Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Izraelitët e Edi Ramës, të cilëve qeveria shqiptare i dha sektorin e armatimit dhe menaxhimin e pozicioneve kyçe të Ushtrisë Shqiptare janë sanskionuar nga NATO, pasi rezultojnë të përfshirë në skandal korrupsioni në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Autoritetet belge kanë nisur hetime për korrupsion duke arrestuar dhe shpallur në kërkim drejtues të kësaj kompanie, ndërsa NATO ka pezulluar menjëherë të gjitha projektet me Elbit System. Por ndërsa NATO e ka sanksionuar dhe po e heton, Edi Rama ka forcuar edhe më shumë bashkëpunimin me miqtë e tij izraelit me memorandum bashkëpunimi dhe marrëveshje në fushën e armatimit, infrastrukturës dhe përgatitjes së Forcave tona të armatosura.
A është kjo indicie për hetim?
Ish prokurori Gent Trenova në studion e "Task Forcë’ në Syri Tv, thotë se kemi të bëjmë me në rast që duhet hetuar për të parë pasi dyshohet se janë pjesë e një skeme më të gjerë për blerjen e lobimit dhe influencës ndërkombëtare.
“Sigurisht edhe ky rast ka vënd për hetim, por janë bërë shumë kontrata, me shoqëri të huaja. Gjithë këto kontrata të lënë përshtypje sikur mbrapa ka një një lobim, ose një blerje lobimi, influence të huaj për qeverinë shqiptare.
Shumë diplomatë të huaj që vijnë në Shqipëri, që buzëqeshin, që takohen, që bëjnë lavdërime. Mbrapa këtyre buzëqeshjeve dhe këtyre lavdërimeve për qeverinë apo për kryeministrin, janë këto kontrata të që bëhen në favor të disa kompanive të huaja”
Kjo praktikë nuk është një fenomen i izoluar. Rasti i inceneratorëve, ku vazhdohet të paguhet pa u ditur destinacioni i tyre final, ngre dyshime të forta se këto fonde mund të kanalizohen drejt grupeve lobiste ndërkombëtare.
“Mund të marrim rastin e inceneratorëve, që nuk ndihet se ku po shkojnë para, se vazhdojnë të jepen para, e nuk po kuptohet se ku po shkojnë ato para.
Dyshimi mund të jetë që këto para shkojnë te grupet lobiste apo personat që krijojnë influenca dhe lobime në marrëdhënie ndërkombëtare. Po ashtu ishte dhe çështja e tunelit të Llogarasë që ishin 50.000 milionë euro që shkuan te një kompani turke, që mund të jetë pjesë e një marrëveshje dhe me qeverinë turke. Kemi rastin e 2 TEC në Vlorë, që janë dy anije që prodhojnë energjinë.
Edhe kjo kontrata që doli sot në skenë, mund të jenë pjesë e një blerjeje ose të lobimeve apo influencave të huaja ndërkombëtare.”
Mungesa e transparencës dhe e mekanizmave kontrollues efektivë krijon hapësirë për abuzime. Për këtë arsye, ngrihet nevoja urgjente për ndërhyrje ligjore nga Parlamenti, me qëllim kufizimin e pushtetit të qeverisë për të lidhur marrëveshje të tilla pa mbikëqyrje.
“ Sigurisht, këtu ka nevojë për transparencë. Duhet vetë parlamenti duhet të bëjë një ligj ose dhe opozita duhet të duhet të marrë një iniciativë, që të propozojë një ligj që të mos lejojë qeverinë ose ta kufizojë qeverinë
Duhet të ketë edhe fond limit, pra një fond limit ose të ketë edhe një një lloj monitorimi, kontrolli nga një agjenci tjetër që mos të varet nga qeveria. Pra duhen gjetur mekanizma të tillë që edhe sekreti të ruhet, po edhe të mos lihet vënd për abuzime dhe për t'i përdorur këto shuma të mëdha parash që dalin nga buxheti i shtetit. Jo vetëm për korrupsion, pra që krijohen dyshime për korrupsion brenda për brenda, por më shumë është rreziku i blerjes së influencave apo lobimeve
Por hetimet e këtyre kontratave mbetet sfidë. përfshirja e kompanive të huaja, kërkon bashkëpunim ndërkombëtar me prokuroritë përkatëse. Hetimi duhet të ndjekë rrugën e parave, të cilat transferohen jashtë Shqipërisë, duke e bërë zbardhjen e plotë të çështjes një proces të ndërlikuar dhe të varur nga vullneti i autoriteteve të huaja.
Sonila Meço: Pra Trenova, për ta kuptuar, me kaq informacion sa ka dalë, është një arsye, mundësi do ta quanit ju në gjuhën tuaj, pra që edhe prokuroria të veprojë?
Gent Trenova ish Prokuror: Po, mund të nisë të lëvizë. Po të veprojë, po do të jetë e vështirë sepse këtu përfshihet kompani e huaj. Duhet të bashkëpunojë me prokurorinë përkatëse në Belgjikë. Të shohë se nëse prokuroria atje ka, ka hetuar në lidhje me këtë kontratë me Shqipërinë. Ose dhe të çojë informacion, prokurorisë belge nëse mundet të të shtrijë hetimet edhe në këtë lloj kontrate, sepse atje janë transfertat, atje janë kontratat. Nga ajo kompani mund të gjenerohen të dhëna të tjera, nëpërmjet saj mund të dalin lidhje të tjera ose njohje të tjera me që bëjnë lidhjen
Deputeti Eno Bozdo ka depozituar sot në Kuvend amendimet për projektligjin “Për Koncensionet dhe Partneritetin Publik Privat”, nj&e...
Deputeti Luan Baçi akuzoi qeverinë se po përdor të ashtuquajturën “paqe fiskale” si mjet për t’u falur borxh...
Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm është cilësuar si tërësisht antisocial dhe një instrument që do të th...
Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, në një postim në rrjetet sociale t tha se pas rastit të njohur si “skandal...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për media se në listën e kandidaturave që mbë...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha sot në konferencën për mediat se SPAK ka ndarë në dy çështje dosjen që r&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe skandalin me kompaninë izraelite të lidhur me KAYO-n që drejtohet nga Ardi Veli...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku ka administruar 12 miliardë euro të qytetarëve shqiptarë. ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me presionin siç e cilësoi ai të ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike me synim frenimin e shpopullimit dhe nxitjen e li...