POLITIKE

"Inceneratori i Tiranës dhe afera 5D"/ Këlliçi: Veliaj nën hetim pasuror, do ti bashkohet në qeli grupit të tij besnik!

b.z Përditësimi i fundit 21 Maj 2024, 20:15
"Inceneratori i Tiranës dhe afera 5D"/ Këlliçi:
Belind Këlliçi

TIRANË - Anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme vjedhjen përmes kompanisë “5D” që përfshiu Bashkinë e kryeqytetit, dhe çështjen e Inceneratorit të Tiranës. I ftuar në Syri TV, Këlliçi u shpreh se në krye të dy çështjeve të lartpërmendura qëndron kryebashkiaku Erion Veliaj.

Këlliçi deklaron se, ka komunikime të Erion Veliajt ku porosit vartësit e tij për pagesën e pronarëve të medieve që paguhen me paratë e inceneratorëve dhe me porositë e atyre që janë në nivelet më të larta. Këlliç u shpreh se inceneratori dhe ‘5D’ është e kopsitur me mijëra dokumente, që sipas tij nuk janë vetëm fjalë, por është faktuar çdo akuzë që është bërë. Sipas Këlliçit lidhur me këto akuza për Erion Veliajn ka nisur edhe hetimi pasuror, ndërsa shton se ky i fundit do të bashkohet shumë shpejt në qeli me njerëzit e tij më besnikë (referuar arrestimit të drejtorëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë).

Këlliçi: Ne kemi bërë publike emailet që këtij individi i dhurohet një çerdhe 1 mln euro në Kombinat për fushatë elektorale, edhe kjo duhet të jetë pjesë e kësaj dosje. Kur ne kemi thënë se ekziston një aplikacion ku janë zbuluar komunikime të kryetarit të Bashkisë me stafin e tij të ngushtë, ku jepen porosira jo vetëm për tjetërsimin e votave, por edhe një nga plagët ku SPAK ende nuk ka vënë gishtin janë për zgjedhjet e vitit 2021 dhe 2023.

Ende nuk kemi asnjë fjalë për blerjen e votave në këto dy palë zgjedhje. Në momentin që ne themi se është zbuluar një aplikacion ku jepen porositë për pagesën e pronarëve të medieve që paguhen me paratë e inceneratorëve dhe me porositë e atyre që janë në nivelet më të larta, ky kryetari është niveli më i lartë. SPAK duhet të ketë vullnet edhe për pagesat e dherave që vendoseshin, ku një kompani do të duhej të paguante e një tjetër jo për depozitimin e dherave. Kush ishin personat që vendosnin, këtë SPAK duhet të na e thotë. Unë për vete jam i qartë, është kryetari i Bashkisë Tiranë, dhe është e padiskutueshme. Si rrallë herë inceneratori dhe ‘5D’ është e kopsitur me mijëra dokumente, nuk janë vetëm fjalë, por kemi faktuar çdo akuzë që kemi bërë.

Në 8 vite këta individë kanë hyrë në bashki duke vjedhur që në momentin e parë që kanë pasur mundësi, tenderat e parë. Kanë nisur me tendera 45 mijë euro, për të përfunduar në tendera 3 milionë euro, për të përfunduar në hotele 20 milionë euro. Vjedhja është shtuar gjatë viteve. Nuk po flasim as për drejtorët e pastrimit të rrugëve apo të komunales. Po flasim për zinxhirin drejtues më të lartë të bashkisë Tiranë, drejtorët e përgjithshëm që kanë administruar shoqëri me 1 mijë punonjës. Këta janë njerëzit që kanë drejtuar fushatën e Veliajt. Grupi i tij më i afërt sot është në qeli, persona të tjerë janë në hetim dhe pritet ti bashkohen atyre, sigurisht që Erion Veliaj duhet tu bashkohet shokëve të tij në qeli.

belind kellici erion veliaj 5d inceneratori i tiranes

belind kellici erion veliaj bashkia tirane

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë