POLITIKE

"Hetimin në UBT e ka nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit", Rama: Paraburgimet dhe noterizimet në Gjykatën Speciale nuk do t'i pranoj më

r.ll Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2025, 11:28
"Hetimin në UBT e ka nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Rama ka shprehur sërish sot kritikat e tij për drejtësinë ku tha se nuk e kanë mbështetjen e tij kur shkelen të drejtat e njeriut.  Ai tha se hetimet në Universitetin e Bujqësorit janë nisur nga Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit dhe më pas kanë kaluar te SPAK. Rama shtoi se mbështet hetimet por jo paraburgimet dhe noterizimet që firmosen në GJKKO, sipas tij me një të rënë të lapsit. 

Në fjalën e tij, Rama tha se drejtësisë së pavarur përveç mbështetjes i duhen kërkuar dhe standarde që përkojnë edhe me ato juridike europiane. Ai bëri dhe një krahasim edhe me rastin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, që fitoi gjyqin në Gjykatën e Strasburgut. Rama tha se avokati i Gëllçit i kishte shkruar se klienti i tij e fitoi gjyqin, ndonëse Avokatura e Shtetit luftoi kundër. Sipas kryeministrit, Avokatura e Shtetit është entitet sovran nuk ka lidhje me kryeministrin dhe qeverinë, ndërsa shtoi se është e detyruar të mbrojë shtetin kur një çështje që kalon gjykatat brenda vendit shkon në Strasburg. 

"Gjykata e Strasburgut shihni çfarë ka thënë për paraburgimin e ish drejtorit të RTSH, që unë nuk kam marrë kurrë përsipër të them në ishte i fajshëm apo i pafajshëm, sepse ai ka bërë procesin, është dënuar e të tjerë, janë dy gjëra të ndryshme nuk thotë askush mos heto të mos dënojnë ata që kanë futur duart në xhepin e taksapaguesve apo që kanë abuzuar me besimin e zgjedhësve, por ama atje në Strasburg atje ku Evropa do të bëjë pjesë na shikon përmes instrumentit që ka krijuar për të mos e lënë drejtësinë të rrëshqasë përmes Moskës, në emër të ndëshkimit por për ta bërë drejtësinë të barabartë thotë autoritetet shqiptare nuk kishin prova për të mbështetur pretendimin se Gëllçit që përbënte rrezik arratisje, ai u kthye vullnetarisht në Shqipëri, kur pavarësia kthehet në Cartabianka për të shkelur të drejtat e njeriut.

Më ka shkruar avokati i Gëllçit, është dënimi edhe për shtetin shqiptar këtu, ‘arrestimet janë bërë bukë e djathë nga SPAK, u intereson më shumë shfaqja me prerje kokash’. I nderuar avokat e dini kush e ka nisur hetimin te UBT?  Hetimin në UBT e ka nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit. Nuk ndodh që nëse një dege pranë meje i ka hyrë miza unë të ndal krasitjen. Por fakti se SHIK dhe policia kanë nisur një hetim që më pas ka kaluar te SPAK, flet për faktin që nuk kontrolloj insitutcionet. Une kam asgjë kundër hetimit, përkundrazi ti shkojnë deri në fund, por keto paraburgimet dhe noterizimet në Gjykatën Speciale, këto nuk i pranoj më dhe jam i bindur që shqiptarët që nuk janë të verbër mendojnë kështu.

Për t'ju përgjigjur avokatit që më ka shkruar, Avokatura e Shtetit është entitet sovran nuk ka lidhje me kryeministrin dhe qeverinë. Kur një ankesë i drejtohet Strasburgut, Avokatura e Shtetit është e detyruar të mbrojë shtetin. Por kjo është fryma e shqiptarëve që Shqipërinë e duan vetëm për vete dhe janë gati ta shesin në çdo pazar të Europës.", tha Rama. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë