POLITIKE

"Familjen me vetëm 300 mijë lekë të ardhura!" Berisha: Të gjithë ju do të merrni nga 200 euro si minimum jetik

M.B. Përditësimi i fundit 1 Prill 2025, 13:35

"Familjen me vetëm 300 mijë lekë të ardhura!"

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për çështjen e rindërtimit sot gjatë prezantimit të paketës së emergjencës për familjet e prekura nga tërmeti. Berisha premtoi para anëtarëve të një familjeje që vizitoi se në rast se PD vjen në pushtet të gjithë ata do të merrnin nga 200 euro si minimum jetik.

Ai shtoi se korrupsioni, vjedhja e fondeve, vjedhja e buxhetit, sjell mungesën e krijimit të vendeve të punës, nuk lejon rritjen e rrogave dhe pensioneve, e bën të pamundur që familjarët të mbajnë fëmijët e tyre dhe detyrohen që t’u kërkojën të shkojnë në vende të tjera për të siguruar jetën. Sipas tij, korrupsioni krijon një pasiguri të madhe edhe te prindërit sepse u largohen fëmijët.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pra, tre vetë mbahen me 300 mijë lekë. Jo, do vendosen 200 mijë lekë për secilin prej jush. Nuk do ketë asnjë shqiptar që do marrë nën 200 mijë lekë. Ne do vendosim atë që quhet minimum jetik. Pra ju bashkë me nënën tuaj do keni nga 200 mijë lekë në muaj, pavarësisht se sa janë pensionet. Plus rroga e bashkëshortes, kështu që gjendja brenda 3 muajve të parë ndryshon në mënyrë pozitive. Kjo do bëhet absolutisht. Kurse për shtëpitë do bëhet një ndërhyrje e shpejtë dhe në tërësi do bëjmë gjithçka që me problemet e krijuara nga tërmeti në vitin 2019, t’i mbyllim brenda një viti... Largimi i të rinjve dhe shpopullimi është politikë e qëllimshme. Sepse ka disa gjëra këtu.

Korrupsioni, vjedhja e fondeve, vjedhja e buxhetit, çfarë sjell? Sjell mungesën e krijimit të vendeve të punës, nuk lejon rritjen e rrogave dhe pensioneve, e bën të pamundur që familjarët të mbajnë fëmijët e tyre dhe detyrohen që t’u kërkojën të shkojnë në vende të tjera për të siguruar jetën. Korrupsioni krijon një pasiguri të madhe edhe te prindërit se u ikin fëmijët. Imagjinoni ju se çfarë preokupimi kanë ata për të ardhmen e tyre, mbeten vetëm. Vetmia është pasiguri, është topitje. Të gjitha këto pse vjedh Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, dhe ai e quan vjedhjen, hanë dardha dhe molla të prishura. Hanë dardha dhe molla të prishura se shohin Edi Ramën ata. Kur kreu i organizatës vjedh, ata lëshohen si lukuni për të vjedhur.

Gjithë problemi është se po të bësh një analizë të thellë, vjedhja që u bëhet shqiptarëve është nëna e të gjithë problemeve të tyre. Ja si i thonë këtij, ia kemi dhënë paratë, ata me siguri po të shkosh aty gjen një emër që ka firmosur ën emër të zotërisë, ka ndarë paratë me Sakon dhe nuk e paraqesin dot në gjykatë se do zbulohen. Por, 11 maji është përgjigjja e kësaj. Ne duhet të mobilizohemi me të gjithë potencialin tonë që të votojmë, të mbrojmë votën, ditën e votimit të jemi syçelët dhe u garantoj se Shqipëria do ndryshojë shumë më shpejt nga sa mund të mendojnë njerëzit.

Do ketë një ndryshim pozitiv. Së pari, e kam theksuar, 100 ditët e para do bëjmë gjithçka për ata që janë në nevojë, që janë në skamje, që janë me probleme. Ua thashë, do marrë 200 euro vetë, 200 euro nëna, do bëhen 400 euro. Pra jeta këtu bëhet tjetër. Në këtë mënyrë kjo do jetë veprimi më i shpejtë i yni. Pas kësaj do bëjmë gjithçka për prodhimin. Pa prodhim nuk ka zhvillim, nuk ka mirëqenie, nuk ka përparim. Të gjitha pasuritë këta i kthejnë në vila, në hotele, i çojnë në banka offshore. Kjo sepse vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin taksat e qytetarëve dhe i mbajnë rrogat e ulëta.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë