POLITIKE

Gazeta zvicerane: Fasada e Ramës është shembur, edhe Diella ka rënë në moçalin e korrupsionit

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 21:25

Gazeta zvicerane: Fasada e Ramës është shembur, edhe Diella ka

Para pak ditësh, Diella festoi ditëlindjen e saj të parë. Ajo erdhi në jetë më 19 janar 2025 në Shqipëri – si asistente virtuale. Dhe menjëherë pati një detyrë ambicioze: të drejtonte një portal qeveritar, të trajtonte kërkesat e qytetareve dhe qytetarëve, të lëshonte dokumente – shkurt, t’ia lehtësonte popullit rrugën nëpër labirintin e burokracisë. Diella, emri i së cilës në shqip do të thotë “Diell”, sipas të dhënave zyrtare ofronte 1200 shërbime. Të paktën kështu e paraqiste qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Në fillim të shtatorit, Rama vendosi ta promovonte Diellën. Ai e emëroi ministre të inteligjencës artificiale në kabinetin e tij të katërt dhe i besoi një mision historik: luftën kundër korrupsionit. Argumenti i Ramës ishte se Diella nuk kishte as vëllezër e motra, as kushërinj dhe as miq partie, prandaj ishte plotësisht e pakorruptueshme.

Karremi me ministren e IA-së

Mediet nga e gjithë bota e “gëlltitën karremin” dhe raportuan gjerësisht për ministren e parë të inteligjencës artificiale në botë. Në rrjetet sociale lajmi u bë viral. Një gazetë greke madje zhvilloi edhe një intervistë me Diellën. Në të, ajo shpjegoi se gjatë punës nuk lodhet kurrë, nuk ndikohet nga interesa personale dhe është në gjendje të analizojë sasi të mëdha të dhënash me efikasitet shumë të lartë.

Shumë gazetarë nuk i rezistuan tundimit për ta paraqitur Diellën më tepër në mënyrë idealizuese sesa kritike. Dukej thjesht tepër e bukur për të qenë e vërtetë historia e një vendi ish-komunist në Mesdhe që, me ndihmën e një avatari dhe algoritmeve, parandalon abuzimet në prokurimet publike. Në fund të kësaj lufte “heroike”, si shpërblim duhej të vinte – më së voni deri në vitin 2030 – anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Inteligjencë artificiale, kriminalitet konkret

Por kjo betejë duket se po humbet ende pa nisur mirë. Në dhjetor, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) vendosi në arrest shtëpie dy zyrtare të larta që drejtonin Agjencinë Kombëtare të Informacionit. Pikërisht kjo agjenci kishte zhvilluar, në bashkëpunim me Microsoft-in, ministren e inteligjencës artificiale Diella. Akuzat ndaj drejtoreshës dhe zëvendëses së saj janë të rënda: ato dyshohen se i përkisnin një organizate kriminale që manipulonte sistematikisht tenderët përmes frikësimit.

Asnjëra prej tyre nuk u shkarkua. Si nyje lidhëse mes qeverisë dhe popullit, Agjencia e Informacionit i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit. Ajo mban përgjegjësinë për platformat digjitale të Shqipërisë dhe, bashkë me to, edhe fijet e pushtetit mbi Diellën e famshme.

Menjëherë pas emërimit të saj, ministrja-avatar mbajti një fjalim para Parlamentit shqiptar. Ajo deklaroi se ndihej e lënduar nga kritikët që e cilësonin rolin e saj si antikushtetues, pasi ajo nuk është njeri dhe për rrjedhojë nuk mund të luftojë mashtrimin dhe abuzimin. Gazetarët e pranishëm mbetën skeptikë. Ata druheshin se Diella mund të shndërrohej në alibinë perfekte: çdo aferë korrupsioni mund t’i faturohej lehtësisht një gabimi softuerik.

E modeluar sipas veshjes tradicionale të grave katolike të Shqipërisë së Veriut dhe me pamjen e marrë nga një aktore, ministrja e inteligjencës artificiale dukej krejtësisht e pafajshme. Me zërin e saj pa emocione, ajo premtonte pikërisht atë që deri atëherë kishte munguar: transparencë dhe llogaridhënie.

Fasada, fiasko dhe frustrim

Publicisti Lutfi Dervishi e quan projektin Diella një “fiasko”. “Ndërkohë, Diella është shndërruar në një manekin vitrine, jo në trurin e reformave”, thotë Dervishi. Vlerësimi i tij nuk është aspak i butë: “Inteligjencë artificiale për galeri, improvizim për përditshmëri”. Përpjekja për t’i dhënë një krijese digjitale, përveç një buzëqeshjeje të programuar, edhe moral, ishte që në fillim e destinuar të dështonte.

Rama i do goditjet e mëdha të PR-it. Para spektaklit me ministren e inteligjencës artificiale, në muajin mars ai urdhëroi bllokimin e TikTok-ut për një vit, pasi një konflikt online mes dy nxënësve përfundoi në mënyrë fatale. Edhe atëherë, dhuna iu faturua lehtësisht teknologjisë së përdorur. “TikTok-u është rrugaçi i lagjes”, deklaroi Rama në atë kohë. Megjithatë, ekspertë të cituar nga rrjeti hulumtues BIRN theksuan se ndalimi i aplikacionit të videove nuk solli ulje të dhunës në shkolla. Mijëra njerëz e anashkaluan bllokadën përmes lidhjeve VPN. Tani, ndalimi i TikTok-ut pritet të mos zgjatet më pas muajit mars.

Më shumë sesa roli i kryeministrit, Ramës duket se i pëlqen ai i influencerit. Në Facebook ai ka 1,6 milionë ndjekës, në Instagram 655 mijë, ndërsa në X afro 357 mijë. Si artist, ish-basketbollist profesionist dhe publicist me prirje të theksuar polemike, Rama e paraqet veten në skenën ndërkombëtare si politikan jokonvencional. Në paraqitjet e tij ai shpesh luan rolin e “papagallit shumëngjyrësh”. Preferenca e tij për kravatat shumëngjyrëshe, pantallonat e gjera të zeza dhe atletet e bardha shkakton rregullisht vëmendje. Me fjalimet e tij plot humor, ky egoman dhe vetë-promovues fiton madje edhe admirues në selinë e Bashkimit Europian në Bruksel.

Por, sapo kthehet në Shqipëri, kjo fasadë shembet përballë realitetin. Drejtësia ka vënë në shënjestër disa politikanë të rangut të lartë: kryetari i Bashkisë së Tiranës ndodhet në burg, një ish-ministër financash kërkohet me urdhër arresti – ndërkohë ai është larguar në Zvicër. Aktualisht, Rama po e mbron zëvendëskryeministren e tij, Belinda Balluku, nga një arrestim i mundshëm. Në këtë moçal, ministres së inteligjencës artificiale Diella i mbetet vetëm roli i një spektatoreje pasive.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 3 Shkurt19:42

Per b*then e Pirro Vengut e Mirela Kumbaros!

Bledian Koka Mediat jane mbushur sot me te dhenat e nje "megaoperacioni" te Prokurorise se Durresit qe paska bere namin per skandalin e mbetjeve toksite qe i g...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?