POLITIKE

"Marrëdhëniet me Greqinë mund të jenë shumë më mirë", Rama për MEGA: Investimi strategjik në ishullin e Sazanit nuk ishte politik! Qeveria shqiptare do të ketë aksionet e veta

n.f Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2025, 08:10

"Marrëdhëniet me Greqinë mund të jenë shumë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për televizionin grek, MEGA ku është pyet për tema të ndryshme ndër të cilat edhe dhënien me koncesion për investim strategjik të ishullit të Sazanit tek dhëndri i presidentit amerikan Trump, Jared Kushner. Rama gjatë intervistës u shpreh se janë dy projekte në të cilat është përfshirë. Sipas tij njëri është tërësisht privat dhe tjetri së bashku me shtetin. 

Kryeministri shtoi se qeveria shqiptare do të ketë aksionet e veta përmes Koorpatës Shqiptare të Investimeve. Ai theksoi se plani i parë ka avancuar. Rama theksoi se ata kanë marrë leje për gjithçka e u takon. Sa i përket planit të dytë ai e cilësoi si plan më të komplikuar.  Rama shpjegoi edhe se çfarë i tha dhëndri i Trump kur u dakordësua marrëveshja, para zgjedhjeve në Amerikë, duke sqaruar edhe se në atë kohë si ish-president ndodhej nën akuza.

Pyetje: Kam dëgjuar që kemi dhënë statusin e investitorit strategjik dhëndrit të presidentit Trump?

Rama: Janë dy projekte në të cilat është përfshirë. Njëri tërësisht privat, tjetri së bashku me shtetin. 

Pyetje: Është ishulli i Sazanit?

Rama: Po, qeveria shqiptare do të ketë aksionet e veta përmes Koorpatës Shqiptare të Investimeve. I pari ka avancuar. Kanë marrë leje gjithçka e u takon atyre të ndërtojnë. E dyta është më e komplikuar. Kur kjo gjë u materializua, kur vjehrri i tij nuk ishte president, por person i akuzuar në s’di sa shumë çështje por kjo është temë tjetër. Kishte njerëz që vinin bast se do vinte në pushtet të tjerët jo por në fund të ditës për mua nuk ishte politike. 

Nuk ka qenë asnjëherë se ai ishte dhëndri apo vajza e dikujt. Por ka të bëjë me investues amerikan me interes të jashtëzakonshëm në këtë projekt dhe me një punë shumë rigoroze. Jared Kushner gjëja e parë që më tha: Kryeministër çdo gjë, çdo gjë duhet të jetë sipas rregullave. Dhe nëse ka diçka që mund të duket sikur nuk është shumë e qartë, në çdo aspekt më informo se duhet të jetë sipas rregullave’.  Dhe ka ndjekur rregullat në çdo hap të procesit. 

Rama foli edhe për marrëdhëniet me Greqinë ndërsa u shpreh se vijojmë të kemi probleme. Ai u shpreh se me Greqinë jemi fqinj shumë të vjetër por në të njëjtën kohë jemi edhe fqinj shumë të rinj sepse kishte ndërprerje prej 50 vitesh të rrugëve tona.

Ai theksoi se marrëdhëniet tani janë mirë ndërsa shtoi se mund të jenë shumë më mirë. Rama tha se për një farë kohe marrëdhëniet ishin keq por shtoi se tani jemi në rregull tani. Ai u pyet edhe për çështjen Beleri. Gazetarja e pyeti kryeministrin nese preket nga një vendim që mund të marrë Gjykata Europiane të Drejtësisë nëse Beleri e dërgon çështjen e tij. Rama theksoi se Europa është familje demokratike dhe Gjykata Europiane është e gjithkujt. Sipas tij Gjykata do të bëjnë atë që duhet të bëjnë.

Pyetje: Si do i përshkruanit marrëdhëniet shqiptaro-greke aktualisht, sepse dalim nga shumë muaj që kishte trazi të madhe nga Fredi Beleri ku jemi sot?

Rama: Mendoj se ne vijojmë të kemi problem që jemi fqinj shumë të vjetër por në të njëjtën kohë, fqinj shumë të rinj, sepse patëm ndërprerjen prej 50 vitesh e rrugët tona ishin krejt të ndara…. Në disa raste kemi qenë viktima të kësaj të shkuare, por sot më shumë sesa një herë kemi pasur provën që jemi shumë të ngjashëm. Kaq shumë ballkanikë, mesdhetarë, emocionalë, dhe pengje të historisë sonë.  Por unë kam bërë të qartë se historia mund të jetë ose kurth i madh ose burim i madh për të ecur para. Sfida është ta shohësh historinë me sytë e të ardhmes.

Marrëdhëniet tani janë mirë, mund të jenë shumë më mirë. Për një farë kohe ishin keq, për një çështje që ishte shumë e rëndësishme për palën greke ndërsa për ne ishte një mes shumë çështjesh por jemi në rregull tani.

Pyetje: Për ta përmbyllur cështjen Beleri, kam dëgjuar që anëtari i PE-së do ta çojë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, nëse do të ketë një vendim të mundshëm kundër vendit tuaj do ju prekte?

Edi Rama: Jo jetojmë në një vend demokratik. Europa është familje demokratike dhe Gjykata Europiane është e gjithkujt. Gjykata do të bëjnë atë që duhet të bëjnë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë