PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së, 6 prej tyre me nga 2 muaj përjashtim nga Kuvendi
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...

Tetë zyrtarë të lartë të administratës shtetërore, të gjithë vartës besnikë të ministres së pezulluar të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, janë shpallur në “kërkim” nga qytetarët e thjeshtë. Ata janë njerëzit e ngushtë të zv.kryeministres, ndaj të cilës Prokuroria e Posaçme ngriti akuzë zyrtare duke e marrë të pandehur, por që prej veprimit të SPAK-ut të gjitha janë larguar nga zonat zgjedhore.
VoxNews ka mësuar se 8 besnikët kanë qenë në role drejtuese në 4 rajone në Fier, duke mbuluar çdo territor dhe duke koordinuar një grup të madh zyrtarësh qendrorë dhe lokalë, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. E njohur për organizimin e të gjithë strukturave partiake, Balluku vuri në ato poste njerëzit e besuar, duke kërkuar me ngulm rezultatin zgjedhor.
Makineria shtetërore u stacionua disa muaj para zgjedhjeve të 11 majit në Fier, duke marrë kontrollin e gjithçkaje. Ata kontrollonin çdo leje, punësim, shpërblim, pagë apo edhe fondet në bujqësi. Madje edhe pensionet apo ndihmat sociale, teksa edhe sektori i naftës, kompania shtetërore Albpetrol, apo edhe firmat private, u vunë nën zgjedhën e Ballukut.
Disa zyrtarë lokalë të Partisë Socialiste të Fierit thanë për VoxNews se, pas ngritjes së akuzës nga SPAK për Ballukun, kryepatronazhistët janë zhdukur nga qarku. “Para veprimit të SPAK-ut, ishin të gjithë në Fier. Me urdhër të Ballukut bënin takime me strukturat e PS-së. Merrnin edhe njerëz nga Tirana. Emëronin, shpërblenin apo transferonin anëtarët e PS-së. Disa i emëronin në pushtetin lokal, të tjerë në drejtoritë e varësisë së MIE” pohojnë burimet.
Kush janë 8 besnikët e Ballukut të shpallur në “kërkim” nga banorët e Fierit?
VoxNews ka siguruar ekskluzivisht listën e brendshme të Partisë Socialiste të Fierit, e cila thotë se emrat kanë shkuar disa muaj para zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tyre, qyteti u nda në 4 rajone të mëdha dhe secili rajon kishte 2 drejtues. “Të gjithë ishin drejtorët e Ballukut. Krahas kandidatëve për deputet, që kishin një rol aktriv si Ceno Klosi, Klevis Jahaj, etj., edhe drejtuesit e rajoneve koordinonin gjitha”, thanë të njëjta burime.
Sipas tyre, rajoni numër 1 kryesohej nga Diana Gjonçaj, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Klodjan Mema, ish-drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve në Fier. “Të gjithë ishin të dubluar dhe nga institucione të ndryshme. Por, të gjithë raportonin te Balluku dhe njerëzit e tjerë të besuar”, pohojnë të njëjta burime. Ndërkohë, në rajonin numër 2 ishin emëruar Evis Mamaj, drejtor i Financave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë.
Në rajonin numër 3 ishte një emër i njohur, Spartak Kovaçi, ish-drejtor i Ujësjellësit në Durrës. Sërish një person i hetuar, i cili kishte ngritur një skemë të mirëfilltë zhvatjeje gjatë kohës që drejtoi UKD, por me “bekimin” e eprorëve të tij, Klevis Jahaj dhe Belinda Balluku. Kovaçi i dha kompanisë së tij disa tendera të majmë! Në të njëjtin rajon, numër 3 në Fier, ishte edhe një kryepatronazhiste e fuqishme si Blerta Guxha, drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve.
VoxNews ka mësuar se në rajonin numër katër ishin bashkëkryetarë Arta Gurabardhi, nëndrejtoreshë në KESH-it dhe Besjan Kadiu, zv.ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Emra me peshë të rëndë, që kanë në dorë të gjithë financat e shtetit apo edhe eprorë të mijëra punonjësve, të cilët kanë qenë të gjithë të angazhuar më 11 maj.
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016/Vox News
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka treguar dy kandidatët e opozitës për Avokatin e Popullit, duke vënë në dukje se En...
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi zhvillon vizitë në Kongresin Amerikan, nga ku thekson se Shqipëria ësht...
Izraelitët e Edi Ramës, të cilëve qeveria shqiptare i dha sektorin e armatimit dhe menaxhimin e pozicioneve kyçe të Ushtrisë...
Deputeti Eno Bozdo ka depozituar sot në Kuvend amendimet për projektligjin “Për Koncensionet dhe Partneritetin Publik Privat”, nj&e...
Deputeti Luan Baçi akuzoi qeverinë se po përdor të ashtuquajturën “paqe fiskale” si mjet për t’u falur borxh...
Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm është cilësuar si tërësisht antisocial dhe një instrument që do të th...
Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, në një postim në rrjetet sociale t tha se pas rastit të njohur si “skandal...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për media se në listën e kandidaturave që mbë...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha sot në konferencën për mediat se SPAK ka ndarë në dy çështje dosjen që r&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe skandalin me kompaninë izraelite të lidhur me KAYO-n që drejtohet nga Ardi Veli...