
Internacionalja Demokristiane e Qendrës (IDC-CDI) ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e protestave studentore në Shqipëri dhe ka dënuar çdo formë dhune ndaj gazetarëve, studentëve, grave dhe të miturve.
Në reagimin e saj në Facebook, organizata ndërkombëtare thekson se asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin pa dallim të forcës dhe kërkon që përgjegjësit për abuzimet të mbahen para ligjit.
IDC-CDI i bën thirrje autoriteteve shqiptare të angazhohen në një dialog të vërtetë demokratik për krijimin e një qeverie përmes procedurave kushtetuese, me mandat të kufizuar për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Organizata nënvizon se Shqipëria meriton institucione llogaridhënëse dhe se të rinjtë shqiptarë duhet të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit.
Internacionalja Demokristiane e Qendrës (IDC-CDI)
Shpreh shqetësimin e saj të thellë për përshkallëzimin e protestave të udhëhequra nga studentët në Shqipëri më 13 dhe 14 tetor. Ne kundërshtojmë çdo formë dhune ndaj gazetarëve, studentëve, grave dhe të miturve. Mbështesim të gjitha palët e përfshira në protesta, përfshirë partinë tonë anëtare, Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD), me kusht që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore.
Asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin pa dallim të forcës. Internacionalja Demokristiane e Qendrës u bën thirrje autoriteteve që të vënë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës për abuzimet. Shqipëria meriton një qeveri demokratike dhe institucione llogaridhënëse, që garantojnë stabilitetin social dhe ekonomik.
Rikonfirmojmë se liria e shprehjes dhe pjesëmarrja politike janë liri themelore demokratike, të cilat duhet të respektohen dhe të mbrohen plotësisht.
U bëjmë thirrje autoriteteve të angazhohen në një dialog të vërtetë demokratik për krijimin e një qeverie përmes procedurave kushtetuese, me një mandat të kufizuar për të përgatitur zgjedhje të lira dhe demokratike.
Gjithashtu, rikonfirmojmë angazhimin e IDC-CDI për të mbështetur popullin shqiptar në përpjekjet e tij për demokraci, së bashku me të rinjtë shqiptarë, të cilët meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
22 Tetor13:33
Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
POLITIKE
22 Tetor13:21
Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
POLITIKE
22 Tetor13:11
Analiza e DW: Pse u përshkallëzuan protestat studentore në Shqipëri?
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
POLITIKE
22 Tetor12:53
Berisha: Edi Rama është në grahmat e fundit dhe shqiptarët do marrin vesh miliardat që u ka vjedhur atyre
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
POLITIKE
22 Tetor12:32
Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
POLITIKE
22 Tetor11:13
“Të q***”/ Ish ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha shan kolegët nga robt
Një incident i paprecedentë është regjistruar gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.
Ish-ministri i Brendshëm...
POLITIKE
22 Tetor10:53
Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve në Shqipëri: Qeveria të ndalë dhunën dhe të respektojë lirinë e shprehjes
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
POLITIKE
22 Tetor10:35
Raporti që rrëzon propagandën e Ramës/ Shqipëria në rënie për demokracinë dhe shtetin e së drejtës
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
POLITIKE
22 Tetor10:34
“Kërkojmë dorëheqjen e Ramës, qeveri kujdestare dhe vetëshpërndarjen e Parlamentit”/ Këlliçi: Dënojmë dhunën shtazarake ndaj studentëve…
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
POLITIKE
22 Tetor10:31
“Lironi studentët”/ Peleshi kaloi në votim pa diskutim, deputetë të PD përplasin tavolinat
Debate, tensione e përplasje verbale mes deputetëve në Kuvend.
Partia Demokratike ka kërkuar që të diskutohet dhuna ndaj student&...