POLITIKE

"Kredi të buta dhe një vit pa sigurime shoqërore"/ Berisha: Do favorizojmë bizneset e çelura nga gratë

m.l Përditësimi i fundit 1 Prill 2025, 12:24

"Kredi të buta dhe një vit pa sigurime shoqërore"/

DURRËS: Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme gjatë një takimi me punonjëset e një fasonerie në qytetin e Durrësit, se do të favorizojë bizneset e hapura nga gratë. Berisha tha se do të krijojë lehtësira për ato biznese si; një vit pa sigurime shoqërore, favorizime në taksa si edhe kredi të buta. Kryedemokrati shtoi më tej se me anë të koalicionit 'Shqipëria Madhështore' do të mbështesin bizneset e drejtuara nga gratë dhe të rinjtë. 

Berisha tha se brenda tre muajve të parë të mandatit, do të bëjë të mundur që asnjë shqiptar të mos jetojë në mjerim si edhe do të vendosë minimumin jetik 200 euro. Kryedemokrati deklaroi më tej se do të ketë një ndarje të buxhetit që do të mundësojë rritjen e rrogave e pensioneve si edhe zhvillimin e infrastrukturës. 

 

"Unë shoh se këtu dominojnë gratë. Absolutisht do ketë stimuj të veçantë për bizneset që dominohen nga gratë. Do ketë lehtësira qoftë në sigurimet e tyre shoqërore, qoftë në trajnimin e tyre. Sikundër për gratë që hapin biznese, se ne duam të barazojmë gjendjen financiare të burrave dhe rgave, dhe në këtë aspekt ne do favorizojmë bizneset e çelura nga gratë. Do i favorizojmë me një vit pa sigurime shoqërore, do i favorizojmë me taksa, do i favorizojmë me linja të buta krediti. Pra, ne do kemi një bankë zhvillimi, e cila në përparësitë e saj do ketë financimin me kredi të buta dhe grante të bizneseve të drejtuara nga gratë dhe të rinjtë. Kështu pra me 11 maj ne me votën tonë çelim një kohë tjetër për Shqipërinë Madhështore.

Çfarë është Shqipëria Madhështore? Shqipëria Madhështore është Shqipëria në të cilën njerëzit nuk vuajnë për kafshatën e gojës. E ka thënë një burrë i madh se madhështia e një kombi dëshmohet se sa ai tregon interes për të mbështetur të vobektit e tij. Prandaj ne do bëjmë që asnjë shqiptar të mos jetë më në mjerim brenda tre muajve të parë. Brenda tre muajve të parë të qeverisjes sonë to vendosim minimumin jetik 200 euro. Në këtë mënyrë, sipas përllogaritjeve, u bëhet e mundur që të blejnë ushqimet dhe ilaçet. Natyrisht që këta të gjithë do kenë taksën e konsumatorit, do të përfitojnë rikthimin e TVSH-së. Kjo ishte paketa e dhembshurisë, shtylla e parë, se ne nuk mund të ecim duke injoruar 700 mijë, 800 mijë pensionistë. Shiko se çfarë bëri ky zotëria në qeveri. Pati 8 miliardë buxhetin vjetor dhe ndau për pensionistët 16 milionë euro.

Absolutisht Gjermania për kafshët e shtëpisë, për qenin ose macen, paguan tre herë më shumë. T’u japësh ti 700 mijë vetëve, 16 milionë euro ën vit, kjo është gjëja më e pashpirt. Në një kohë kur Albin Kurti në Kosovë, që ka gjysmën e numrit të pensionistëve dhe gjysmën e buxhetit të Shqipërisë, as 4 miliardë jo, ndau 100 milionë euro. Çdo pensionist mori 20 përqind më shumë. Ne do bëjmë një ndarje të drejtë të buxhetit duke rritur pensionet, duke rritur rrogat, dhe u garantoj se mbeten përsëri për të ndërtuar rrugë, për të ndërtuar infrastrukturë mbeten edhe më shumë se sa në periudhën kur ne kemi qeverisur dhe kemi ndërtuar 11 mijë kilometra rrugë. Por këta i vjedhin, këta i zhdukin.

Ku është inceneratori i Tiranës? A mund ta merrni me mend ju, të merren nga taksat tuaja dhe të përdoren për të ndërtuar një incenerator, të harxhohen 130 milionë euro dhe të mos i gjenden gjurmët atij. Belinda Balluku, Lubi Balluku se ashtu e meriton, ka pasur detyrën që ta mbikëqyrë ndërtimin çdo muaj. Ajo nuk raportonte dhe paratë jepeshin, ndërtimi nuk ndodhte. Pse? Sepse ajo e dinte se paratë i merrte Edi Rama. Se unë nuk them se i merrte vetë, ajo e dinte se paratë i merrte Edi Rama dhe duhet të mbyllte gojën. Ky është një shembull, unë mund të jap shembuj të tjerë ku rrugët ndërtohen me 10-fishin e çmimit.

Është një hotel këtu qëndërtohet, hoteli më i madh, në xham i tëri, 20-katësh. Doli punonjësja e tha se ky është i Lali Erit. Tani janë arrestuar 3-4 drejtorë, në një kohë kur të gjithë firmat janë ose të Maznikut ose të Veliajt sepse ata kanë qenë kryetarë të entit kontraktues. Po pse nuk shkuan më tutje? Sepse po ato ditë, punonjës nga hoteli më informuan se aty është aksioner edhe Olsi Rama. Po po qe Olsi, është edhe Edi Rama. Prandaj ajo dosje mbyllet, priten disa koka drejtorësh, por ata që kanë përfituar më shumë, japë sipër tyre dhe ata nuk akuzohen me asnjë presje. Pra këtu do i gjejmë ne paratë për t’ua kthyer shqiptarëve në dyfishim pensionesh, në dyfishim rrogash," tha Berisha.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë