
Gjykata e Lartë i ka dhënë fund sagës së përballjeve gjyqësore mes ish-kryepolicit Gledis Nano dhe Këshillit të Ministrave e Ministrisë së Brendshme, duke detyruar këto të fundit t'i paguajnë atij dëmshpërblim në masën e 100 milionë lekëve të vjetra.
Gledis Nano e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra, nga kryeministri dhe ministri i kohës, duke ju drejtuar gjykatës. Edhe shkallët e tjera të gjyqësorit, më parë, i kishin dhënë atij të drejtë.
Vendimi i Gjykatës së Lartë mban datën 17 Shkurt 2026 dhe relator i çështjes me titull "GLEDIS NANO Kundër. KESHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKES SE SHQIPERISE dhe Të Tjerë", dorëzuar nga Qeveria dhe Ministria e Brendshme, ka qenë kryegjyqtari Sokol Sadushi.
"Detyrimin e pales se paditur te trajtoje me page paditesin deri ne perfundim te mandatit 5 vjecar si dhe sistemimin e tij ne strukturat e Policise se Shtetit apo funksione te tjera. Dhenien e vendimit me ekzekutim te perkohshem sipas nenit 317 te K.Pr.Civile", thuhet në vendim.
Gjykata e Lartë ka vendosur gjithashtu edhe shfuqizimin e vendimit nr.580, dt. 31.08.2022, të Këshillit të Ministrave, ku paditës ka qenë Gledis Nano, të paditur Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Brendshme, ndërsa pjesëmarrës në gjykim, Avokatura e Shtetit.
Gledis Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte deklaruar publikisht se i kishte kërkuar dorëheqjen.
Arsyeja zyrtare për largimin e tij ishte “mosrealizimi i objektivave”. Një vendim që Gledis Nano e konsideroi të paligjshëm dhe ndërmori të gjithë hapat ligjorë për dëmshpërblim, duke i marrë shtetit 100 milionë lekë të vjetra, ose 60 pagash mujore, sa mandati 5 vjeçar që duhet të qëndronte në detyrë.

Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
24 Prill15:52
Rama dëshmitar/ Gjokutaj: Strategjia për të goditur politikisht Berishën është kthyer kundër nxitësit kryesor
Thirrja e Kryeministrit Edi Rama si dëshmitar në procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, përbën nj&eum...
POLITIKE
24 Prill15:45
“Te korruptuara Belinda Balluku dhe Mirlinda Karçanaj”, Gazment Bardhi: Rama mbron këto dy afera pasi lidhen drejtpërdrejt me familjarët e tij
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, denoncon kryeministrin Edi Rama si garant të korrupsionit. Ai shkruan se ...
POLITIKE
24 Prill13:21
Berisha: 13 mijë faqe janë zhdukur nga Kadastra, u bënë tjetërsime të titujve të pronësisë. Ergys Agasi përfitues i mijëra ha/tokë e pyje!
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar se në një dalje për mediat se 13 mijë faqe janë zhdukur nga të dhënat e Kadast...
POLITIKE
24 Prill12:52
“Me mandatet e krimit bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut”/ Berisha zbulon datën e protestës së radhës:
Kreu i PD Sali Berisha njofton protestën e radhës
“Në datën 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe shesh...
POLITIKE
24 Prill11:08
Vokshi nga Strasburgu: Paratë e pista dhe narkoekonomia po deformojnë ekonominë shqiptare
Pastrimi i parave dhe narko-ekonomia po deformojnë ekonominë shqiptare dhe po përbëjnë rrezik për gjithë Evropën. Ky ish...
POLITIKE
23 Prill22:59
“Takimi me Mitsotakis, për “ca foto të bukura” dhe atletet e Ramës”, Këlliçi: Marrëdhëniet me Greqinë janë përkeqësuar
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar takimin e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsot...
POLITIKE
23 Prill22:15
“Jam në gjyq me baxhanakun e Ramës, pas AKSHI-t është Linda e tij”, Këlliçi: Agasi ndodhet në Tiranë e Durrës
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka deklaruar se kreu i PD, Sali Berisha prej kohësh ka akuzuar Ramën se pas skemës korruptive të A...
POLITIKE
23 Prill21:59
A do të lejonte ushtrinë amerikane të kryente operacione nga Shqipëria kundër Iranit? Rama flet për “Politico”
Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luft...
POLITIKE
23 Prill21:51
Abilekaj: Qeveria ka ‘shuar’ pushtetin lokal dhe ka kthyer ekonominë në model mashtrimi e emigrimi
Një fenomen alarmant po ‘gërryen’ shoqërinë shqiptare, ku rreth 30 mijë të rinj janë të punësuar në...