POLITIKE

'Paqja Fiskale' është amnistia e oligarkëve', Deputeti: Rama po fshin borxhet e klientëve me ligj të porositur

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2025, 18:14

'Paqja Fiskale' është amnistia e oligarkëve',

Deputeti Luan Baçi akuzoi qeverinë se po përdor të ashtuquajturën “paqe fiskale” si mjet për t’u falur borxhet oligarkëve dhe për të legalizuar pastrimin e parave në sektorët më të korruptuar të ekonomisë. Sipas tij, mazhoranca ka kthyer parlamentin në noteri të qeverisë, duke rrëzuar mekanikisht çdo propozim të opozitës dhe duke fshehur listën e bizneseve që përfitojnë nga kjo skemë.

I ftuar në studion e lajmeve në Syri TV, deputeti Luan Baçi theksoi se e ashtuquajtura “paqe fiskale” e qeverisë nuk është gjë tjetër veçse një amnisti e pastër për klientët e pushtetit, një nismë e parapërgatitur për t’u falur borxhet oligarkëve dhe për të mbuluar skemat e pastrimit të parave, sidomos në sektorin e ndërtimit.

Baçi: E kam ngritur shpeshherë si problematikë edhe në komisione, që pavarësisht qetësisë që shikojmë përballë mazhorancës, janë të paravendosur për vendimet që do të marrin sido që të jetë puna, për t’i rrëzuar. Madje edhe vetë deputetët e mazhorancës, po t’i vëzhgojmë, nuk kanë as informacionin e duhur për të gjithë “paqen fiskale” apo për të gjitha ligjet e tjera që kalojnë, por thjesht e dinë që vijnë nga qeveria dhe çdo gjë që vjen nga qeveria do të miratohet formalisht në komision dhe në parlament.

Ne duhet të themi që absolutisht për “paqen fiskale”, në fakt është falje, është një amnisti fiskale. Një amnisti që është e padiskutuar me grupet e interesit. Një amnisti që nuk ka informacion askush se për çfarë bëhet dhe për kë bëhet. Ne ju kemi kërkuar si grup parlamentar i PD që paraprakisht të bëjmë publike listën e atyre bizneseve që përfitojnë nga kjo paqe fiskale, nga kjo amnisti fiskale. Mbrojtja që bën mazhoranca është se thonë që nuk mund të bëhen publike të dhëna sepse janë të dhëna sensitive të kompanive. Në fakt nuk janë të dhëna sensitive të kompanive. Pse duhet ta mbash sekret listën e bizneseve dhe firmave që kanë detyrime të prapambetura ndaj shtetit? Këtë duhet ta dimë, sepse duke ditur listën se kush janë firmat dhe bizneset, kemi edhe ne qëndrimin tonë, pastaj edhe opinioni gjykon nëse janë nga ato biznese që janë të gjitha të lidhura me qeverinë.

Një amnisti fiskale, një paqe fiskale e studiuar, e mirëstudjuar nga vetë qeveria për klientët e saj, që të përfitojnë ata dhe jo të tjerë. PD ka kërkuar që sektori i ndërtimit, duhet të jetë një sektor që duhet të përjashtohet, nuk duhet të jetë në këtë paqe fiskale, për arsye se ne tashmë e dimë, kemi vite, kemi një dekadë që çmimet e banesave, çmimet e ndërtimeve janë në stratosferë, sikur janë njëlloj si të blesh në Francë apo në Gjermani. Nga ana tjetër kemi një rënie të kursit të euros në mënyrë drastike, të çuditshme, të paimagjinueshme, që duhet të sillte rënie edhe të çmimit të ndërtimeve këtu. Nga ana tjetër kemi qytetarë të pamundur që të blejnë shtëpi banimi dhe një paradoks tjetër, që qiraja rritet në nivele shumë të larta, në një kohë kur numërohen vetëm në Tiranë rreth 60,000 banesa bosh.

Atëherë çfarë kemi ne në këtë mes? Çfarë po bëhet këtu? Kemi pastrim parash. Këta do ta kalojnë paqen fiskale, amnistinë e tyre, sido që ne të themi. PD në një nga amendamentet që do të paraqitet atje, kemi kërkuar që organet tatimore të kenë detyrimin ligjor që për të gjitha bizneset, sidomos të ndërtimit, që do të përfitojnë nga kjo amnisti, të raportojnë te institucionet e tjera, siç është institucioni i pastrimit të parave, për t’u hetuar dhe për të qenë në fokus të kontrollit për aktivitetin që kanë. Sepse këtu bie erë, ka një marrëveshje midis bizneseve të fuqishme, oligarkëve dhe qeverisë.

Parashikohet që të gjitha ato biznese që kanë vajtur në gjykatë, për detyrimet e prapambetura, këta i përjashtojnë nga paqja fiskale. Si ka mundësi? Të përfitojnë ato biznese që kanë pranuar në heshtje detyrimin, por nuk e paguajnë, e kanë zvarritur dhe organet tatimore kanë qenë të paafta për ta vjelur këtë detyrim që quhet i ligjshëm deri në këto momente, ndërsa ato biznese që kanë vajtur në gjykatë do të thotë që detyrimi i vendosur nuk u takon, sipas tyre, dhe kanë vendosur ta ndjekin në rrugë gjyqësore këta i përjashtojnë nga amnistia. Pra, të gjithë ata që kanë vajtur në gjykatë gjatë këtyre viteve dhe kërkojnë që ky detyrim i vendosur nga organet tatimore nuk u takon dhe duan ta zgjidhin me çështje gjyqësore, këta i përjashtojnë nga kjo amnisti.

Që të mos shkosh në gjykatë, se kur vete në gjykatë do të thotë që ke kundërshtuar qeverinë, tatimet, i ke dalë kundër partisë, partisë-shtet që e kanë kthyer, këto biznese duhet të penalizohen sipas tyre. Unë kam bindjen se për këto biznese të fuqishme e kanë ditur që vit pas viti do të zvarriten dhe do të vijë një ditë që do të merret një paqe fiskale, sepse qeveria është e lidhur me bizneset dhe janë biznese të fuqishme, oligarkë, ata që porosisin ligjet, projektligjet te qeveria për të kaluar në parlament. Deputetët janë thjesht noterë, deputetët e PS as e kanë idenë fare, thjesht ngrenë kartonin jeshil.

Paqja fiskale nuk u shërben qytetarëve, u shërben oligarkëve, jo biznesit në tërësi, jo biznesit të ndershëm, por biznesit që gjithmonë abuzon me ligjin dhe me pagesat tatimore. Duke ditur që këta as që duan t’ia dinë dhe do të jenë në parlament për ta kaluar, kemi përgatitur një paketë të tërë amendamentesh që do të paraqiten në seancën parlamentare.

Amendamentet që kishte opozita, vinin direkt në seancë plenare për t’u votuar. Këtë herë, për ta vështirësuar, madje dy-tre ditë më parë, njoftuan që të gjitha amendamentet duhet të kalojnë njëherë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, atje ku presupozohet se bëhet dhe llogaria e parave të qeverisë, “thesit të lekëve” dhe mënyra e shpërndarjes. E bënë edhe këtë pjesë duke e kaluar te komisioni, një formalitet se ata i votojnë kundër që në komision, i rrëzojnë, dhe në momentin që i rrëzojnë në komision, s’ke çfarë pret në parlament.

Amendamentet, në vija të përgjithshme, janë në përkrahje të qytetarëve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë