Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë të paprecedentë dhe sjellje politike gjatë protestës së djeshme në Tiranë.
Baçi deklaroi se forcat e rendit vepruan si një "polici politike" me qëllimin e vetëm për të intimiduar dhe frikësuar protestuesit, duke shkelur hapur ligjin dhe të drejtat e njeriut.
Sipas deputetit, regjimi ndodhet në "grahmat e fundit" dhe po reagon ashpër duke humbur kontrollin. Ai e cilësoi praninë e policisë si të paimagjinueshme, me mbi 1000 efektivë të gatishmërisë së plotë, të "egërsuar" dhe të parapërgatitur për të provokuar konfrontim.
"Dhuna policore nisi që në fillim dhe vazhdoi deri në fund të protestës, duke kulmuar me hedhjen e gazit lotsjellës edhe pranë selisë së Partisë Demokratike, ku pati përplasje të drejtpërdrejta", theksoi Baçi.
Një nga pikat më të rënda të denoncimit të tij ishte mënyra e arrestimit të qytetarëve.
Baçi u shpreh se policia nuk po kryente ndalime ligjore, por "sekuestrime" të qytetarëve, përfshirë edhe kalimtarë të rastit që nuk ishin pjesë e protestës.
Ai përshkroi skena ku efektivë policie me kapuç në kokë, të cilët "dukeshin më shumë si banditë apo anëtarë të një klani", kapnin njerëz dhe i fusnin në makina pa u lexuar të drejtat apo pa u dhënë asnjë shpjegim.
Deputeti demokrat tregoi se kishte vizituar personalisht Komisariatin Nr. 3, ku 16 persona mbaheshin të ndaluar në kushte izolimi, "sikur të ishin terroristë".
Në përfundim, Luan Baçi paralajmëroi se Partia Demokratike do të ndërmarrë kallëzime penale ndaj efektivëve të policisë për sjelljen e tyre.
"Kjo nuk është një polici e shtetit ligjor, por një polici mirëfilltas politike që merr urdhra politikë dhe vepron si një organizatë e Partisë Socialiste", përfundoi ai.
Pjesë nga intervista e Luan Baçit:
"Si në çdo regjim, kur është në grahmat e fundit, gjithmonë reagon ashpër dhe humbet kontrollin.
Kemi parë dje një polici që ka qenë, polici politike, aspak nuk mund ta quajmë polici të shtetit.
Një polici qysh në krye të herës, qysh në fillim, kur tha që ne nuk japim leje për protestën, kishte qëllim të vetëm për të intimiduar protestuesit,
Në fakt, Kushtetuta parashikon se nuk kërkohet leje për protestë, por është e drejta e qytetarëve të protestojnë dhe mjafton të njoftojnë vendin dhe orën se ku do të zhvillohet protesta.
Gjithsesi masat i kishin marrë në mënyrë të tillë të paimagjinueshme më parë, madje ka kaluar me mbi 1000 punonjës policie, të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, që qenë vënë në gatishmëri të plotë dhe të egërsuar, të parapërgatitur për të provokuar protestuesit dhe kjo u duk qysh në fillim të protestës, por edhe në fund kur reaguan shumë ashpër.
Siç e pamë, ngjarjet u zhvilluan pastaj, precipituan në mënyrë të shpejtë dhe policia është sjellur në mënyrën më të dhunshme të mundshme që mund të ndodhte ndonjëherë, duke i provokuar.
Arritën deri te selia e Partisë Demokratike, duke hedhur gaz lotsjellës. Madje atje jemi përplasur me forcat e policisë, me skafandra, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ku u rreshtuan përpara portës së Partisë Demokratike, hyrjes së oborrit dhe në çdo rrugë të Tiranës po ndiqnin dhe po kapnin qytetarë të lirë që nuk kishin bërë asnjë veprim tjetër.
Punonjës policie me kapuç në kokë që dukeshin më shumë, mund t'i krahasoje me një bandit, me një grup bande, me një klan sesa me punonjës policie.
Ata sekuestronin qytetarë, nuk ishte se i ndalonin, nuk u lexonin të drejtat, por i kapnin, i fusnin në mjet dhe pa dhënë asnjë lloj njoftimi i çonin nëpër komisariate.
Shumë familjarë ishin të shqetësuar duke marrë në telefon vonesën e qytetarëve, vonesën e pjesëtarëve të familjes në shtëpitë e tyre dhe na merrnin në telefon dhe thoshin që mungonin.
Unë kam qenë për shembull te komisariati numër tre, ku ishin rreth 16 të ndaluar, ishin nga Lezha, ishin nga Mati, ishin nga Fieri, nga Roskoveci.
U futëm në komisariat, i pamë të mbyllur nëpër dhoma dyshe, treshe, a thua kishin kapur banditë, kishin kapur terroristë dhe i mbanin të izoluar.
Unë mendoj se, madje do ta shtroj këtë dhe në strukturat e Partisë Demokratike, në mbledhjet e kryesisë apo të grupit parlamentar që ndaj policisë ne duhet të bëjmë kallëzime penale për mënyrën se si sillen me protestuesit, me qytetarët, për mënyrën se si i ndalojnë, i sekuestrojnë ata, duke u mohuar të drejtat dhe kjo ishte një dhunë e vazhdueshme e tyre, e bëjnë për të intimiduar qytetarët, i frikësojnë".
Dega e Partia Demokratike e Shqipërisë në Pukë i është drejtuar zyrtarisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për një...
Ish‑deputeti socialist Jurgis Çyrbja është liruar nga qelia, pasi ka përfunduar vuajtjen e dënimit pas vendimit të Gjykatë...
Në një postim në rrjetet sociale, Petrit Vasili shkruan se “xhupzinjtë” persona të paidentifikuar me kapuç&e...
Policia shqiptare të premten përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat e reja kundër korrupsioni...
Policia në Tiranë qëlloi gaz lotsjellës dhe topa uji në përleshjet e së premtes me protestuesit e opozitës që k&e...
Nga spitali i Traumës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se dy prej protestuesve të shtruar në këtë spital kanë he...
Protesta e opozitës e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë është pasqyruar gjerësisht në media ndërkombëtare...
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi se policia ka shoqëruar në kundërshtim flagrant me ligjin deri dhe ...
Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e Partisë Demokratike, të mbajtur pasditen e kësaj të premte te Kryeministria dhe par...
Analisti Fatos Lubonja, komentoi zhvillimet pas protestës së opozitës, duke theksuar se protesta mbetet një instrument i rëndësish...