Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë ve...
Gazetari Julian Hoxhaj ka reaguar pasi emri i tij dhe emisioni “Plug”, pjesë e Syri TV, janë përmendur në një audiopë...

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar edhe ditën e sotme në GJKKO, mes debateve të forta mbi transparencën e procesit dhe kushtet e zhvillimit të tij.
Gjatë seancës, u lexua kërkesa e Veliajt drejtuar gjykatës, ku ai kërkon që seancat të transmetohen drejtpërdrejt për publikun. Sipas tij, kjo do t’i japë mundësi qytetarëve të ndjekin nga afër ecurinë e procesit gjyqësor.
Megjithatë, kamerat nuk u lejuan në sallë këtë të hënë, pasi një nga të pandehurit, Elman Abule, nuk dha pëlqimin për t’u filmuar.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, u shpreh se organi i akuzës nuk ka kundërshtim në parim për transmetimin live, por theksoi se një praktikë e tillë mund të cenojë procesin hetimor dhe gjyqësor. Ai nënvizoi se në çështjet penale, sidomos kur përfshihen dëshmitarë apo bashkëpunëtorë të drejtësisë, transmetimi live nuk lejohet, duke shtuar se një praktikë e tillë nuk aplikohet as në vendet e rajonit, në Evropë apo në gjykatat federale në SHBA. Sipas tij, mund të lejohen vetëm pamje të kufizuara filmike, pa ekspozuar dëshmitarët.
Gjatë seancës pati edhe replika mes prokurorit Ols Dado dhe avokatit Plarent Ndreca. Në një moment, Dado i kërkoi avokatit të presë fjalën e prokurorisë, ndërsa Dumani akuzoi mbrojtjen se prej dy muajsh po paraqet kërkesa të përsëritura dhe artificiale me qëllim zvarritjen e procesit gjyqësor.
Në përfundim, gjykata rrëzoi kërkesën e Veliajt për transmetimin live të seancave.
Nga ana tjetër, avokati Plarent Ndreca ngriti shqetësime mbi mënyrën e administrimit të kallëzimeve anonime, duke përmendur rastet e Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Ai kërkoi gjithashtu që Veliaj të mos mbahet në kafazin e xhamit gjatë gjykimit, duke argumentuar se kjo cenon barazinë në proces dhe duke sjellë si shembull Gjykatën Kushtetuese, ku sipas tij nuk ka pasur probleme të tilla.
Ndreca shtoi se në dosjen hetimore përfshihen përgjime që mbrojtja nuk i ka dëgjuar drejtpërdrejt, por vetëm përmes procesverbaleve, të cilat sipas tij janë interpretime. Ai kërkoi që të skanohen të gjithë fashikujt hetimorë dhe të sqarohet nga SPAK mënyra se si janë administruar kallëzimet, nëse përmes postës apo emailit.
Në përgjigje, prokurori Ols Dado deklaroi se mbajtja e të pandehurit në strukturën e xhamit nuk përbën problem, duke theksuar se nuk është “kafaz”, por një ambient që lejon komunikimin. Ai shtoi se kushtet në Gjykatën e Posaçme janë shumë të mira.
Kryemadhi shtoi se do të kërkojë si dëshmitarë personat që kanë qenë të përfshirë në hartimin e k&...
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas seancës në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), duke e cilësuar procesin si të dirigjuar dhe t&...
Seanca e parë në themel për Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin është shtyrë për në datën 11 maj. Mësohet se avo...
Projekti kontrovers “Durrës Marina”, i cili parashikon transformimin e portit aktual të Durrësit në një zonë rezidenci...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat nga selia blu deklaroi se ka zhvilluar një takim me Christian Fornec...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste e Shqipërisë dhe kabinetin qeveritar. Takimi d...
Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerm...
Sot janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar në degët e Partisë Demokratike në Maliq dhe Kolonjë, ku në të dyja raste...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale zhvillimet më të fundit brenda strukt...
448 anëtarë të Partisë Demokratike në Malësi të Madhe morën pjesë në procesin e zgjedhjes së kryetarit ...