'GJKKO ka marrë kompetenca të Policisë', Vishaj: Rregullorja nuk mund të bëhet vetëm për veten
I ftuar në një intervistë në edicionin e mesditës në Syri TV, avokati Saimir Vishaj u shpreh se GJKKO-ja ka tejkaluar kompetenca...
I ftuar në një intervistë në edicionin e mesditës në Syri TV, avokati Saimir Vishaj u shpreh se GJKKO-ja ka tejkaluar kompetenca...
Vapa përvëluese e këtij viti, sipas Kombeve të Bashkuara, është paralajmërim për katastrofën globale të klim&e...
Një ditë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për gjobat dhe kontrollet, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh “kërcënues” për deputetët në mbledhjen e tij me grupin parlament...
Nga sot, Shqipëria ndalon zyrtarisht importin e mishit nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi disa ditë më parë se ky ve...
Policia ka shoqëruar një person për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Viktor Bardhit, i cili u ekzekutua me armë zja...
Disa llogari në Instagram janë bllokuar gjatë ditës së djeshme, mes tyre edhe ajo e kreut të Partisë Mundësia dhe depute...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit t&eum...
Ka dështuar seanca për shpalljen e pretencës nga SPAK, ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal për dosjen &ld...
Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Lau...

HAS- Kreu i Partisë Demokratike ka postuar në rrjetet sociale një video, pjesë nga emisioni Piranjat kur u fol për skandalin e mbivendosjes me tokat në Nikoliq të Hasit. Berisha shkruan se ikja e zyrtarit nga ballafaqimi me kamerat dhe ndjekja e gazetarit është një skenë e rrallë.
"Skene e rrallë: Gazetari guximtar ndjek zyrtarin hajdut të Edi Ramës", shkruan Berisha.
Pjesë nga rasti i trajtuar në emision:
Në Nikoliq të Hasit, rreth 120 kilometra nga kryeqyteti pas një denoncimi të ardhur nga dhjetëra banorë të fshatit Nikoliq, të cilët akuzojnë kreun e Kadastrës së Hasit, Fadil Mazrekun se po u merr pronat. Ata shprehen se pronat që u janë dhënë atyre në vitin 1993 nga Komisioni i Ndarjes së Tokave, janë tjetërsuar nga Mazreku dhe iu janë dhënë njerëzve të afërt me të, madje dhe nipit të tij.
Ata shprehen se kanë kërkuar disa herë zgjidhje nëpër institucione, por fatkeqësisht e kanë gjetur derën mbyllur përballë hallit që i ka zënë. Sipas tyre që prej vitit 1993 ata kanë kërkuar vazhdimisht që të pajisen me certifikatë pronësie, për pronat që kanë, por asnjëherë nuk i kanë marrë, duke i futur madje dhe në konflikt me njëri-tjetrin.
Madje lëshojnë akuza të forta dhe ndaj Policisë së Shtetit, që sipas tyre i kanë telefonuar kur mes tyre ishte ndezur konflikti dhe nuk kanë ardhur, duke shtuar se në vend që ti ndihmonin, ata kanë lajmëruar kreun e Kadastrës, Fadil Mazrekun dhe njerëzit e tij për atë që po ndodh. Kryetari i fshatit Nikoliq, Enver Amati shprehet se për këtë ka telefonuar dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Policisë së Shtetit, por një zyrtare atje në vend që të ndihmonte banorët, e ka kërcënuar me burg. Kjo mbetet për tu vërtetuar nga organet kompetente të Policisë pasi përbën një rast të paprecedentë dhe skandaloz.
Ndërsa mosfunksionimin e sistemi të Kadastrës së Hasit, e pranon dhe vetë kryebashkiaku, Miftar Dauti, i cili siç shprehet dhe vetë e ndjen veten të pafuqishëm për ti dhënë zgjidhje problemit duke u shprehur se është një kryebashkiak i djathtë dhe në mandatin e tij të parë. Sipas tij, bashkia është e pafuqishme përballë pushtetit.
Ndërkohë gjatë kohës që ne ishim në Nikoliq, fjala kishte mbërritur tek zoti Mazreku, i cili për të iu shmangur përgjegjësisë ishte larguar nga qytetit. Të gjendur në këtë situatë vendosëm që ta telefonim me shpresën për të lënë një takim, por me të marrë vesh se kush jemi, na fiku telefonin dhe na bëri bllok.
Por as ne nuk e lamë me kaq. U nisëm sërish drejt Hasit, me shpresën se këtë herë do të kishim mundësinë të takojmë zotin Mazreku, por ky i fundit kërkesën tonë për sqarim e ktheu në një film aksion në mes të qytetit të Hasit.
Jo vetëm që nuk pranoi të përgjigjej për akuzat e drejtëpërdrejta që vijnë ndaj tij nga banorët e Nikoliqit, por nxitoi të largohej me makinë, madje duke shkelur dhe rregullat e qarkullimit rrugor vetëm e vetëm që ti shmangej Piranjave dhe përgjegjësisë që ka si kreu i Kadastrës së Hasit. Zoti Mazreku iu shmang dhe njëherë tjetër përgjegjësisë së tij duke mos dhënë asnjë sqarim për veprimet e tij si kreu i Kadastrës së Hasit.
Tashmë kjo çështje duhet hetuar jo vetëm nga organet ligjzbatuese por dhe nga vetë Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila ka për detyrë të zbardhë çdo veprim të ndërmarrë nga kreu i ASHK-së Has, pasi jemi përballë akuzave të rënda, që minojnë jo vetëm besueshmërinë e qytetarëve tek ky institucion, por krijojnë një rast skandaloz, ku një drejtor kadastre në vend që të zbatojnë ligjin rrëmben dhe tjetërson pronat.
TIRANA- Kryeministri Rama, gjatë podcastit të tij "Flasim" tha se mund ta mbyllte shumë shpejt këtë histori poshtëruese dis...
KOSOVA- Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri me kapacitete të plota është duke u bërë...
TIRANA- Opozita ka kërkuar 2 orë leje për protestën e ditës së shtunë, sot, kundër mbylljes së platform...
TIRANË- Aktori Julian Deda ka vënë në pikëpyetje votat e dy deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, Taula...
TIRANA- Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" Adriatik Lapaj zbulon live në rrjetet sociale sot se përse dështuan negociatat me...
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar vendimin për t’u renditur në listat e hapura në Tiranë...
Jorida Tabaku TIRANË - Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka komentuar mbrëmjen e sotme listat e kandidatëve të Partisë Socialiste...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama teksa po i përgjigjej pyetjeve të komentuesve mbi hapjen e Tunelit të Murrizit është ...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe këtë të premte pyetjeve të komentuesve në rubr...
TIRANA- Deputeti Dashnor Sula ka tërhequr emrin nga lista e koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet". Sipas informacioneve, vendimi ësht&e...