë shqiptare e mori në mbrojtje Coldean dhe sulmoi kallëzuesin. Sipas MIA-s, kallëzuesi është pronar i një televizioni i cili është dënuar për korrupsion. “Ai është një i dënuar për korrupsion në Rumani dhe aktualisht ka një tjetër proces të hapur po për korrupsion”, thuhet në përgjigjen e MIA.

Në përgjigje nuk sqarohet kur Coldea filloi të punonte për kryeministrin Rama dhe as nëse ai vijon ta ketë këtë pozicion, por ai lavdërohet se “ka dhënë një ndihmë të çmuar me këshillat e tij për forcimin e institucioneve të sigurisë”.

Sipas një dokumenti të publikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha, Coldea ishte këshilltarë i kryeministrit Edi Rama në vitin 2023. Berisha, i cili ndodhet me masë arresti shtëpiak, akuzoi Ramën për lidhje të dyshimta me Coldean dhe e cilësoi ata “McGonigal-i rumun”, duke iu referuar rastit të ish-agjentit të FBI-së që akuzohet se mori para nga qeveria shqiptare e Ramës, për të lobuar kundër opozitës.

Berisha po ashtu përsëriti akuzat e mediave Rumune se Coldea kishte lidhje me klane mafioze meksikane. “Sot shtypi rumun i tëri zien më Edi Ramën e Sinalon. A do të pranojmë më tutje këtë kryeministër”, tha ai në një nga daljet para një grupi mbështetësish.

Ndër të tjera mediat në Rumani kanë publikuar edhe foto mes Coldeas dhe Dorian Duçkës, një tjetër këshilltar i kryeministrit Rama. Duçka, ish-zëvendësministër i qeverisë shqiptare, u përmend edhe në hetimin e FBI në çështjen ndaj ish-agjentit Charles McGonigal, i cili u dënua me 2 vjet burg se mori 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve informative shqiptare. Në Shqipëri kryeministri është akuzuar nga opozita se pagoi Mcgonigal për të sulmuar Partinë Demokratike dhe opozitën.

Në përgjigjen për BIRN, kryeministria i mohoi dhe i ironizoi akuzat për lidhjet e Coldea me kartelet të trafikut të narkotikëve. “Po ne jemi mësuar me këto estrada dhe s'kemi asnjë lloj shqetësimi për budallallëqet që lidhin rolin e zotit Coldea si këshilltar i jashtëm me telenovelën meksikane të kanalit të ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës që është derdhur së fundmi edhe në gotën mediatike rumune”, thuhet në reagim.

Ndërkohë sipas Agjencisë Kombëtare të Shtypit në Rumani Agerpress, kryeministri aktual Marcel Ciolacu, u shpreh i shqetësuar që Coldea pas punës në shërbimin e inteligjencës Rumune, kishte punuar si konsulent për të tretë. Kryeministri i Rumanisë, citohet të ketë premtuar ndryshime ligjore, për të ndaluar situata të ngjashme.

Nga ana e saj MIA nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN nëse kjo përbënte shqetësim për sigurinë e vendit. Në përgjigje theksohet se Coldea kishte punuar si konsulent për disa qeveri dhe lavdërohet si një “faktor kyç për kalimin e SRI-së nga Sherbimi Sekret Komunist në një nga shërbimet më prestigjozë të inteligjencës në Europën Lindore dhe NATO”./Reporter.al

florian coldea edi rama birn

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë