Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Njëriu që i ka mbyllur dyert vendit të tij për integrimin europian për shkak të korrupsionit dhe bllokimit të drejtësisë për arrestimin e Belinda Ballukut, ka përsëritur sërish një stil bajat dhe banal për të larguar vëmendjen nga skandalet e pushtetit të tij dhe i ka dhënë mend Europës.
Në përpjekjet e tij të përhershme për të dalë nga situata me batuta bajate dhe deklarata kontroverse, Edi Rama ka zgjedhur sërish të sfidojë qëndrimet e konsoliduara të Bashkimit Evropian, këtë herë duke kritikuar hapur strategjinë ndaj Rusisë. Ndërsa Europa e ka damkosur si të korruptuar dhe i ka vënë bllokadë për pengimin që i bën drejtësisë, dhe nga ana tjetër po avancon me Malin e Zi në axhendën e integrimit me hapa të shpejtë, ai del dhe e paraqet veten si një njeri që mund t’i japë mend edhe Europës.
Deklaratat e tij janë bërë për median europiane Politico.eu, ku ka theksuar se Europa ka gabuar me Putinin.
Deklarata të cilat jo vetëm bien ndesh me linjën zyrtare të BE-së, por ngrenë pikëpyetje mbi koherencën e politikës së jashtme shqiptare dhe rolin që Tirana kontrovers të Tiranës në lidhje me BE-në, sidomos në një krize të thellë gjeopolitike.
Që deklaratat e Edi Rama për Rusinë nuk kanë kaluar pa u vënë re, e tregon edhe fakti që një nga mediat më të mëdha dhe më me ndikim në Francë, Le Figaro, i ka kushtuar një artikull të posaçëm – me tone të qarta kritike. Në vend që të përforcojë linjën e përbashkët evropiane në një moment të ndjeshëm gjeopolitik, Rama shfaqet si një zë kundërrymë, duke akuzuar BE-në për “gabim strategjik” ndaj Rusisë dhe duke kërkuar rikthimin e dialogut me Moskën. Ky pozicion, i evidentuar dhe problematizuar nga media franceze, ngre pikëpyetje serioze mbi koherencën e retorikës së tij pro-evropiane dhe mbi motivet reale pas këtij qëndrimi, që në dukje synon më shumë hallet personale sesa një kontribut të qëndrueshëm në politikën e jashtme evropiane.
Artikulli i Le Figaro:
"Europa po bën një gabim të madh strategjik" duke refuzuar të flasë me Rusinë, thotë kryeministri shqiptar
Deklaratat e Edi Ramës bien ndesh me qëndrimin e mbajtur nga zyrtarët e lartë europianë, të cilët argumentojnë se bisedimet me Moskën do të ishin të padobishme, pasi Rusia është e vendosur të vazhdojë konfliktin.
"Europa duhet gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë të dialogojë me të gjitha vendet." Në një intervistë të dhënë për Politico këtë të enjte, kryeministri shqiptar Edi Rama ka dënuar ashpër refuzimin e Europës për të negociuar me Rusinë, ndërsa lufta në Ukrainë hyn në vitin e pestë. "Mund ta them me siguri, Europa ka bërë një gabim të rëndë strategjik duke ndërprerë të gjitha kanalet e komunikimit me Rusinë", këmbënguli ai.
"Sa më shumë të vonojmë të dialogojmë me Rusinë, aq më pak do të kemi fjalë në fund, sepse Rusia, cilido qoftë përfundimi i kësaj lufte, nuk do të zhduket", shtoi ai, por duke u kujdesur të mos lërë të kuptohet ndonjë afërsi mes Shqipërisë dhe Rusisë. "Ne nuk kemi asnjë varësi ndaj Rusisë: as investime, as gaz rus, as produkte ruse. Prandaj mund ta them këtë", u justifikua ai.
"Plotësisht i rreshtuar me Europën"
Kryeministri, i rizgjedhur për një mandat të katërt në vitin 2025, ka premtuar ta fusë vendin e tij në BE deri në vitin 2030. "Jam në krye të vendit më euro-optimist në Europë prej kohësh", kishte theksuar ai disa ditë pas rizgjedhjes. Edi Rama shfaq gjithashtu rregullisht afërsinë e tij me kryeministren italiane GiorgiaMeloni, për të cilën thotë shpesh se ka një admirim të vërtetë.
Komentet e tij vijnë në një kohë kur liderët e BE-së po mblidhen në Nikosia, në Qipro, për të diskutuar një mbështetje më të madhe për Ukrainën si dhe krizën energjetike që po godet bllokun pas bllokimit të ngushticës së Hormuzit nga Irani.
Deklaratat e shqiptarit bien në kundërshtim me qëndrimin e mbajtur nga zyrtarët e lartë europianë, ndërkohë që UrsulavonderLeyen dhe KajaKallas, përkatësisht presidente e Komisionit Europian dhe shefe e diplomacisë europiane, kanë argumentuar se bisedimet me Moskën do të ishin të kota, pasi Rusia është e vendosur të vazhdojë konfliktin.
Gjatë intervistës për Politico, Edi Rama theksoi gjithashtu të drejtën e Shqipërisë për të pasur liri zgjedhjeje në politikën e jashtme, veçanërisht sa i përket "simpatisë"së tij ndaj administratës Trump. Lideri shqiptar kishte përshëndetur publikisht objektivat e presidentit amerikan në Iran në fillim të luftës.
Por kjo mbështetje nuk e pengon atë të jetë "plotësisht i rreshtuar me Europën" sa u përket objektivave strategjikë. I pyetur nëse Shqipëria duhet të zgjedhë një krah nëse bëhet anëtare e BE-së, Rama përfundoi: "Është si inteligjenca njerëzore dhe inteligjenca artificiale. Në art, duhet të pranosh të dyja për të marrë rezultatin më të mirë."
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një mesazh që ai e cilëson si shqetësues nga ministri i Jasht&...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka reaguar pasi iu anulua interpelanca në Parlament lidhur me fondet e vjedhura të BE. Kapri ka pu...
Ish-ministri Ilir Beqaj ka reaguar lidhur me procesin penal ndaj tij në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJ...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka sqaruar vendimin për shtyrjen për në datë 29 prill të shqyrtimit të një ankimi të...
Gjykata e Lartë i ka dhënë fund sagës së përballjeve gjyqësore mes ish-kryepolicit Gledis Nano dhe Këshillit të M...
Thirrja e Kryeministrit Edi Rama si dëshmitar në procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, përbën nj&eum...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, denoncon kryeministrin Edi Rama si garant të korrupsionit. Ai shkruan se ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar se në një dalje për mediat se 13 mijë faqe janë zhdukur nga të dhënat e Kadast...
Kreu i PD Sali Berisha njofton protestën e radhës “Në datën 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe shesh...
Pastrimi i parave dhe narko-ekonomia po deformojnë ekonominë shqiptare dhe po përbëjnë rrezik për gjithë Evropën. Ky ish...